Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fantazi politikomortore

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
Tupja nuk kursehet ndaj Ramës: Diktatorët kanë frikë nga teatri

Edmond Tupe

Tani që Partia Socialiste i fitoi (ashtu siç i fitoi) zgjedhjet e 25 prillit, tani që DASH-i sajoi një tjetër dash kurbani në personin e ish-kryeministrit dhe të ish-presidentit Sali Berisha (pa harruar pjesëtarët e familjes së tij)  duke i shpallur të gjithë persona non grata, tani u bë e qartë (për ata që dinë të analizojnë për të kuptuar para se të gjykojnë lidhur me dikë apo me diçka) se diku apo dikur duhet të jetë bërë një marrëveshje et tipit secret deal midis një lobingu apo klani qeveritar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Përçarë të Shqipërisë në mënyrë që Edi Rama të qëndrojë në pushtet për aq kohë sa të parat, pra SHBA-të, ta shohin këtë të arsyeshme, sigurisht në kuptimin gjeopolitik ose, ndoshta, edhe sorosist të fjalës. Pikërisht këtij këndvështrimi i brendashkruhet vullneti i DASH-it, falë të cilit opinion ndërkombëtar vuri re qimen e hollë korruptive që paska pasur në sy Sali Berisha pa vënë re trrrraun e trrrrashë korrrruptiv që ka në sy Edi Rama!

Sidoqoftë apo mos qoftë, i bie që Edi Ramën ta durojmë, më falni, ta “gëzojmë” të paktën edhe për tetë vite të tjera, çka vetë i sapopërmenduri e la të nënkuptohet kur, gjatë fushatës së zgjedhjeve të para një muaji, përmendi si kalimthi vitin 2029. Po, po, edhe për tetë vite të tjera, madje, pse jo, edhe për 18, 28 apo 38 vitet në vijim, sepse, nën udhëheqjen e lavdishme të Edi Ramës Irë, vendi ynë i zbrazur nga shqiptarët do të kthehet në një parajsë për emigrantët afrikanë e aziatikë, të cilët do t’u luten, stërluten e tejluten perëndive të tyre që t’i sigurojë pavdekësinë bamirësit shqiptar njëkohësisht ish-basketbollist dhe ish-pikturist dëshpërimisht të pasuksesshëm.

Sidoqoftë apo mos qoftë, ngaqë pavdekësia është (që mos qoftë!) krejt e pamundur, një ditë do të vijë kur, me sa duken bathët (me “a”, aspak me ndonjë germë tjetër), Rama Irë do të japë shpirt dhe Perëndia, duke parë kryeveprat e tij madhështore të quajtura korrupsion, narkotrafik, kriminalitet, papunësi, padrejtësi sociale, emigrim masiv i të rinjve etj., etj., si edhe virtytet e tij të pamohueshme të quajtura cinizëm, narcisizëm, egocentrizëm, arrogancë, mungesë e theksuar empatie dhe përbuzje e përbindshme për të tjerët,  pra Perëndia do ta gdhendë kujtimin e tij në tokën arbërore duke e kthyer Surrelin në vend të shenjtë! Si kështu? mund të pyesë ndonjë lexuese apo lexues i intriguar deri në rrënjët më të thella të vetvetes. Po, po, kështu, sepse qarkullojnë zëra sikur Surreli me kështjellën e tij surrealiste, pas vdekjes së Ramës Irë, do të shndërrohet në një vend pelegrinazhesh, njësoj, në mos më shumë, si Jeruzalemi apo Meka! Atje do të derdhen qeveritarë nga të gjitha vendet e botës së qytetëruar apo edhe të paqytetëruar, madje edhe nga Koreja e Veriut! Ata do të vizitojnë kështjellën krenarisht të blinduar të Surrelit me lot në sy, me pështymë në fyt, me nyje në grykë e me ngërçe në mendje, zemër e shpirt! Ata do të puthin e lëpijnë me dashuri të pafund çdo vend ku do të ketë shkelur këmba hyjnore e Ramës Irë që nga shtrati deri tek nevojtorja dhe anasjelltas, pa lënë pas dore as më të voglën qoshe apo skutë ku ai do të ketë luajtur kukafshehthi me vetveten! Me siguri që, ndër qeveritarët e ardhur nga jashtë, do të spikatin edhe indianët bashkë me lopët e tyre, kafshë të shenjta këto në Indi, nga përvoja e të cilave do të përfitojnë jo vetëm lopët e padjallëzuara, krejt të virgjëra të Surrelit, por edhe lopçarët vendas, të cilët ka shumë mundësi të shenjtërohen me kusht që kryeministri, i cili do të ketë zëvendësuar Ramën Irë, t’i bekojë ata duke shqiptuar me pompozitet formulën priftërore “Në emër të Ramës Irë, të Arit e të Dollarit të Shenjtë!”, ndërkohë që lopët e padjallëzuara, krejt të virgjëra do të përhapin parfumin qiellor të bajgave të tyre të melodishme dhe çudibërëse!

