Talenti nga Kosova, Edon Zhegrova i cili luan për belgët e Genk është duke i ngjitur shkallët e karrierës me një hap mjaft të shpejtë. 18-vjeçari i cili i shënoi një gol mjaft të bukur Shqipërisë në miqësoren e disa muajve më parë të zhvilluar në Zvicër është rikthyer me një supergol.
Zhegrova ka dhuruar një tjetër perlë, në ndeshjen që klubi i tij belg, Genk, zhvilloi ditën e sotme ndaj Olimpiakosit. Teksa ndeshja shënonte rezultatin 3-0, Zhegrova realizon një gol fantastik me të majtën në minutën e 76-të. Talenti duket se ka një të ardhme të ndritur përpara, dhe po i ngjit shkallët e karrierës me hapa të shpejtë.