Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Festivali i Teatrit për Fëmijë çel siparin në Berat

4 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Festivali i Teatrit për Fëmijë çel siparin në Berat

Prej disa ditësh ka filluar në Berat Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove për Fëmijë. Ky është edicioni i dytë i këtij aktiviteti i titulluar “Një mbi një dritaret” që organizohet nga Bashkia e Beratit, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve.

Aktiviteti po mbahet në Kalanë e qytetit dhe organizohet me mbështetjen e Bankës Botërore dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Fëmijë të moshave nga 8-16 vjeç, nxënës të shkollave nga 10 qytete të vendit, janë duke u paraqitur para publikut ku tregojnë talentin dhe punën e bërë.

Festivali nisi me nxënësit e Qendrës Kulturore të Beratit, dhe do të mbyllet me fëmijët e Durrësit dhe gjatë këtyre ditëve do të luajnë fëmijë të shkollave të Kukësit, Tiranës, Fierit, Vlorës, Dimalit, Shkodrës, Korçës, Elbasanit. Vlerësimi i është besuar jurisë e përbërë nga aktorët: Ndriçim Xhepa (pjestar i jurisë edhe në edicionin e parë) Anila Bisha, Zamira Kita.

Në natën e fundit kur kur do të interpretojnë nxënësit nga Durrësi, juria do të ndajë edhe çmimet. Nga organizatorët është menduar të ndahet nga një çmim për çdo qytet. Vlerësime do të jepen për aktorin më të mirë, aktoren më të mirë, do të ndahet çmimi për skenografinë më të mirë dhe për shfaqjen më të mirë.

Në mbrëmjen e së shtunës së 4 qershorit, në skenën e Kalasë u ngjitën fëmijët fierakë të cilët sollën në skenë dramën me titull: “Kush e solli Doruntinën?”. Nxënësit e shkollës Jopublike “Flatrat e dijes” me mbështetjen e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të këtij qyteti, interpretuan me përkushtim dhe seriozitet këtë pjesë shumë të dashur të shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare.

Vetë shkrimtari i shquar me siguri do të ndjehej i kënaqur po të shihte lojën e artistëve të vegjël. Doruntina, Konstandini, Kapiten Stresi, nëna e Doruntinës, Stanishi dhe të gjithë fëmijët në skenë, sollën për të pranishmit atmosferën dhe emocionet e një balade të njohur nga të gjithë. Për këtë garë teatrore, nxënësit fierakë përgatitën këtë pjesë me regji të Rajmonda Aliajt e mbështetur nga aktori dhe regjizori Klajdi Marku. Në skenë për publikun interpretuan: Darlin Dimo (nëna e Doruntinës), Maria Mitro (Doruntina), Darling Vrenozi (Konstandini), Eljo Lalaj (Kapiten Stresi) Helios Feleqi (Stanishi). Gara e artistëve të vegjël të skenës së teatrit vazhdon me të tjera shfaqje për t´u përmbyllur në mbrëmjen e datës 10 qershor ku edhe do të ndahen vlerësimet në prani të artëdashësve, madje edhe të vetë kryetarit të Bashkisë së Beratit.

Tags: beratFestivali Mbarëkombëtar i Teatrove për FëmijëNjë mbi një dritaret

TË LIDHURA

Ivanka Trump ndan sërish pamje nga Zvërneci: Shqipëria është magjike!
Kultura

Ivanka Trump ndan sërish pamje nga Zvërneci: Shqipëria është magjike!

13:15 | 23/01/2026
Ministrja Kumbaro njofton maturantët: Periudha e aplikimeve për lëndët me zgjedhje hapet me 2 shkurt
Aktualitet

Ministrja Kumbaro njofton maturantët: Periudha e aplikimeve për lëndët me zgjedhje hapet me 2 shkurt

12:23 | 23/01/2026
Ambasadori i Britanisë takim me kreun e SPAK Klodian Braho:
Kryesore

Ambasadori i Britanisë takim me kreun e SPAK Klodian Braho:

12:17 | 23/01/2026
Next Post
Zgjimi europian

Zgjimi europian

Deputetët kërkojnë largimin e menjëhershëm të Boris Johnson

Deputetët kërkojnë largimin e menjëhershëm të Boris Johnson

Vendimi/ GJKKO i jep “goditjen” e radhës mjekut Edvin Prifti

Vendimi/ GJKKO i jep "goditjen" e radhës mjekut Edvin Prifti







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com