Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Fatmira Hajdari: E vërteta për revokimin e vizës amerikane dhe e-maili që i erdhi Rudinës

3 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fatmira Hajdari: E vërteta për revokimin e vizës amerikane dhe e-maili që i erdhi Rudinës

Ish-gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka reaguar pas vendimit të KPA-së për shkarkimin e saj nga detyra. Për këtë, Hajdari ka deklaruar se e ka përjetuar keq shkarkimin nga detyra. Ajo thotë se kërkesa e saj nga KPA nuk është shqyrtuar.

“Shkak për shkarkim është “mos komunikimi i revokimit të vizës” nga Ambasada Amerikane, se kriteri kryesor është figura, dy të tjerat janë plotësim formulari, në një kohë që shteti ka qenë i tëri Informal. Prandaj i qëndroj fjalëve, dua të me vihet në vend dinjiteti im, që është kriteri i figurës.

Dy kriteret tjera s’më interesojnë fare, sa e pasur dhe e varfër jam e dinë të gjithë ata që më njohin dhe ata që drejtojnë sot politikën, dhe ata qe e kanë drejtuar më parë, dhe vetë Ambasada. KPA, s’ka bërë gjykim as shqyrtim fare, për këtë shkak. Kërkoj dinjitetin tim personal dhe familjar, dhe Kombëtar, se ish bashkëshorti im i përket Shqipërisë, jo mua më, asgjë më tepër”, tha ish gjyqtarja.

Ish gjyqtarja deklaroi se vendimi është i padrejtë pasi faktet që përmenden nga KPK sipas saj nuk përbëjnë shkak për përfundimin e ushtrimit të detyrës.

Ndalur te pretendimi i KPK-së se ajo ka fshehur faktin që Ambasada amerikane i ka revokuar vizën për të udhëtuar drejt SHBA, Hajdari ka treguar të vërtetën e saj duke e quajtur një konkluzion të pabazë.

“Çuditërisht ambasada nuk më ka dhënë një datë se kur është bërë revokimi i vizës. Normalisht duhet të shkruhej te vula, që viza u revokua në këtë datë. Kam tentuar gjithë vitin duke i dërguar shkresa ambasadës dhe ata nuk ma vunë një ditë në dispozicion datën e revokimit të vizës sepse e dinë shumë mirë që revokimi është bërë shumë më mbrapa. Kam një ndërgjegje të pastër sepse nuk kam pasur dijeni”, tha ajo.

Teksa ka theksuar se viza i është revokuar dhe jo refuzuar, Hajdari nënvizoi se në një email që ambasada e SHBA i ka kthyer së fundmi vajzës së saj , ish deputetes Rudina Hajdari lë hapësirë për “dritë jeshile” në marrjen e vizës në një tjetër aplikim.

“Po patjetër që revokimi ka qenë i qëllimshëm. Ambasada s’më ka dhënë ende një datë për vendosjen e revokimit. As tendencën e KPK s’e kuptoj se si ata më bëjnë mua fajtore që nuk e di datën e revokimit të vizës, datë e cila as sot nuk është përcaktuar nga ambasada. Kur e kam dorëzuar formularin s’e kam pasur të revokuar vizën.

Ambasada amerikane i kishte kthyer një përgjigje Rudinës kur i kërkova përsëri datën e revokimit të vizës. Në email i shkruanin se “është bërë një procedurë si për të gjithë të tjerët. Nuk është e vetmja, por ka të drejtë që të bëjë përsëri kërkesë dhe ta marrim në shqyrtim pranimin dhe dhënies së vizës”, shtoi Fatmira Hajdari.

Ish gjyqtarja shprehet për gazetën Express se kjo padrejtësi që i është bërë ka shqetësuar edhe fëmijët e saj.

“Për momentin nuk kam ndërmend të merrem me këtë çështje sepse jam shumë e shqetësuar. Kam dy vite që e përjetoj shumë keq. Po iu sjell edhe fëmijëve të mi shqetësime, janë të mërzitur për padrejtësitë. Në vlerësimin e sinqeritetit, të pastërtisë së figurës edhe të moralit unë nuk e di se kush gjyqtar mund të jetë më mirë se unë.”

“Vendimi ka prapavijë politike. Drejtësia s’po gjendet. Thamë të vëmë drejtësi, por drejtësi nuk ka. As tek ata që kanë ngelur dhe as te ata që po na gjykojnë ne. Mua më kanë presekutuar. Unë më shumë e kam në anën morale. Dua dinjitetin tim. Nuk mund të më presekutosh siç bëhej dikur në kohën e komunizmit. Jeta është bërë e vështirë për të gjithë por edhe për familjen time. Unë tani nuk kam të ardhura, djali im Azemi është i vogël ende. Kjo është si një vrasje e dytë pas 20 viteve. U vra Azemi para 20 viteve më “vranë” mua pas 20 viteve. Nuk isha unë e keqja e sistemit gjyqësor. Këtë e garantoj me të gjithë sinqeritetim tim. Megjithatë drejtësia do vijë. Drejtësi s’ka, por kam besim se drejtësia do vijë“, shtoi ajo.

