Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini planifikon të mbajë një takim me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor,në datë 18 dhjetor në Bruksel, sipas mediave serbe.
Në takim pritet që të marrin pjesë të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Rama, ndërsa do të diskutohet për marrëdhëniet dhe rritjen e bashkëpunimit.
Bashkimi Europian është investuar në Ballkan për të ndihmuar në procesin e integrimit, ndërsa konkretisht për Shqipërinë pritet që në 6 mujorin e parë të vitit 2018 të hapen negociatat.
Mogherini zhvilloi një tjetër darkë jozyrtare me kryeministrat 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Bruksel më 24 maj të këtij viti ku u diskutua situata në rajon.