Rreth 30 punonjës të rafinerisë në Fier kanë protestuar mëngjesin e sotëm, duke hipur në kullën me lartësi 33 metra.
Këta punonjës kërkojnë pagat e prapambetura, si dhe shprehen se nuk do të zbresin, pa u zgjidhur problemi i tyre.
Mësohet se mes punonjësve, që janë ngjitur në kullë, ka edhe gra. Pak kohë më parë, një punonjës rafinerie protestoi për pagat e prapambetura, duke kërcënuar se do të hidhej nga ura. Ky i fundit, fatmirësisht, zbriti nga kulla e rafinerisë, pas ndërhyrjes së familjarëve dhe policisë.