Kryeministri Edi Rama i ka habitur të gjithë sot me fjalimin e tij gjatë Asamblesë së PS-së. Duket se Rama “e ka marrë shtruar” teksa ka prezantuar strukturën dhe qeverinë e re.
Ai ka mbajtur një fjalim të gjatë 120 minuta, pra plot 2 orë për ta përmbyllur fjalimin me emrat e qeverisë së re “Rama 2”.
Kryeministri e mori fjalën rreth orës 11:07 minuta dhe e përfundoi në orën 13:08, duke thyer mbase një rekord për fjalimin e gjatë të tij, karakteristikë kjo e Ramës.