Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fitorja estetike e Edi Ramës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Fitorja estetike e Edi Ramës

Veton Surroi /Shqipëria duket më bukur se ç’dukej para katër vjetësh. Me kaq do të mjaftonte për të bërë, në formë anekdote, pra pa ndonjë studim të duhur empirik apo debat ideologjik, një interpretim të thjeshtë e të dyfishtë të psesë së fitores së Edi Ramës e të Partisë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë.

Së pari, Edi Rama, si artist pamor, e ka të natyrshme detyrën e transformimit estetik të vendit. Transformimi estetik i Tiranës qe projekt i suksesshëm për Edi Ramën si kryebashkiak dhe ai këtë transformim e riemërtoi Rilindje urbane në makroprojektin e ri. Sheshe e pedonale, çerdhe dhe kënde lojërash për fëmijë, pazare të rinovuara, shëtitore me emra italian (Lungomare) që duhet të tregojnë ngjashmërinë, në mos dëshirën imituese – që të gjitha e bëjnë Shqipërinë më të bukur. Dhe, më urbane.

Kjo puna e urbanizimit është elementi i dytë interpretues i fitores. Të bërit Shqipërinë më urbane prek tek nervi i votuesit të vitit 2017, sepse Shqipëria është urbanizuar, nga aspekti i transformimit demografik. Në çerekshekullin e kaluar është zhvilluar një dyndje e madhe jo vetëm jashtë Shqipërisë, por edhe brenda saj. Popullsia e Shqipërisë ka lëvizur nga lindja e vendit në Perëndim, nga lartësitë për në bregdet, nga fshatrat në qytete. Shqipëria e sotme është jeta në qytete, prej Shkodrës në Sarandë. Dhe, në këto qytete jeton një shumicë dërrmuese të rinjsh, të lindur pas rënies së komunizmit, që komunikojnë me Facebook – sikur bashkëmoshatarët e tyre urban në Evropë.

Edi Rama, një simbol urban, që do të ishte për një dozë ekscentrik kudo në Evropë u pa si model i dëshiruar, dhe i nevojshëm në ekscentrizmin e tij për një gjeneratë tashmë të urbanizuar shqiptare. Për votuesin e ri, Edi Rama i Facebookut është i kuptueshëm, flet dhe duket si ai.

Shqipëria më e bukur nuk është as fasadë e as “fshat Potemkin”, i bërë prej kartuçit që do të bjerë me shiun dhe erën, apo kur ta kalojnë mysafirët e huaj, kur pastaj del zbuluar shteti i korruptuar, i padrejtë, i kriminalizuar. Shqipëria më e bukur është këtu për të mbetur dhe për t’u zhvilluar më tutje.

Për më tepër, është një Shqipëri që ka emër më të mirë në Evropë se ç’kishte para katër vjetësh. Ashtu si në transformimin urban, qeverisja e Edi Ramës ka krijuar një identifikim të natyrshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Ekziston sot identifikim më i fortë i natyrshmërisë së shqiptarit evropian tek drejtuesit e vendeve të mëdha të BE-së, dhe kjo nuk është punë e vogël.

Por ndonëse nuk është “fshat Potemkin” nuk do të thotë se Shqipëria e këtyre katër vjetëve është vetëm më e bukur, më urbane, më evropiane. Ajo është edhe më e padrejtë, edhe më e korruptuar dhe më e kriminalizuar. Që të dyja këto shkojnë së bashku për një arsye të thjeshtë: është rritur vëllimi i parasë dhe në formë eksponenciale edhe gara e rishpërndarjes së saj. Oligarkët në Shqipëri janë më të fortë se ç’ishin para katër vjetësh edhe prodhuesit dhe shpërndarësit e drogave po ashtu. Institucionet e shtetit, ndërkaq, nuk kanë përcjellë këtë rritje; rendi dhe ligji kanë ecur shumë më pak se ç’kanë pasur kapacitet oligarkët apo industria e kanabisit.

Shqipëria urbane dhe evropiane nuk mund ta fshehë atë të korruptuar e të kriminalizuar. Që të dyja bashkëjetojnë.

Këtë e shoh nga ballkoni im në fshatin Qerret. Aty ku deri vjet loznin fëmijët e fshatit, në fusha futbolli e basketbolli, njëri prej oligarkëve të rinj ,”nouveau riche” me të meta të dukshme urbanizimi, arriti të ndërtojë një vilë të bukur. Në ditët e fundit të Qeverisë së Sali Berishës arriti të gjoja blejë një tokë që nuk ishte në shitje, ta transferojë në emër të tijin dhe gjatë Qeverisë së Edi Ramës të marrë lejet e nevojshme ndërtimi. Tërë këtë operacion arriti ta bëjë në – të përdorim shprehje të artit figurativ – surrealizëm, me një leje që mbante një datë, ndërsa ligji me të cilin do të arsyetonte lejen do të miratohej pas dy vjetësh. Qe një lloj aventure futuriste, e mirë për Salvador Dali-në, e keqe për qeverisjen e Edi Ramës. Vetë kryeministri, kur u problematizua kjo punë në Gjykatë deklaroi se të gjitha ishin në rregull nga ana ligjore.

