Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Feston me flamurin shqiptar, talenti nga Kumanova: Nuk më intereson Maqedonia

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Feston me flamurin shqiptar, talenti nga Kumanova: Nuk më intereson Maqedonia

Lindon Selahi, është një nga talentet më premtues të skuadrës belge, Standard Liege. Mbrëmjen e së dielës ai shijoi trofeun e parë me ekipin e tij në finalen e Kupës, të cilën e fituan me rezultatin 1-0 në stadiumin “Mbreti Boduen”. Selahu (19 vjeç), edhe pse nuk luajti asnjë minute, festimin e fitores e bëri në mënyrë të veçantë, duke dëshmuar origjinën.

Familja “Selahi” është me prejardhje nga Kumanova e Maqedonisë. Gjyshërit e tij para 60 vitesh kanë emigruar në Turqi. Mirëpo, jeta në “tokën e premtuar” nuk iu kishte pëlqyer dhe pas 4-5 vitesh vendosin që të largohen. Janë shpërngulur në Namyr të Belgjikës, ku jetojnë edhe sot e kësaj dite. Në Namyr ka lindur edhe babai i Lindonit. Edhe pse të lindur në këtë qytet, familja “Selahu” ka arritur të ruaj gjuhën dhe traditat shqiptare, një amanet i gjyshit të tij.

Lindon, na tregoni si ka nisur karriera juaj?
Me futboll kam nisur të merrem që nga mosha 7-vjeçare. Fillimisht në Namyr, pastaj kalova në akademitë e shkollave të futbollit të Standard Liege dhe Anderlecht. Pas dy vitesh u ktheva sërish në Standard, ku jam edhe sot. Kam luajtur për të gjitha ekipet zinxhirë të Standardit. Nga nëntori i vitit 2017 jam pjesë e ekipit të parë dhe tani po pres të debutoj në një ndeshje zyrtare në kampionatin belg.

Cili është pozicioni juaj në fushë?
Luaj si mesfushor.

Të dielën në mbrëmje, me Standardin, fituat kupën belge. Ju nuk luajtët, por festuat me flamur kombëtar…
Fitorja në kupë ishte objektiv i klubit, pasi tani kemi siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës së Europës. Unë nuk luajta, isha në pankinë dhe prisja rastin. U gëzova që fituam kupën. Isha mjaft i emocionuar. Është trofeu im i parë me Standardin. Pas përfundimit të ndeshjes mora flamurin kombëtar dhe festova në fushë. Ishte një mbrëmje e paharrueshme.

Meqë jeni të lindur në Belgjikë, a keni luajtur për grupmoshat e reja të Belgjikës?
Kam qenë pjesë e grumbullimit të fundit me Belgjikën U-19.

Po nga FSHF-ja keni pasur ndonjë kontakt?
Me Shqipërinë kemi pasur kontakte më herët, ndërsa muajt e fundit jo. Tani jam i koncentruar te Standardi.

Cilën kombëtare do ta kishit zgjedhur: Belgjikën, Maqedoninë apo Shqipërinë?
Unë kam vetëm shtetësi belge. Maqedonia nuk më intereson, por vetëm Shqipëria, ose Belgjika. Mirëpo, tani nuk mund të them asgjë, sepse nuk kam folur me trajnerin e ekipit U-21, as me trajnerin e kombëtares së Shqipërisë.

Lojtari yt i preferuar?
Modric dhe Kroos janë futbollistët e mi të preferuar. /telesport/

Tags: festonflamurininteresonkumanovaMaqedonianukshqiptartalenti

TË LIDHURA

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital
Sport

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar
Sport

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar

20:21 | 21/10/2025
“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..
Sport

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..

16:38 | 20/10/2025
Next Post
Iku nga vettingu, por jo nga përgjegjësia; Kërkohet ndjekje penale për ish-gjyqtarin

Iku nga vettingu, por jo nga përgjegjësia; Kërkohet ndjekje penale për ish-gjyqtarin

Pakti detar, kolonel Pashaj: Humbëm shumë në 2009-tën, ja ç’duhet të negociojmë tani

Pakti detar, kolonel Pashaj: Humbëm shumë në 2009-tën, ja ç’duhet të negociojmë tani

Foto/Angela ngre në “qiellin e shtatë” Inzaghin

Foto/Angela ngre në “qiellin e shtatë” Inzaghin







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK
Aktualitet

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

by mirseda
11:41 | 24/10/2025
0

Bujë bëri lajmi që qarkulloi pak kohë më parë në media, se brenda qelisë së Nuredin Dumani,...

Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

10:48 | 24/10/2025
Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh

Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh

10:46 | 24/10/2025
Asetet e ngrira ruse, BE dështon me marrëveshjen, Belgjika bllokon planin për ndihmën ndaj Ukrainës

Asetet e ngrira ruse, BE dështon me marrëveshjen, Belgjika bllokon planin për ndihmën ndaj Ukrainës

10:44 | 24/10/2025
Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

10:13 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com