Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fake News/ A do të zhduken ndonjëherë lajmet e rreme

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Fake News/ A do të zhduken ndonjëherë lajmet e rreme

Nga Jozeph S. Nye “Project Syndicate”/ Kembrixh – Termi “fake news” (lajm i rremë), është shndërruar në një epitet që presidenti i SHBA-së Donald Trump, i ngjit çdo lloj historie të papëlqyeshme për të. Por ai është gjithashtu një term analitik, që përshkruan dezinformimin e qëllimshëm, të shfaqur në formën e një raporti tradicional të lajmeve.

Por ky problem nuk është tërësisht i ri. Në 1925, revista “Harper”, botoi një artikull rreth rreziqeve të “fake news”. Por sot, dy të tretat e amerikanëve, i marrin një pjesë të lajmeve nga mediat sociale, të cilat mbështesin një model biznesi, që i përkushtohet manipulimit të jashtëm, dhe ku algoritmet mund të manovrohen me lehtësi për qëllime përfitimi ose keqdashëse.

Qofshin amatorë, kriminelë apo qeveritarë, shumë organizata – si vendase ashtu edhe të huaja – janë të afta në inxhinierinë e kundërt të asaj sesi platformat e teknologjisë e analizojnë informacionin. Për t’ja njohur meritat, Rusia ishte një nga qeveritë e para në botë, që e kuptoi se si të “armatosë” mediat sociale, dhe t’i përdorë kompanitë amerikane kundër vetë SHBA-së.

Të mbingarkuar me vëllimin absolut të informacionit që është në dispozicion në internet, njerëzit e kanë të vështirë të dinë se mbi çfarë të përqëndrohen. Vëmendja, dhe jo informacioni, bëhet burimi i rrallë që duhet kapur. Të dhënat e mëdha, dhe Inteligjenca Artificiale lejojnë mikro-targetimin e komunikimit, në mënyrë që informacioni që marrin njerëzit të kufizohet në një “flluskë të filtruar” të së njëjtës mendësi.

Shërbimet “e lira”, të ofruara nga mediat sociale janë të bazuara mbi një model përfitimi, në të cilin informacioni dhe vëmendja e përdoruesve është në fakt tek produktet, të cilat i shiten reklamuesit. Algoritmet janë të dizajnuara për të mësuar se çfarë i mban përdoruesit të angazhuar, në mënyrë që t’u shërbejnë më shumë reklamuesve, dhe të arkëtojnë më shumë të ardhura.

Emocionet si zemërimi, nxisin angazhimin e njerëzve, dhe lajmi që është i pazakontë, por i rremë, është dëshmuar se lexohet më shumë sesa lajmet e sakta. Një studim zbuloi se të tilla gënjeshtra në rrjetin social Tëitter, kishin 70 për qind më shumë të ngjarë të ri-postoheshin se sa lajmet e sakta.

Po ashtu, një studim i demonstratave në Gjermani që u zhvilluan më herët gjatë këtij viti, zbuloi se algoritmi i YouTube, i drejtonte sistematikisht përdoruesit drejt përmbajtjes ekstremiste, pasi aty “klikimet” dhe të ardhurat ishin më të mëdha. Kontrollimi i fakteve nga mediat tradicionale të lajmeve, shpesh nuk është në gjendje të mbajë situatën nën kontroll, dhe nganjëherë mund të jetë edhe kundërproduktiv, duke tërhequr më shumë vëmendje ndaj gënjeshtrës.

Nga natyra e tij, modeli i përfitimit i mediave sociale, mund të “armatoset” nga shtetet dhe aktorët jo-shtetërorë.  Kohët e fundit, Facebook është vënë nën kritika të ashpra për rekordin e vet negativ në mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve. Presidenti ekzekutiv, Mark Zukerberg pranoi se në vitin 2016, Facebook nuk ishte “i përgatitur për operacionet e koordinuara të informacionit, me të cilat ne përballemi rregullisht”.

Megjithatë, kompania kishte “mësuar shumë prej asaj kohe, dhe ka zhvilluar sisteme të sofistikuara që kombinojnë teknologjinë dhe njerëzit, për të parandaluar ndërhyrjen në shërbimet tona”. Përpjekje të tilla, përfshijnë programe të automatizuara për të gjetur dhe zhdukur llogaritë e rreme; duke shfaqur faqe në Facebook që përhapin më shumë dezinformata sesa në të kaluarën; publikimin e një raporti transparence mbi numrin e llogarive të rreme që hiqen; verifikimin e kombësisë së atyre që vendosin reklama politike; punësimin e mbi 10 mijë njerëzve shtesë për të punuar mbi sigurinë e platformës; dhe përmirësimin e koordinimit me organet e zbatimit të ligjit dhe kompanitë e tjera për të trajtuar aktivitetin e dyshimtë.

Por problemi nuk është zgjidhur. Një “garë armatimesh”, do të vazhdojë midis kompanive të mediave sociale nga njër anë, dhe shteteve dhe aktorëve jo-shtetërorë nga ana tjetër, që investojnë për të shfrytëzuar sistemet e tyre. Zgjidhjet teknologjike si Inteligjenca Artificiale, nuk përbëjnë një formulë magjike.