Ky ilustrim i vogël (dhe në dukje banal) tregon për një dimension të sfidave që e presin Edi Ramën. Pas këtyre zgjedhjeve, është më i fuqishëm se ç’ishte. Favoret që mund t’ju bëjë oligarkëve mund të jenë edhe më të mëdha: gjithnjë do të gjendet një plazh i virgjër, një koncesion transporti a shëndetësie, një punë e madhe infrastrukturore. Dhe, në Shqipërinë e institucioneve të dobëta, fjala e Edi Ramës do të ketë më shumë peshë; në gjyqet e Shqipërisë gjithnjë do të gjendet një jurist që do të nënshkruajë leje ndërtimi a kontratë në bazë të ligjeve që do të miratohen në vitin 2030.

Çështja është se a është kjo Shqipëria që dëshiron ta paraqesë Edi Rama? Dhe pyetjen po e personalizoj, sepse suksesi i Shqipërisë në masë të madhe është i lidhur me invencionin e tij; tash edhe me credo-n, me bindjen se çka dëshiron të lë trashëgimi. Siç dëshmohet në fshatin Qerret, oguri nuk është i mirë. Në momentin kur i bën favor një pronari mediash dhe kur për këtë favor mbështet shkeljet ligjore, ka prekur në dy sfida të rëndësishme të shtet-ndërtimit që e presin.

E para, mediat e lira. Edi Rama, me fuqinë e paprecedentë që ka në politikë pas këtyre zgjedhjeve ka nevojë për media të lira, të pa manipulueshme nga pushteti i tij dhe favoret që u bën pronarëve. Korrupsioni i sotëm mediaik është pjesë e korrupsionit të përgjithshëm shoqëror. “Kazani”, siç e ka quajtur, nuk i përket vetëm mediave – në të janë të zhytur të gjithë, përfshirë kryeministrin. Shqipëria demokratike ka nevojë për media të lira, ato që do ta transformojnë debatin e tanishëm të batutave e sharjeve në debat racional. Sot, kur është më i forti, Edi Rama ka nevojë të ndihmojë që të artikulohen zërat që nuk do të çirren, shajnë, fyejnë e ofendojnë, por që megjithatë do t’i thonë se gjërat mund të bëhen më mirë, se ndoshta po gabon. Apo se mund të gabojë.

E dyta, pavarësia e gjyqësorit. Në këtë mandat zëri i kryeministrit nuk mund të jetë më i fortë se ai i gjyqtarit. Në fund të këtij mandati, testi i pavarësisë së gjyqësorit është nëse një lëndë korrupsioni vendoset kundër një personi të profilit të lartë, të afërt me kryeministrin, e kryeministri nuk ndërhyn për ta penguar. “Vettingu” është me rëndësi: është mirë që gjyqësori të reflektojë një Shqipëri tjetër, urbane dhe evropiane. Por, po aq me rëndësi është sjellja e pushtetit ekzekutiv, madje, tash kur është më i forti.

Dhe, mu sepse është në potencialin e vetë më të madh, Edi Rama në krye të ekzekutivit ka mundësi të ballafaqohet me sukses me sfidën më të madhe që ka Shqipëria, e që atë dhe Shqipërinë do ta nxirrnin prej “Kazanit”. Sfida më e madhe për Edi Ramën, sot, është si ta përdorë votën e fuqishme për vendosjen e transformimit në binarë të pakthyeshëm. Kjo do të thotë, në praktikë, që të bëjë listën e gjërave që i konsideron si pjesë e një konsensusi shtetëror të nevojshëm për anëtarësim të Shqipërisë në BE (në shtetin e të drejtës, ekonominë, të drejtat sociale). Këto pika do t’i ofroheshin opozitës, në mënyrë që të jenë të përbashkëta, për më tepër, të udhëhequra nga opozita në procesin parlamentar.

Edi Rama ka katër vjet para vetes në të cilat mund të bëjë shumë transformime. Ndoshta transformimi më domethënës do të mundë të jetë ai prej politikanit të suksesshëm në burrë shteti.

Tags: edi ramaFitorja estetikeveton surroi

TË LIDHURA

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Ylli Manjani gjen hajdutin e zgjedhjeve dhe e demaskon atë

Ylli Manjani gjen hajdutin e zgjedhjeve dhe e demaskon atë

Këto janë ushqimet që duhet të konsumojë mosha e tretë

Këto janë ushqimet që duhet të konsumojë mosha e tretë

Messi i jep fund beqarisë, u kërkon të ftuarve një dhuratë speciale në dasmën e tij

Messi i jep fund beqarisë, u kërkon të ftuarve një dhuratë speciale në dasmën e tij

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com