Ndonëse KPA nuk i dha një mundësi të dytë që të rigjykohej, Fatmira Hajdari ka ende besim se drejtësia një ditë do të vihet në vend.

Pyetje: Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin tuaj nga detyra duke refuzuar kërkesën që keni bërë. Si e komentoni këtë vendim?

Fatmira Hajdari: Unë mendoj se ata s’e kanë shqyrtuar fare kërkesën time, vetëm kanë kopjuar copy paste vendimin e shkallës së parë duke mos dhënë një përgjigje të saktë. Unë prisja që kërkesa ime të merrej për shqyrtim. Mendoj se ata nuk i shqyrtojnë fare. E di që ka qenë në orën dhjetë gjykimi dhe ka dalë në orën pesë vendimi.

Nuk e prisja këtë vendim. Unë nuk kam kërkuar rikthim në detyrë por rikthim për gjykim. Kjo sepse në kohën që janë mbledhur provat ishte koha e pandemisë dhe shumë gjëra nuk u sqaruan.

Shkak për shkarkim është “mos komunikimi i revokimit të vizës” nga Ambasada Amerikane, se kriteri kryesor është figura, dy të tjerat janë plotësim formulari, në një kohë që shteti ka qenë i tëri Informal. Prandaj i qëndroj fjalëve, dua të me vihet në vend dinjiteti im, që është kriteri i figurës. Dy kriteret tjera s’më interesojnë fare, sa e pasur dhe e varfër jam e dinë të gjithë ata që më njohin dhe ata që drejtojnë sot politikën, dhe ata qe e kanë drejtuar më parë, dhe vetë Ambasada. KPA, s’ka bere gjykim as shqyrtim fare, për këtë shkak. Kërkoj dinjitetin tim personal dhe familjar, dhe Kombëtar, se ish bashkëshorti im i përket Shqipërise, jo mua më, asgjë më tepër.

Pyetje: Çfarë nuk u sqarua si duhet?

Fatmira Hajdari: Vendimi është shumë i padrejtë. Fatmira Hajdarit nuk ke se çfarë ti thuash për anën e figurës kur aty ka dy vendime, një pozitiv dhe një negativ. Pozitivi ka shkuar në fillim fare kurse negativin e kanë kërkuar me tendencë me katër shkresa duke ia dërguar drejtorit të figurës, duke ia imponuar atij njeriu që kthemani negative. Kush ishte tendenca? Kush e kishtë këtë tendencë?

Më vonë ai ka kthyer përgjigje negative, me arsyetimin se më datë 26 është dhënë një lajm nga ambasada amerikane që disa gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’u revokohet viza. Revokim dhe jo refuzim.

Unë nuk e kam dëgjuar me datë 26 në darkë, duke shtuar këtu faktin se nuk ka pasur me emër të përcaktuar se kush do jenë gjyqtarët që u revokohet viza. Më 27 janar në mëngjes unë kam dorëzuar formularin siç e kisha plotësuar. Po të ishte kushdo tjetër në vendin tim s’kishte si ta dinte pasi ambasada nuk kishte dalë me emër konkret. Ku ta dija unë që ambasada ka pasur në listë dhe emrin tim? Si përfundim mua viza më është revokuar pasi kam dorëzuar formularin. Nga ana e KPK më thanë përse nuk e ke deklaruar më pas. Nisur nga kjo sipas KPK nuk e plotësoj kriterin e pastërtisë së figurës sepse nuk kam deklaruar në formular revokimin e vizës. Unë nuk kisha dijeni sepse nuk isha lajmëruar as nga ambasada deri në momentin e dorëzimit të formularit.

Pyetje: Ju nuk kishi marrë asnjë shkresë nga ambasada për revokimin e vizës?

Fatmira Hajdari: Jo. Çuditërisht ambasada ende nuk më ka dhënë një datë se kur është bërë revokimi i vizës. Normalisht duhet të shkruhej te vula, që viza u revokua në këtë datë. Kam tentuar gjithë vitin duke i dërguar shkresa ambasadës dhe ata nuk ma vunë një ditë në dispozicion datën e revokimit të vizës sepse e dinë shumë mirë që revokimi është bërë shumë më mbrapa. Kam një ndërgjegje të pastër sepse nuk kam pasur dijeni.

Pyetje: A mendoni se ka qenë i qëllimshëm revokimi i vizës për të ndikuar në shkarkimin tuaj?

Fatmira Hajdari: Po patjetër që ka qenë i qëllimshëm. Ambasada s’më ka dhënë ende një datë për vendosjen e revokimit. As tendencën e KPK s’e kuptoj se si ata më bëjnë mua fajtore që nuk e di datën e revokimit të vizës, datë e cila as sot nuk është përcaktuar nga ambasada. Kur e kam dorëzuar formularin s’e kam pasur të revokuar vizën.

