(CNN) Joseph Palamar, një profesor i asociuar i shëndetit në NYU Langone ka zhvilluar një studim mbi përdorimin e një drogë të quajtur ‘flaka’ nga adoleshentët amerikanë. Studimi i tij u botua të martën në revistën “Droga dhe varësia ndaj alkoolit”.
“Nga studimi zbuluam se vetëm 1% e adoleshtentëve të shkollave të mesme kanë përdorur ‘flakë’ gjatë vitit të kaluar”, tha Joseph Palamar. Hulumtimi, është studimi i parë kombëtar mbi përdorimin e flakës, ka analizuar të dhënat nga ‘Monitorimi i së Ardhmes’, një anketë vjetore që shqyrton përdorimin e drogës në shkollat e mesme, të kryer nga ‘Instituti për Kërkime Sociale në Universitetin e Miçiganit’.
Studimi zbuloi se nga studentët të cilët thanë se kishin përdorur ‘flakë’ në vitin e kaluar, 19.2% e kishin përdorur atë më shumë se 40 herë. Ata që e përdornin me vetëdije, jetonin larg prindërve të tyre dhe kishin përdorur droga të tjera.
“E rëndësishme është se ne tani jemi në gjendje të tërheqim vëmendjen për këtë drogë të rrezikshëm,” tha Palamar. “Më në fund kemi prevalenca për një mostër kombëtare, e cila ende nuk është bërë”. Megjithatë, edhe më shumë njerëz mund të kenë përdorur ‘flakën’ pa e ditur se cfarë është.
“Unë mendoj se shumë njerëz po e përdorin atë pa e kuptuar, veçanërisht përdoruesit e ekstazisë apo përdoruesit e Molly”, tha ai.
“Ajo që është zbuluar është shumë e qartë, ne e dimë këtë nga romani i substancave psikoaktive. Njerëzit thonë se po marrin diçka, por kjo nuk do të thotë se është e sigurtë që në përbërje është ajo që ti mendon. Ne e dimë këtë nga ekstazia”, tha Dr. Dan Castellanos, kryetar i Departamentit të Psikiatrisë dhe Shëndetit të Sjelljes në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtimet e reja.
Në hulumtimin e Castellanos, vetëm një nga gjashtë mostrat e analizuara në fakt përmbante ‘flakë’, edhe pse përdoruesit besonin se kjo ishte ajo që po merrnin.
Stimuluesi, që Castellanos tha se ajo që është quajtur “kokaina për persona të varfër”, çoi drejt vdekjes 80 persona në Florida vetëm mes shtatorit 2014 dhe dhjetorit 2015. 2,000 emergjenca janë paraqitur në lidhje me përdorimin e saj në Broward County gjatë asaj periudhe; 15% ishin nën moshën 25 vjeçare. Një nga më të rinjtë, sipas hulumtimit, ishte një 13 vjeçarë.
‘Flaka’, e njohur edhe si ‘zhavorr’, është në klasën e substancave të reja psikoaktive, tha Castellanos. Disa produkte të lidhura janë quajtur kripëra vaske. Ajo mund të tymoset ose të injektohet. “Këto janë të gjitha substancat psikoaktive të reja, që do të thotë se ato janë bërë kimikisht, ato janë të importuara”.
‘Flaka’ është gjithashtu një nxitës. “Në të vërtetë i bën njerëzit shumë të shqetësuar,” tha Castellanos. “Kjo përfshin gjëra të tilla si agresion, efektet në të gjitha sistemet e trupit tuaj, presion të lartë të gjakut, ndonjëherë ndryshon edhe temperaturë tuaj.”
Edhe pse jo të gjithë ata që përdorin drogën kanë këto reagime, Palamar ka bërë thirrje kundër përdorimit të flakës.
“Kjo është një gjë që duhet të dihet: Nuk ka efekt mbi të gjithë ata që e përdorin “, tha ai. “Kjo është një droge shumë e rrezikshme, është një droge shumë e fuqishme. Është po aq e fuqishme sa metamfetamina”.
Përshtati TIRANA TODAY