Së fundi, por jo më së paku, më duhet të pranoj diçka që nuk mund kurrsesi t’ua fsheh lexueseve dhe lexuesve (të rregullt apo të çrregullt qofshin) të kësaj rubrike: Në çastin kur po mbaroja së shkruari këto radhë, nuk e di se si m’u kujtua mësuesja e klasës së katërt, e cila një ditë më mësoi se turqit osmanë, pasi kishin pushtuar përfundimisht Shqipërinë, pra pas vdekjes së Skënderbeut, ia nxorën këtij eshtrat nga varri dhe varën nga një copëz prej tyre si hajmali në qafë për t’u bërë të fortë e të pathyeshëm si heroi ynë kombëtar! Rrjedhimisht e për pasojë të pashmangshme, do t’i sugjeroja fitimtarit të zgjedhjeve të 25 prillit që ta detyrojë Kuvendin të nxjerrë një ligj, në emër e në bazë të të cilit një repart ushtarak besnik deri në vdekje duhet të vigjëlojë orë e çast mbi  varrin e tij të ardhshëm në Surrel me qëllim që asnjë armik, vendas apo i huaj, të mos ia nxjerrë eshtrat nga varri për t’i varur në qafë si hajmali që të bëhet i fortë e i pathyeshëm si ai, Rama Irë dora vetë, i paharrueshëm jo vetëm në këtë jetë, por edhe në tjetrën, me kësmet e me kimet ose, përkundrazi, vajmedet! /panorama.al

Tags: edmond tupePSramaSHBA

TË LIDHURA

Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, makina përplas këmbësoren, ndërron jetë 68-vjeçarja
Aktualitet

Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, makina përplas këmbësoren, ndërron jetë 68-vjeçarja

18:06 | 10/12/2025
Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Bradashesh të Elbasanit
Aktualitet

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Bradashesh të Elbasanit

16:33 | 10/12/2025
Shtëpia përfshihet nga flakët, rrezikohen disa të tjera ngjitur
Aktualitet

Shtëpia përfshihet nga flakët, rrezikohen disa të tjera ngjitur

16:16 | 10/12/2025
Next Post
“Defender 21”/ Rama, Meta dhe Kim- si e shmangën foton mes tyre  

“Defender 21”/ Rama, Meta dhe Kim- si e shmangën foton mes tyre  

Elbasan/ Identiteti i 67-vjeçarit ndihmon në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes

Elbasan/ Identiteti i 67-vjeçarit ndihmon në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes

Beteja Presidenciale për kushtetutshmerinë e zgjedhjeve

Kur ia fut kot edhe Amerika…







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Buxheti 2026/ Gjekmarkaj: I porositur nga interesat e monopoleve, ndan njerëzit dhe krahinat
Politikë

Buxheti 2026/ Gjekmarkaj: I porositur nga interesat e monopoleve, ndan njerëzit dhe krahinat

by mirseda
16:39 | 11/12/2025
0

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka konsideruar diskutimin për buxhetin...

Ambasadori Gonzato uron Brahon dhe vlerëson rolin e SPAK në luftën kundër krimit e korrupsionit

Ambasadori Gonzato uron Brahon dhe vlerëson rolin e SPAK në luftën kundër krimit e korrupsionit

16:19 | 11/12/2025
Pas 6 orësh mbyllet procesi i intervistimit para KLP,si do të bëhet votimi për fituesin

Pas 6 orësh mbyllet procesi i intervistimit para KLP,si do të bëhet votimi për fituesin

15:08 | 11/12/2025
Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian

Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian

15:02 | 11/12/2025
Hidhet shorti në Apelin e GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen “Balluku”

Hidhet shorti në Apelin e GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen “Balluku”

14:52 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com