Ambasada amerikane i kishte kthyer një përgjigje Rudinës kur i kërkova përsëri datën e revokimit të vizës. Në email i shkruanin se “është bërë një procedurë si për të gjithë të tjerët. Nuk është e vetmja, por ka të drejtë që të bëjë përsëri kërkesë dhe ta marrim në shqyrtim pranimin dhe dhënies së vizës”.

Pyetje: Krahas mosdeklarimit të revokimit të vizës amerikane sipas pretendimeve të KPK ju nuk justifikoni as pasurinë prej 52 milionë lekësh. Po këto gjetje si i komentoni?

Fatmira Hajdari: Po, quhem jo e përshtatshme për gjyqësorin sepse kam bërë një pallat në tokën ku unë jetoj, në tokën time të legjitimuar e të vlerësuar, për të siguruar jetesën. Pallati është bërë në strehën e shtëpisë time. Po të duash të nxjerrësh pretendime nxjerr sa të duash. Por të marrësh anën morale ndihem shumë e sinqertë përkundrjet vendimeve të KPK.

Pyetje: Do ndërmerrni ndonjë veprim tjetër kundër vendimit?

Fatmira Hajdari: Për momentin nuk kam ndërmend të merrem me këtë çështje sepse jam shumë e shqetësuar. Kam dy vite që e përjetoj shumë keq. Po iu sjell edhe fëmijëve të mi shqetësime, janë të mërzitur për padrejtësitë. Në vlerësimin e sinqeritetit, të pastërtisë së figurës edhe të moralit unë nuk e di se kush gjyqtar mund të jetë më mirë se unë.

Vendimi ka prapavijë politike. Drejtësia s’po gjendet. Thamë të vëmë drejtësi, por drejtësi nuk ka. As tek ata që kanë ngelur dhe as te ata që po na gjykojnë ne. Mua më kanë presekutuar. Unë më shumë e kam në anën morale. Dua dinjitetin tim. Nuk mund të më presekutosh siç bëhej dikur në kohën e komunizmit. Jeta është bërë e vështirë për të gjithë por edhe për familjen time. Unë tani nuk kam të ardhura, djali im Azemi është i vogël ende. Kjo është si një vrasje e dytë pas 20 viteve. U vra Azemi para 20 viteve më “vranë” mua pas 20 viteve. Nuk isha unë e keqja e sistemit gjyqësor. Këtë e garantoj me të gjithë sinqeritetim tim. Megjithatë drejtësia do vijë. Drejtësi s’ka, por kam besim se drejtësia do vijë.

Pyetje: Në këtë fazë ku iu mbyllen dyert e në sistemin e drejtësisë, a keni menduar të largoheni nga Shqipëria?

Fatmira Hajdari: Jo, asnjëherë. Po të kisha pasur dëshirë të largohesha nga Shqipëria do largohesha në atë kohë kur isha në rrezik për jetën bashkë me fëmijët të cilët i kisha shumë të vegjël. Unë kam qenë gjithmonë në rrezik. Jeta ime është një tragjedi. Unë mirë që jam gjallë bashkë me fëmijët e mi dhe jam në të njëjtën shtëpi që më ka lënë bashkëshorti im. Jetoj në të njëjtën çati që më ka lënë bashkëshorti im. Me hyrjet e pallatit që ndërtoi djali im kam rritur fëmijët, I kam shitur shumicën për arsye ekonomike.

Sot jam në situatën më të vështirë të jetës time. Nuk e kam besuar kurrë se do të persekutohem në këtë moshë dhe në këtë kohë.

Pyetje: Nëse ambasada do t’u kishte dhënë një datë për revokimin e vizës, a mendoni se vendimi nuk do ishte i njëjtë?

Fatmira Hajdari: Edhe mund të kishte ndryshimsepse edhe ajo ka persekutuar. Sepse s’ka se si të cënohet figura ime, ajo është kryesorja. Mua s’më ka dhënë ambasada një datë revokimi, ndonëse kam 3 vite që e kërkoj. Më dërgoni datën, mos më quani figurë të papastër, mua gruas së një një heroi që rri atje te lapidari, te dëshmorët. Si më persekuton mua nga figura! S’më intereson karrigia, por dinjitetin mos ma cëno, sepse kam vuajtur shumë.

Tags: fatmira hajdariIsh-gjyqtarja e Apelit të TiranësKPA

TË LIDHURA

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

22:04 | 17/10/2025
Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”
Politikë

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”
Aktualitet

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Next Post
“Fitoj edhe përballë Ramës”, Mziu: I gatshëm të lë mandatin e deputetit dhe të garoj për Bashkinë e Kamzës

"Fitoj edhe përballë Ramës", Mziu: I gatshëm të lë mandatin e deputetit dhe të garoj për Bashkinë e Kamzës

Përroi psiqik i Ilir Metës dhe poshtërimi që i bëri Berishës në shtëpinë e tij

Përroi psiqik i Ilir Metës dhe poshtërimi që i bëri Berishës në shtëpinë e tij

Sociologu: 70 për qind e njerëzve stresohen në vendin e punës

Sociologu: 70 për qind e njerëzve stresohen në vendin e punës







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

by mirseda
22:04 | 17/10/2025
0

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një...

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

21:38 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com