Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Fikja e sinjalit analog, shtyhet deri më 1 tetor afati i transmetimit

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fikja e sinjalit analog, shtyhet deri më 1 tetor afati i transmetimit

Shtyhet edhe një muaj afati i transmetimeve analoge. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, pasi pas një sondazhi të bërë, ka rezultuar se shumica e shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge.

“Nga sondazhi ka rezultuar se shumë qytetarë shohin ende transmetimet analoge. Në mënyrë unanime, AMA ka vendosur shtyrjen e afatit të transmetimeve analoge edhe për katër javë”, tha kreu i AMA-s, Gentian Sula.

Kujtojmë se afati i fundit i vendosur nga AMA ishte data 1 shtator 2019, ku në qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës do të fikej sinjali analog, për të kaluar më atë digjital.

Deklarata e plotë:

Bordi drejtues i Autoritetit të Mediave Audiovizive u mblodh sot, me datë 29.08.2019 dhe trajtoi si një ndër cështjet kryesore ecurinë e procesit të Digjitalizimit në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë.
Në kuadër të vlerësimit dhe analizimit të situatës në lidhje me informimin e qytetarëve për procesin e digjitalizimit si dhe paisjen e tyre me dekodera, AMA ka kryer sondazhe periodike me një kampion prej 1600 të intevistuarish. Nga sondazhet e kryera ka rezultuar se një numër të konsiderueshëm qytetarësh shohin vetëm transmetime analoge.

AMA gjithashtu ka kërkuar informacion nga operatorët ekonomikë në treg lidhur me sasinë e dekoderave që disponojnë. Ky informacion nuk është vënë në dispozicion nga disa operatorë, kryesisht platformat audiovizive të cilat tregtojnë dekodera. Gjithashtu, informacion është kërkuar edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave lidhur me sasinë e dekoderave të importuar në vendin tonë, por informacioni i përcjellë nuk konsiderohet i plotë edhe nga vetë ky autoritet.
Në mungesë të këtyre informacioneve, AMA nuk mund të identifikojë sasinë e dekoderave të disponueshëm në treg me qëllim plotësimin e nevojave të popullsisë e cila ende nuk është paisur me dekoder.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi, përcaktimet në Strategjinë për Kalimet në Transmetime Numerike, sipas të cilës transmetimet analoge në një zonë të caktuar mbyllen pasi e gjithë popullsia (ose pjesa më e madhe e saj të jetë paisur me marrës numërikë), dhe referuar rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i RSH, si dhe duke vlerësuar faktin që në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, banon gjysma e popullsisë së vendit dhe impakti i këtij procesi është i ndjeshëm tek shumë qytetarë, Bordi i AMA-s unanimisht vendosi:
1- Shtyrjen e afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë me 30 ditë.
2- Operatorët ekonomike në treg, kryesisht platformat audiovizve të cilët tregtojnë dekodera, të vënë në dispozion të AMA-s informacionin e kërkuar në mënyrë të përsëritur, lidhur me sasinë e dekoderave që disponojnë.
3- Operatorët privatë kombëtare të cilët ende nuk mbulojnë me sinjal numerik zonat urbane (Bashkitë Sarande, Himarë), të marrin masat të menjëhershme për shtrimin e infrastrukturës digjitale edhe në këto zona.
4- T’i drejtohet qeverisë me kërkesën për ngritjen e menjëhershme të Komitetit Ndërinstitucional të punës për ndjekjen e procesit të digjitalizimit, i cili nuk është funksional që prej shtatorit 2017.
Bordi i AMA-s vlerësoi se shtyrja e afatit me 4 javë nga njëra anë do t’u krijojë mundësi qytetarëve të marrin masat e nevojshme në mënyrë që të përfitojnë shërbimin audioviziv dhe nga ana tjetër operatorëve u jepet mundësia të realizojnë një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve.
Informojmë qytetarët të cilët janë të pajisur me dekoder, se pavarësisht këtij vendimi do të vijojnë të shikojnë programet televizivve në teknologjine numerike, me buqete më të madhe programore falas.
Së fundmi, AMA kërkon mirëkuptimin e qytetarëve tashmë të pajisur me dekodera si dhe të operatorëve audivizivë të cilët kanë përfunduar implementimin e infrastrukturës digjitale dhe kanë dalë me oferta për qytetarët, dhe në veçanti Operatorit Publik Shqiptar, lidhur me këtë vendim.
Gjithashtu i bëjmë thirrje qytetarëve të paisen me dekodera në mënyrë që të përfitojnë shërbimet audiovizive digjitale.

Tags: 1 TETORAMAdigjitalGENTIAN SULASINJALI ANALOGtransmetimi

TË LIDHURA

Aksident tragjik në Rrogozhinë, makina godet për vdekje 2-vjeçaren
Aktualitet

Aksident tragjik në Rrogozhinë, makina godet për vdekje 2-vjeçaren

15:21 | 15/11/2025
Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik
Politikë

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

12:05 | 15/11/2025
Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane
Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Next Post
Ndërroi 3 burgje brenda vitit, kush është “bosi” shqiptar që mbahet në izolim nga Italia

Ndërroi 3 burgje brenda vitit, kush është "bosi" shqiptar që mbahet në izolim nga Italia

Tërmeti iu shkatërroi shtëpitë, banorët e Floqit: Po ndihmohen ata që kanë nga 2 banesa

Tërmeti iu shkatërroi shtëpitë, banorët e Floqit: Po ndihmohen ata që kanë nga 2 banesa

Mozzik dhe Loredana nuk janë më bashkë? Nisin problemet mes çiftit

Mozzik dhe Loredana nuk janë më bashkë? Nisin problemet mes çiftit







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Aksident tragjik në Rrogozhinë, makina godet për vdekje 2-vjeçaren
Aktualitet

Aksident tragjik në Rrogozhinë, makina godet për vdekje 2-vjeçaren

by mirseda
15:21 | 15/11/2025
0

Rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka...

Trump bisedime me Tajlandën dhe Kamboxhian për t’i dhënë fund përplasjeve kufitare

Trump bisedime me Tajlandën dhe Kamboxhian për t’i dhënë fund përplasjeve kufitare

15:00 | 15/11/2025
Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga

Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga

14:55 | 15/11/2025
Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

12:05 | 15/11/2025
Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com