Anglia ka kaluar në çerekfinale të Botërorit të Rusisë pasi ka mposhtu Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive, pas 120’ minutash lojë. Një ndeshje mjaft e fortë dhe e luftuar nga të dyja skuadrat, ku kolumbianët arritën të barazonin vetëm në minutën e 93 me Mina, ndërsa Kane kishte shënuar më parë nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë gol Harry Kane vazhdon të kryesojë me 6 gola në Kupën e Botës. Angli do të përballet me Suedinë në çerekfinale.Pasi pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Ndërsa në mesin e pjesës së dytë është Carlos Sanchez që shkakton një faull ndaj Kane në zonë dhe penallti. Kapiteni e merr përsipër vetë ekzekutimin dhe përballë Ospinës nuk gabon.
Anglezët mendojnë për të mbrojtur rezultatin dhe nuk sulmojnë shumë, por përpiqen më shumë të vonojnë lojën me faulle. Por harruan që ka edhe kohë shtesë, pasi në minutën e 93’ është Jerry Mina që dërgon në rrjetë topin e hedhur në zonë nga Cuadrado dhe gjithçka mbyllet në barazim.
Ky ishte goli i tretë për Mina në këtë Botëror dhe mbrojtësi i fundit që kishte shënuar tre gola në veprimtarinë elitare ka qenë gjermani Paul Breinter në vitin 1974. Plot 20% të golave të shënuar në Rusi kanë ardhur në dhjetë minutat e fundit.
Lotaria e penalltive ishte si gjithmonë emocionuese. Falcao realizoi 11-metërshin e parë, teksa menjëherë erdhi përgjigja me golin e Harry Kane. Më pas shënuan me radhë, Cuadrado, Rashford, Muriel deri te gabimi fatal i Jordan Handerson. Gjërat u barazuan me traversën e goditur nga Urribe dhe golin e Trippier.
Carlos Bacca humbi penalltinë e pestë për Kolumbinë, e pritur nga Pickford, ndërsa Dier realizoi golin e triumfit për Anglinë, që kualifikohet për herë të parë me penallti në një Botëror.