Fatma Methasani kohët e fundit është komentuar për lidhjen me Alfion, dhe romancën që ata e mbajtën të fshehtë për një kohë të gjatë. Në një intervistë për “Panorama Plus”, ajo ka zbuluar se shefi i kuzhinës nuk e ka bërë për vete me recetat e shijshme që gatuan, por me këmbënguljen e tij.
“Jo me receta, se unë nuk jam shumë llupëse. Ka tentuar me ushqime, me lule, me ëmbëlsira, me mesazhe dehëse, me dashuri. Por në fund mendoj se ia ka dalë me këmbënguljen e tij. Një Zot e di si nuk u dorëzua”, ka treguar moderatorja duke qeshur. Po ashtu, Fatma ka treguar se mbajtja e lidhjes sekret nuk ka qenë e qëllimshme, thjesht ashtu rrodhën gjërat.