Prokuroria kërkon 18 vjet burg për vrasësin e kushëririt të vet, 61 vjeçarit nga Kosova që tashmë është në burg dhe gjykohet nga gjykatës rajonale të St. Galler në Zvicër. Ai akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij në mes të rrugës në vitin 2016, shkruan tagblatt.ch.
Ndërkohë gruaja e tij ka gjetur vdekjen pasi ra nga ballkoni, një rrëzim që sipas familjareve është misterioz, por që policia nuk ka gjetur prova që të inkriminojnë bashkëshortin për ketë ngjarje.
Ç’vendosi Prokuroria dhe ç’tha avokati: Dje u mbajt seanca e parë kundër 61 vjeçarit. Ai jeton prej kohësh në rajon dhe ka një familje me katër fëmijë. Prokuroria e dënoi me 18 vjet heqje lirie për shkak të vrasjes.
Drejtësia zvicerane nuk ka gjetur prova që gruaja e tij të ketë pasur lidhje intime me viktimën, ndërsa vrasësi pretendon se kishte blerë mjete teknologjike për të vëzhguar gruan. Ai kishte qenë tepër xheloz, shkruan tagblatt.ch.
Avokati i tij kërkoi një dënim prej dhjetë deri dymbëdhjetë vjet burg, për shkak se klienti i tij kishte qenë në “gjendje emocionale” gjatë veprimit. Gjykata do e bëjë publike vendimin në ditët e ardhshme.
Rezymeja e ngjarjes sipas “20min”: Haki S. pak përpara orës 5.00 ishte nisur të shkonte në punë. 42 vjeçari vinte shpesh ilegalisht në Zvicër për të punuar. Të njohurit e paraqitnin atë si miqësor dhe të respektueshëm. Kur ai doli nga shtëpia, kushëriri e priti me një armë. Nga një distancë prej 10 ose 20 centimetra 61 vjeçari qëlloi në kokë Hakiun. Pasi tërhiqet pak, ai qëllon edhe njëherë me një plumb tjetër të afërmin e vetë. Kësaj herë Hakiu bie në tokë dhe vdes.
Rrëzimi misterioz nga ballkoni: Sulmuesi i dyshuar më vonë pretendoi se Haki S. kishte pasur marrëdhënie intime me gruan e tij, andaj mori vendimin e rëndë. Por gruaja e tij nuk mund të pyetej për këtë, pasi ajo ishte rrëzuar fatalisht nga ballkoni në Kosovë, ku edhe ndërroi jetë.
Të afërmit dhe miqtë e Haki S. e përshkruajnë këtë pretendim të shpifur.
“Bashkëshortja me Hakiun ishte kushërinj dhe shumë më e vjetër se sa ai,” tha një mik i viktimës. “Kurrë nuk kishin marrëdhënie ata të dy.” Ata pretendojnë se gjithçka ka ndodhur për para.
“Hakiu i kishte besuar kushëririt të tij prej disa vitesh rreth 100 mijë franga,” thotë i afërmi i viktimës. “Pasi ai ishte ilegalisht në Zvicër, nuk mund të hapte konto bankare.”
Në këto kushte i dyshuari për vrasje kishte keqpërdorur paratë e tij, përkundër faktit se gruaja i kishte kërkuar që Hakiut t’i kthehen paratë. Shkon me gruan time”, del tjetër dëshmi për shqiptarin që vrau kushëririn. Zbulohet se…
Duket se ndryshon rrjedha e hetimit per 61 vjeçarit nga Kosova, qe vrau kushëririn pasi e akuzoi se kishte marredhenie intime me gruan. Procesi nis sot në Gjykatën e Qarkut të St. Gallenit. Ai akuzohet se më 12 maj 2016 në St. Gallen ka vrarë kushëririn e tij Haki S. (42), përpara derës së shtëpisë së tij. Autor i dyshuar u kap një muaj më pas, më 9 qershor 2016 në Sirnach TG. Fillimisht në paraburgim, më pas është dërguar në burg.
Vritet me disa plumba në kokë, nga afërsia: Haki S. pak përpara orës 5.00 ishte nisur të shkonte në punë. 42 vjeçari vinte shpesh ilegalisht në Zvicër për të punuar. Të njohurit e paraqitnin atë si miqësor dhe të respektueshëm. Kur ai doli nga shtëpia, kushëriri e priti me një armë. Nga një distancë prej 10 ose 20 centimetra 61 vjeçari qëlloi në kokë Hakiun. Pasi tërhiqet pak, ai qëllon edhe njëherë me një plumb tjetër të afërmin e vetë. Kësaj herë Hakiu bie në tokë dhe vdes.
Rrëzimi misterioz nga ballkoni: Sulmuesi i dyshuar më vonë pretendoi se Haki S. kishte pasur marrëdhënie intime me gruan e tij, ndaj mori vendimin e rëndë. Por gruaja e tij nuk mund të pyetej për këtë, pasi ajo ishte rrëzuar fatalisht nga ballkoni në Kosovë, ku edhe ndërroi jetë. Të afërmit dhe miqtë e Haki S. e përshkruajnë këtë pretendim të shpifur. “Bashkëshortja me Hakiun ishte kushërinj dhe shumë më e vjetër se sa ai,” tha një mik i viktimës. “Kurrë nuk kishin marrëdhënie ata të dy.” Ata pretendojnë se gjithçka ka ndodhur për para. “Hakiu i kishte besuar kushëririt të tij prej disa vitesh rreth 100 mijë franga,” thotë i afërmi i viktimës. “Pasi ai ishte ilegalisht në Zvicër, nuk mund të hapte konto bankare.”
Në këto kushte i dyshuari për vrasje kishte keqpërdorur paratë e tij, përkundër faktit se gruaja i kishte kërkuar që Hakiut t’i kthehen paratë. Vdekja e Haki S. do të sqarohet të martën në Gjykatën e St. Gallet. Vdekja e bashkëshortes 61 vjeçare kurrë nuk është hetuar nga ana policore.