Në saj të operacionit “Shaman” të nisur në tetor të vitit 2017, 18 presona kanë rënë në pranga. Në mesin e të arrestuarve janë dhe shqiptarë.
Policia në Cavalese të Italisë ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare. Ky grup i organizuar kriminal merrej me shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Banda ishte e mirë-organizuar dhe kishte ngritur një strukturë ku secili anëtar kishte rolin e tij. Dy “kokat” e mëdha të bandës ishin shqiptari Taulant Shtembari dhe itaniali Paolo Girardi.
Nga 18 persona e arrestuat, 16 prej tyre akuzohen si pjesëmarrës në organizatë kriminale që synonte trafikimin e drogës.
Ndërsa Youssef Anëar dhe Kevin Prendi janë përgjegjës për vepra më të rënda. Gjatë hetimit është konfiskuar një total prej rreth 310 gram kokainë, 100 gram marihuanë dhe 200 gram hashash.
Ndërsa për 15 prej të ndaluarve është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” dhe për 3 prej tyre “arrest shtëpie”. Personat e arrestuar janë dërguar në burgje të ndryshme të Italisë Veriore në pritje të marrjes në pyetje./Përshtati: Tirana Today/