Ndonëse në çdo dalje Flaka Krelani shkëlqen, kjo edhe falë stilistëve të saj, ajo nuk ka nguruar që të pranojë se i ka ndodhur që edhe të vishet me rroba të përdorura.
E ftuar në “E Diell”, ajo tregoi që në kohën e “Etheve”, së bashku me konkurrentët e tjerë, kishin shkuar në tregun e rrobave të përdorura për të blerë mall firmato dhe me një çmim shumë të leverdisshëm.
Ajo në këtë formë ‘theu akullin’ ndaj këtij paragjykimi, duke thënë se nuk e ka aspak me siklet.
“Shkova atje dhe çfarë të shihja, një vend marramendës me veshje firmato, por që janë përdorur 2-3 herë, por që s`ka lidhje se në fund të fundit njerëz jemi dhe ne, duhet të jemi me këmbë në tokë” rrëfen ajo, “dhe bleva disa rroba, një palë çizme të gjata deri tek gjuri që i kam veshur së fundmi në një koncert”, tha më tej këngëtarja.