Për shkak se shpesh është më sensacional, lajmi i rremë udhëton më larg dhe më shpejt se ai i vërtetë. Informacioni i rremë në Tëitter, është ri-postuar nga shumë njerëz, dhe shumë më shpejt se sa informacioni i vërtetë dhe përsëritja e tij, madje edhe në një kontekst të kontrollit të fakteve, mund të rrisë gjasat që një individ ta pranojë atë si të vërtetë.

Gjatë përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Agjencia e Kërkimeve në Internet me qendër në Shën Petersburg të Rusisë, shpenzoi më shumë se 1 vit duke hapur dhjetëra llogari në mediat sociale, që u maskuan si shpërndarëse lokale të lajmeve nga SHBA-ja.

Ndonjëherë raportet mediatike favorizuan një kandidat, por shpesh ato u hartuan thjesht për të dhënë një përshtypje të kaosit dhe neverisë ndaj demokracisë, dhe për të reduktuar pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje. Kur Kongresi miratoi Aktin e Decentralizimit të Komunikimeve në vitin 1996, kompanitë e mediave sociale që sapo ishin krijuar, u trajtuan si ofruese neutral të telekomunikacioneve, që u mundësonin klientëve të ndërvepronin me njëri-tjetrin.

Por ky model është tashmë i vjetëruar. Nën presionin politik, kompanitë e mëdha kanë filluar të mbajnë më me shumë kujdes rrjetet e tyre, dhe të fshijnë gënjeshtrat e dukshme, duke përfshirë edhe ato të propaganduara nga blogjet. Por vendosja e kufizimeve ndaj fjalës së lirë, e mbrojtur nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA-së, shkakton probleme të vështira praktike. Ndërsa makinat dhe aktorët jo-amerikanë nuk kanë të drejtat e Amendamentit të Parë (dhe shoqëritë private nuk janë të lidhura me Amendamentin e Parë), grupet e brendshme dhe individët e neveritshëm po, dhe mund të shërbejnë si ndërmjetës për influencuesit e huaj.

Sidoqoftë, dëmi i bërë nga aktorët e huaj mund të jetë më i vogël se sa dëmi që i shkaktojmë vetes tonë. Problemi i lajmit të rremë, dhe imitimit nga të huaj të burimeve të vërteta të lajmeve, është i vështirë të zgjidhet, pasi përfshin ndërhyrje tek vlerat tona më të rëndësishme.

Kompanitë e mediave sociale, të shqetësuara se janë vënë nën sulm për censurë, duan të shmangin rregullimin nga ligjvënësit, të cilët i kritikojnë ata si për mëkatet e mosveprimit dhe të veprimit të gabuar. Përvoja nga zgjedhjet evropiane, sugjeron që gazetaria investigative dhe njoftimi paraprak i publikut, mund të ndihmojë imunizimin e votuesve nga fushatat dezinformuese.

Por beteja me lajmet e rreme, ka gjasa të mbetet një lojë “e maces me miun” midis ofruesve të saj, dhe kompanive, platformat e të cilëve shfrytëzojnë të parët. Ajo do të bëhet kudo pjesë e debateve mbi zgjedhjet. Vigjilenca e vazhdueshme, do të jetë kostoja e mbrojtjes së demokracive tona.

Shënim: Joseph S. Nye Jr., është profesor në Universitetin e Harvardit, dhe autori i librit “Shekulli amerikan?”.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: e rremëlajmetndonjëherëzhduken

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Franca në prag të një revolucioni të ri, por dështimi i Macron do t’i dëmtonte të gjithë

Franca në prag të një revolucioni të ri, por dështimi i Macron do t’i dëmtonte të gjithë

Cutrone i mohon fitoren Milanit, Donnarumma bën heroin (Video)

Cutrone i mohon fitoren Milanit, Donnarumma bën heroin (Video)

Nga “ferri” në “parajsë”, River Plate shkruan historinë me përmbysje ndaj Boca Junior

Nga “ferri” në “parajsë”, River Plate shkruan historinë me përmbysje ndaj Boca Junior







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Policia e Kosovës mohon pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Kosovo

Policia e Kosovës mohon pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe

by mirseda
20:10 | 17/11/2025
0

Policia e Kosovës i mohoi kategorikisht pretendimet e mediave serbe se një “grup i armatosur shqiptarësh” ka...

Droni rus godet anijen turke që transportonte gaz, Ankaraja akuza ndaj Moskës

Droni rus godet anijen turke që transportonte gaz, Ankaraja akuza ndaj Moskës

20:08 | 17/11/2025
Berisha mbyll protestën: Opozita 1.5 orë për largimin e Ballukut.

Berisha mbyll protestën: Opozita 1.5 orë për largimin e Ballukut.

19:46 | 17/11/2025
Opozita proteston poshtë zyrës së tij, Rama ‘thyen’ heshtjen dhe poston në rrjetet sociale

Opozita proteston poshtë zyrës së tij, Rama ‘thyen’ heshtjen dhe poston në rrjetet sociale

19:33 | 17/11/2025
Këlliçi: Foltorja e sotme do të ja dalë; Veliaj u dërgua në burg në 2021

Këlliçi: Foltorja e sotme do të ja dalë; Veliaj u dërgua në burg në 2021

19:21 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com