Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Faktet historike pse nëna e Skënderbeut nuk ishte sllave

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Faktet historike pse nëna e Skënderbeut nuk ishte sllave

Artan Shkreli*/Përpiqen të argumentojnë, e s’ia gjej dot arsyen e arsyes, por nuk mbërrijnë të nxjerrin askund se Vojsava Kastrioti ishte sllave (madje shkojnë deri aty sa në emër të neo-internacionalizmit ballkanik të deklarojnë se ishte serbe).

Jepen si argument emrat ortodokse (jo etnike: që mund t’i ketë kushdo serb, arbër, grek a bullgar) kundrejt atyre arbërore (etnike: si Ghin, Ghon, Deda, etj. që normal janë shumë të paktë) dhe luajnë pa kokëçarje me një marifet të tille fëmijëror.

Barleti nuk thotë askund e në asnjë rresht se Vojsava është sllave; thjesht është i pari që e zë n’gojë si të bijën e princit të Tribalëve… kaq. Më pas është Gjon Muzaka i cili e përmend i pari me emër e mbiemër si Vojsava Tribalda e cila vinte nga një derë e fisme, por pa ndaluar në përkatësinë etnike të saj, sikurse dhe Barleti, pasi edhe për të nuk paraqiste ndonjë veçanti.

E ndërkaq, është po Muzaka që në “Kronikën” e tij, kur flet për Vrana Kontin, i cili kishte gjak Muzakajsh nga e ëma, e quan atë markez të Tribaldëve; të një gjindjeje pra minimalisht me përzierje të fortë arbërorësh.

E sikur kaq të mos mjaftonte, G. Von Hahn në “Studimet” e tij, në dijeni të shtesës gjenealogjike të Kostandin Muzakës, i mëshon faktit se Vojsava, bijë e fisnikut Monçini e zot i Pollogut, është me gjak nga të Muzakajve – gjë që mbështetet edhe nga Babingeri.

Historitë dhe historianët e mëpasshëm, nën frymën e ndihmës që u jepeshin popujve sllavë për shkëputje nga Perandoria Osmane, ushqyen idetë pansllaviste por pa filtrin e nevojshëm kritik, e ndofta pa dashje, në kurriz të një populli që ende nuk e konsideronte kush, kur dihet se zotërinjtë sllavë u zhdukën si kripa në ujë nga territoret arbërore pas vdekjes së S. Dushanit.

Në rrëmujën që pasoi, dinamika e Gropajve, Muzakajve, Aranitëve etj në atë zonë, është sot vështirësisht e ndjekshme, sikundër edhe ajo e vijimësisë aty të pushteteve të Brankoviçëve apo bujarëve bullgarë (fundi i shek. XIV).

Sa i takon tribalëve, fisit të lashtë ilir, pa u futur në hollësirat e periudhës greko-romake, ata vijojnë në Mesjetë të përmenden nga Stefan Bizantini ende si “ilirë” (shek VI e.s.); d.m.th pak para vendosjes së sllavëve në territoret e Ballkanit jug-perëndimor.

Si në shek. VI të Stefanit, në atë të XIV të Monçinit, dhe sot në shek XXI tonin, çka mbetet, është fakti se Pollogu, banuar vijimisht nga arbërorët, e herë nga përzierje arbano-sllave, u ka lënë trashëgim shqiptarëve kujtimin e një gruaje të hirshme: dibranen Vojsava Tribalda-Kastriotin. Nëse këtë e mëtojnë edhe sllavët (bullgarë, serbë e boshnjakë), për shkak të mungesës së burimeve absolute mbi etnicitetin e saj, janë të lirë ta bëjnë e ta ribëjnë, por nuk besoj se u duhet ndihma jonë për këtë.

P.S. – Sa i takon O. Schmidtit, dihet se ai nuk sjell asgjë origjinale, përveçse përsërit tezat e serbit B. Petrovski.

P.P.S. – në gravure, Vojsava shtatzënë me Gjergjin – nga J. Breu II, 1533, Gjermani.

*Artan Shkreli, arkitekt e studiues i historisë, sidomos i asaj të mesjetës

Tags: arkitektartan shkrelinenaSkenderbeusllave

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Pak ditë para zgjedhjeve, Patozi – thirrje Bashës dhe Selamit: Ndërprisni këtë garë farsë!

Pak ditë para zgjedhjeve, Patozi - thirrje Bashës dhe Selamit: Ndërprisni këtë garë farsë!

IKMT kallëzon kryebashkiakun e Kamzës: Nuk ekzekutoi 89 vendime për prishje objektesh. Xhelal Mziu: Hakmarrje e pastër politike  për humbjen e Ramës

IKMT kallëzon kryebashkiakun e Kamzës: Nuk ekzekutoi 89 vendime për prishje objektesh. Xhelal Mziu: Hakmarrje e pastër politike për humbjen e Ramës

UNICEF: Fëmijët edukohen përmes radios, në mungesë të shkollës në Çad

UNICEF: Fëmijët edukohen përmes radios, në mungesë të shkollës në Çad







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

17:33 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian
Aktualitet

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian

by mirseda
13:00 | 19/03/2026
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka hapur zyrtarisht vitin e kryesimit të CEFTA-s nga Shqipëria...

Banorët e Rrjollit sërish në protestë, përplasen me policinë

Banorët e Rrjollit sërish në protestë, përplasen me policinë

12:57 | 19/03/2026
Hungaria bllokon kredinë për Ukrainën, Orban: Pa naftë, nuk ka para

Hungaria bllokon kredinë për Ukrainën, Orban: Pa naftë, nuk ka para

12:29 | 19/03/2026
Trump: Marrëdhënia SHBA-Britani ishte perfekte deri në momentin ‘që erdhi Starmer’

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

12:28 | 19/03/2026
Beogradi provokime në kufirin me Kosovën, Kurti: Alarmuese! Serbia përdor ushtrinë si mjet shantazhi

Beogradi provokime në kufirin me Kosovën, Kurti: Alarmuese! Serbia përdor ushtrinë si mjet shantazhi

12:13 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com