Njerëzit e adhurojnë idenë e të marrurit diçka në këmbim të asgjëje. Është kjo mënyra e marketingut që po përdoret kaq shumë dhe po bën bujë në rrjetin social Instagram.
“Giveaway” quhet kjo formë marketingu që mundëson njohjen e një kompanie/biznesi, të ndihmon të rrisësh ndjekësit dhe si rrjedhojë rrit edhe blerësit.
Kur kompanitë apo bizneset prezantojnë një produkt të ri, ata shpesh japin disa nga këto produkte falas. Ndërkohë, njerëzit do hezitonin të provonin diçka të re nëse do u duhej ta paguanin, pasi nëse do zhgënjeheshin, do ishin para` të çuara dëm.
Por, nëse dikush ka mundësinë për ta përfituar falas atë produkt, duke ndjekur disa rregulla të thjeshta, përse të mos e provojë?
Është si një punë ‘lotarie’ që nxjerr të kënaqur të dyja palët. Këtë metodë e praktikojnë kompani nga më të mëdhatë e deri te më të voglat. Një ndër to është edhe Amazon, që shpesh ofron shkarkimin e librave falas për një kohë të limituar.
Fillimisht kjo ide ngjau si një çmenduri, teksa asnjë autor apo publikues i Amazonës nuk do fitonte asnjë cent nga këto shkarkime. Por ata zbuluan më vonë se të ofrosh një libër falas, mund të krijojë madje më shumë shitje për punët e tjera të të njëjtit autor.
Kjo formë marketingu po përdoret gjerësisht edhe nga shqiptarët. Në njërën anë janë bizneset që bëjnë Giveaway, por edhe influencerat që kanë më qindra mijë ndjekës. E tillë është Armina Mevlani, e cila poston shpesh foto ku reklamon një produkt, e më pas prezanton platformën Giveaway për të shtuar blerësit e kompanisë në fjalë.
Por, a ka pasur abuzime me Giveaway?
Ka plot raste kur abuzohet me këtë mënyrë marketingu, në mënyrë që faqe të caktuara të bëjnë më shumë ndjekës. E sigurisht kjo është shumë e dëmshme edhe për vete bizneset, sepse ndjekësit do e kuptojnë ‘hilenë’ e më pas do humbin besueshmërinë.
Por, një mënyrë e mirë për kuptuar se këto Giveaway janë të vërteta, është nëse faqja në fjalë që ofron këtë mundësi, të dalë në një video live, ku fituesi përzgjidhet automatikisht në mënyrë rastësore. Dyqani Anida Collection është një ndër bizneset që praktikon këtë mënyrë, duke e bërë gjithçka në mënyrë transparente. Jo vetëm kaq, por në hashtagun që përdor kjo faqe, #anidacollectiongiveaways, mund të shikosh të gjitha dhuratat e fituara nga ndjekësit nëpërmjet kësaj mënyre.
Pra, ky biznes bën giveaway vazhdimisht ku dhe shorteun më pas e hedh në video live. Tashmë Giveawayt nuk janë më thjesht dhurata të vogla, por në Shqipëri po bëhen gjëra edhe më të mëdha.
I tillë është një udhëtim çift në Stamboll me dy netë, të cilin e ka ofruar Anidacollection në bashkëpunim me Liberty Travel./ Tirana Today