Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Faraon

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Faraon

Nga Edmond Tupja

Në shkrimin tim të së dielës së shkuar, me siguri që lexueset e lexuesit e mi të rregullt do të jenë habitur kur u propozoja kundërshtarëve politikë të zotit Kryeministër, si edhe analistëve e publicistëve të ndryshëm, të mos e cilësonin më atë me nofka të tilla si “sulltan”, “monark”, “tiran”, “despot”, “diktator” e “satrap” për arsyen e thjeshtë se zotëria në fjalë do të ndihej i mikluar në sedrën e tij prej sundimtari absolut! Në këtë pikë, sa për ilustrim, tek analizoja fjalën “tiran”, vëreja se kjo fjalë “vjen nga greqishtja e vjetër “turannos” përmes latinishtes “tyrannos” në kuptimin “zot”, çka, mund t’i lejojë zotit Kryeministër të hamendësojë se është me prejardhje greko-romake! Çfarë krenarie!”

Dje, megjithatë, tek po kaloja para Piramidës në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”, një zë i brendshëm më pëshpëriti se duhej të ekzistonte një nofkë, ose më saktë një term me ngarkesë historike më të madhe se gjashtë nofkat e lartpërmendura, pra, më të fortë, të ngjeshur e mbresëlënëse. Ia ngula sytë për disa çaste Piramidës dhe, befas, pata një si ndriçim në tru: Muzeu “Enver Hoxha” në trajtë piramide dhe piramidat e faraonëve të Egjiptit të lashtë! Pastaj, po aq befasisht, më erdhi një si ndriçim i dytë, po në tru: Diktatori Hoxha, Kryeministri Rama dhe dinastitë e Ramsesëve, faraonë të Egjiptit të lashtë! Si pasojë e këtyre ndriçimeve, krejt natyrshëm, mbërrita në përfundimin se e vetmja nofkë që mund t’i shkonte për mrekulli zotit Kryeministër ishte termi “FARAON”.

Po, pa diskutim, termi “faraon” do t’i pëlqente jashtëzakonisht zotit Kryeministër, aq më tepër që ai mund të mendojë se nuk është thjesht rastësi që emrat “Ramses” dhe “Rama” janë kaq të ngjashëm; se nuk është thjesht rastësi që piramidat në Egjiptin e lashtë nisën të ndërtoheshin nën sundimin e dinastisë III faraonike të Ramsesëve (viti 2800 p.e.r.) e deri në atë të dinastisë XVII të tyre (viti 1600 p.e.r.); se nuk është thjesht rastësi që fjala “piramidë” vjen nga fjala greke “puramis”, formë e helenizuar e fjalës egjiptiane “pr-m-us”, term gjeometrie që shënjonte lartësinë e piramidës; se nuk është thjesht rastësi që në greqishte të vjetër fjala “puramis” kishte kuptimin “ëmbëlsirë e bërë me miell”; se nuk është thjesht rastësi që ajo ëmbëlsirë, si çdo ëmbëlsirë tjetër, të kujton fjalën “tepsi” dhe më saktë tepsinë e pushtetit që kryeministri Rama ose faraoni i paparë Rama i Parë mban aq babëzisht, grykësisht, makutërisht e pangopësisht në kthetrat e tij krenarisht kërcënuese; se nuk është thjesht rastësi që, pas 4800 vjetësh qysh nga fillimi i ndërtimit të piramidave në Egjipt, në Tiranë ka nisur ndërtimi i kullave të përbindshme, kushërira madhërisht qesharake të piramidave të Egjiptit.

Ah, pa dashur të bëj humor të zi, të pafund e kam dëshirën për të mësuar se ç’përmasa, ç’formë do të ketë piramida, më falni kulla e përbindshme ku do të prehet – me ose pa balsamosje (sigurisht kur t’i vijë koha) – trupi i pajetë i të parit faraon shqiptar? Sa kate të saj do të zërë solemnisht muzeu i faraonit tonë të lavdishëm dhe sa mijëra vizitorë të përlotur do të vijnë atje çdo ditë për homazhe nga gjithë vendet e rruzullit tokësor, madje edhe të ndonjë planeti tjetër? Apo Ramsek si, më falni, Ramsesi ynë kombëtar, do të jetojë sa malet tona kreshnike, siç thuhej e shkruhej dikur me një superentuziazëm tejet të lajthitur në çdo përvjetor të lindjes së diktatorit Hoxha? Apo, meqë shkenca do të ketë ecur triumfalisht përpara, truri i faraonit tonë kombëtar do të transplantohet në trupin e shëndetshëm të ndonjë djaloshi të ri, të pashëm, të zgjuar e sexy viktimë, në efektin e kokainës, të ndonjë aksidenti automobilistik dhe, në këtë mynxyrë, më falni, në këtë mënyrë faraoni Rama i Parë do të jetonte pambarimisht duke ndërruar kësisoj trup le të themi çdo 80 a 90 vjet? Sikur të ndodhte kështu, atëherë çdo 80 a 90 vjet do të festohej me madhështi ringjallja e tij deri në atë pikë saqë ringjallja e Krishtit do të rrokullisej në greminën e harresës dhe Bibla do të rishkruhej nga e para, sepse Rilindja e Ramës së Parë do të konsiderohej si rilindja jo vetëm e Shqipërisë, por e mbarë njerëzimit!

Tags: Edmond Tupjafaraonopinion

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Është sekret”/ Prononcohet djali i Dritan Lelit, i cili voton për herë të parë

“Është sekret”/ Prononcohet djali i Dritan Lelit, i cili voton për herë të parë

Foto/ Komisioneri kapet ‘mat’ duke pirë birrë në qendrën e votimit

Foto/ Komisioneri kapet 'mat' duke pirë birrë në qendrën e votimit

“Më detyruan”, qytetari shkon të votojë, por bën këtë shënim në fletë

“Më detyruan”, qytetari shkon të votojë, por bën këtë shënim në fletë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com