Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Fake News” i Donald Trump dhe “Kazani” i Edi Ramës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
“Fake News” i Donald Trump dhe “Kazani” i Edi Ramës

Nga Elvin Luku/“Fake news”, termi i përdorur gjerësisht nga kandidati republikan dhe më pas Presidenti Donald Trump në SHBA, u shpall nga fjalori i mirënjohur “Collins” si fjala e vitit 2017. Shpjegimi që gjuhëtarët i dhanë këtij koncepti, që përbën dhe një nga problematikat kryesore me të cilat përballen mediat sot në botë ishte:

Fake news – Informacion i rremë, shpesh herë sensacional, i përhapur gjerësisht në formën e një lajmi. (Burimi: Fjalori Collins)    

Sigurisht, në shqip, termin “Fake news” ne e gjejmë shkurtimisht të përkthyer si “lajm i rremë” dhe kjo është një përshtatje e saktë.

Megjithatë, edhe sinonimi “kazan”, i përdorur nga kryeministri Edi Rama për të përshkruar mediat tradicionale dhe ato online, më duket po kaq i përshtatshëm.

Kjo jo vetëm i ndikuar nga ngjashmëritë e rrethanave, ku të dyja konceptet janë artikuluar nga politikanët më të rëndësishëm të momentit në SHBA dhe në Shqipëri në luftën e tyre me median, por edhe për shkak të një prej kuptimeve që mbiemri “kazan” mban në fjalorin tonë:

Kazan – Vendi ku zhvillohet vazhdimisht një veprimtari e ethshme, ku zien lufta e mendimeve etj.; vendi ku përpunohet një mendim për të mashtruar të tjerët, burimi nga lind dhe përhapet një trillim, një shpifje etj. (Burimi: Fjalori i Gjuhës Shqipe). 

Nga një kërkim i thjeshtë në “Google trends”, gjatë 12 muajve të fundit në Shqipëri, fjala “kazan” është përdorur 1320 herë në faqet web që njeh ky motor kërkimi.Sa më sipër, nëse do të gjykojmë sipas një koncepti të shkencave ekzakte, duke përdorur shkallën e zvogëlimit të ndikimit të liderit dhe territorit që ai drejton, duhet thënë se ashtu si “Fake news” pati një popullaritet të gjerë në SHBA e përtej, kjo edhe për shkak të gjuhës, etiketimi “kazan” gëzoi një popullaritet jo të vogël, në territorin shqiptar, e, madje, dhe në disa media në trevat shqipfolëse.

Pra, me shkallë zvogëlimi, rezulton se përplasja në distancë Rama-Trump përfundon në barazim.

Të njëjtin parim, atë të shkallës së zvogëlimit, përdori kryeministri edhe në Prill të 2016-ës, kur teksa komentonte kandidatin republikan për president në SHBA, në intervistën me gazetarin Richard Quest në CNN, tha që “Dhasht Zoti, z.Trump nuk zgjidhet President”!

Ups! Megjithatë, gara në distancë vijoi…

Duke pasur parasysh kazanët mediatikë vërdallë, Edi Rama është kryeministri i parë në vendet me demokraci hibride dhe të konsoliduar, që hap televizionin e tij në Facebook, të pagëzuar me emrin ERTV. Themelimi i këtij televizioni online mban zyrtarisht datën 25 Mars 2017.

Shembullin e Ramës e ndoqi dhe Presidenti Amerikan Donald Trump, afro katër muaj më vonë (30 Korrik 2017).

Megjithatë, ky i fundit nuk pati mjaftueshëm “këllqe” sa të themelonte një televizion me parametrat dhe teknologjinë e kryeministrit shqiptar dhe u kënaq me një program të njohur si “Real news update”, i cili në SHBA njihet si Televizioni Trump.

Koha e dha verdiktin e saj!

“Real news update” jo vetëm që nuk transmetohet në televizionet tradicionale si CNN, FOX, CBS, NBC, ABC, etj., dhe shtypin e shkruar në formatin e tyre online, si New York Times, Washington Post, etj., por është kritikuar gjerësisht nga këto media si një transmetim që synon ti imponohet opinionit publik duke bërë propagandë.

Ndërkohë, në Shqipëri, situata duket më optimiste… për ERTV-në!

Takimet e kryeministrit, fjalimet e tij, video-kronikat, intervistat, çdo aktivitet që pasqyrohet në televizionin Edi Rama TV transmetohet, me përjashtime të vogla, në të gjitha televizionet me licencë kombëtare e private, madje edhe në televizionin publik.

Këto kronika radhiten në krye të edicioneve informative, ndërsa televizionet 24-orëshe i transmetojnë edhe në kohë reale.

Ditët e fundit kryeministri shtoi stafin në televizionin personal ERTV e bashkë me të dhe dy rubrika të reja: Intervistën dhe lajmin ekskluziv!

Madje, në njoftimet që u vijnë gazetarëve nga ministrat e kabinetit të tij, theksohet se interpelanca e këtij apo atij ministrit mundësohet me sinjal të ERTV-së!

Pra, së fundi, ERTV-ja na vjen dhe si shtëpi prodhimi, me infrastrukture e sinjal bashkëkohor…

Për çudi, edhe pse televizionet transmetojnë me orë të tëra materiale nga ERTV-ja, kreu i qeverisë vijon ti etiketojë ata “kazanë” mediatike!

Pra, kryeministri Rama dhe produktin e tij e cilëson “kazan”, një shpifje! (sipas fjalorit të gjuhës shqipe)

Megjithatë, kjo ka pak rëndësi! Ajo që vlen është fakti se “kazani” i Ramës është ku e ku krahasuar me “Fake” apo “Real news-in” e Trumpit…   

Titulli në origjinal: “Fake News” i Trump vs. “Kazani” i Ramës

Tags: “KazaniDonald TrumpEdi RamësFake News

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Vini dhe Ola tregojnë si u dashuruan në emision

Vini dhe Ola tregojnë si u dashuruan në emision

Italia zgjedh trajnerin e përkohshëm

Italia zgjedh trajnerin e përkohshëm

A po hetohet Edmond Haxhinasto? Ish-ministri te Krimet e Rënda

A po hetohet Edmond Haxhinasto? Ish-ministri te Krimet e Rënda







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com