Policia kufitare indiane arrestoi një pasagjer i cili në valixhe nga Tajlanda kontrabandoi një këlysh leopardi.
“CNN” shkruan se këlyshi me peshë vetëm një kilogram u gjet në valixhen e një pasagjeri që mbërriti nga Bangkoku me aeroplan nga Chennai.
Dyshimet u ngritën kur zyrtarët dëgjuan zhurma që vinin nga bagazhet e tij. Pas kontrollit brenda valixhes u gjet një këlysh leopardi i fshehur në një shportë plastike ushqimesh.
“Kafsha ishte në gjendje shoku dhe lëshonte tinguj rënkues. Leopardi ishte shumë i dobët,”-thanë zyrtarët e aeroportit.
Zyrtarët e ushqyen këlyshin me shishe qumështi.
Më pas macja e vogël u dërgua në Parkun Zoologjik të Arignar Anna në Chennai, ku është nën kujdesin e veterinerëve.
Pasagjeri në fjalë është arrestuar dhe kundër tij është ngritur procedurë për shkak të kontrabandimit ilegal me kafshë.
Autoritetet po hetojnë nëse i dyshuari është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar kontrabande.