Familja e Kaçifas, nëpërmjet avokati të saj ka bërë një deklaratë të fortë kundër Policisë Greke. Pas, publikimit të lajmit se Kostandin Kaçifas kishte qenë i dënuar për veprën e drogës dhe pjesëmarrje në një bandë, ka reagua familja.
Sipas saj, Policia Greke sulmoi të ndjerin duke publikuar të dhëna se çfarë ai ka bërë kohë më parë. Familja është shprehur se me këtë lajm Policia Greke ka “hedhur ujë në mullirin e propagandës shqiptare”.
Lajmi për më tepër është bërë publik nga Agjencia e Lajmeve të Athinës, raporton Protagon.gr.
Avokati i familjes, Konstantinos Giovanopoulos, është shprehur se:
“Siç është theksuar, është një rrjedhje që sulmon brutalisht kujtimin e të vdekurve, por edhe minoritetin grek në Shqipëri si një të tërë. Është “hedhur ujë në mulli” e propagandës shqiptare, e cila përpiqet të paraqesë Kaçifas si një ekstremist grek”.
Në këtë kontekst, familja 35 vjeçarit, i cili u vra më 28 tetor në fshatin Bularat, nga forcat RENEA, gëzon të drejtën për veprim ligjor kundër çdo personi përgjegjës për rrjedhjen e “lajmit” që u publiku kudo përmes agjencisë shtetërore./Përshtati: Tirana Today/