Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Franca në prag të një revolucioni të ri, por dështimi i Macron do t’i dëmtonte të gjithë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Franca në prag të një revolucioni të ri, por dështimi i Macron do t’i dëmtonte të gjithë

Nga Bernard Guetta “Internazionale”/ Në këtë pikë, situata rrezikon të dalë nga kontrolli. Asgjë nuk është e qartë, por fakti që qeveria franceze i është nënshtruar kërkesave të Jelekëve të Verdhë – shumë pak, tepër vonë – dhe që Macron ka bërë një gjysmë hapi pas, mund të radikalizojnë lëvizjen, duke forcuar atë, dhe zgjeruar radhët e saj.

Prej shumë kohësh, pagat në Francë kanë mbetur në vend, duke mos pësuar asnjë rritje. Prej kohësh, shteti ka shkurtuar shpenzimet duke mbyllur shërbimet publike, komisariate policie, pavione në maternitete dhe zyra administrative në zonat më pak të populluara.

Ka kohë që sovranizmi po rritet në këtë vend, që në vitin 2005 ishte i pari që i tha jo thellimit të unitetit evropian. Franca ka 68 milionë banorë, dhe 68 milionë arsye për të pasur pakënaqësi. Mundësia që vendi të zhytet në trazira ashtu si në vitin 1968, apo edhe në vitin 1789 është absolutisht reale, deri në pikën që disa sektorë të sipërmarrjes, gati të gjithë intelektualët, shumë deputetë të cilët Macron i çoi në triumfin në zgjedhje në kulmin e suksesit të vet, dhe të gjithë mediat (duke filluar nga ato në të djathtë), po distancohen nga presidenti i ri i cili deri kohët e fundit vlerësohej aq shumë.

I shkëlqyer, i guximshëm, por pa përvojë politike, dhe i pamësuar me problemet e njerëzve të zakonshëm, Macroni i ri e gjen veten të vetmuar. I vetmi burim që i mbetet atij, është darka e dyfishtë e fundvitit, “armëpushimi i Krishtlindjeve” që pezullon të gjitha konfliktet.

Ndoshta festat mund ta zbusin tensionin. Është një farë shprese, por mund të mos jetë e mjaftueshme. Kaq i madh është zemërimi që ndihet në ajër. Nëse do të jetë kështu, Franca do të zhytet në ujëra të panjohura.

Fuqia e dytë e BE-së dhe e pesta në botë, mund ta shohë veten të paralizuar, dhe me protestën e tyre, Jelekët e Verdhë, mund t’i japin një shtysë vendimtare 3 zhvillimeve ndërkombëtare të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, dhe të gjitha po aq shqetësuese.

E para është kriza e multilateralizmit për të mirën e bilateralizmit, dhe balancës tradicionale të pushtetit ndërmjet shteteve. Donald Trump është mishërimi më i fortë i kësaj qasjeje, por para tij ka qenë Putin, Xi Jinping dhe Narendra Modi, liderët e Rusisë, Kinës dhe Indisë, të vendosur të mbështeten tek forcat e tyre, dhe të mos konsultohen me të tjerët, apo respektojnë ligjin ndërkombëtar .

Sot Macron është një nga udhëheqësit politikë, të cilët mbështesin me më shumë bindje multilateralizmin, një arritje e madhe e pas Luftës së Dytë Botërore. Evolucioni i dytë, që mund të përshpejtohet nga Jelekët e Verdhë, është kthimi tek nacionalizmi dhe luftërat tregtare, të nisura tashmë nga Donald Trump.

Qëkur baza e politikës amerikane, është rikthyer te jetë “Amerika e Parë”, dhe fuqia e parë në botë është e shqetësuar vetëm për interesat e saj ekonomike, pjesa tjetër e botës ka filluar të bëjë të njëjtën gjë. Sot jemi “secili për veten”, dhe së shpejti do të mbërrijmë tek “të gjithë kundër të gjithëve”.

Edhe në këtë rast, Franca paralajmëron një rrëshqitje që mund të ketë pasoja katastrofike, dhe presidenti i saj mundet në çdo moment të pësojë një krizë në shtëpi. Evolucioni i tretë, që mund të përshpejtohet nga kriza franceze, është kriza e Bashkimit Evropian.

Pa një unitet mes tyre, vendet evropiane s’do të kenë më një peshë të konsiderueshme në përplasjen mes titanëve, e shpallur për këtë shekull. Pa unitet, evropianët nuk mund të ëndërrojnë një stabilizim në bregun tjetër të Mesdheut, përmes një bashkëpunimi me veriun.

Pa Bashkimin Evropian, evropianët nuk do të mund të mbrojnë më vlerat demokratike dhe mbrojtjen sociale, për të cilat janë kolektivisht fortesa e fundit. Nëse realisht do të përçahen, evropianëve nuk mund t’u dëgjohet më zëri i tyre mbi çështje të mëdha aktuale. Për të gjitha këto arsye, një dështim i Emanuel Makronit, do të ishte një lajm shumë i keq.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: dëmtontedeshtimiFrancaMacronpragrevolucionite gjithete ri

TË LIDHURA

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
I dehur në timon, arrestohet kryeinspektori i zjarrfikësve në Elbasan
Aktualitet

I dehur në timon, arrestohet kryeinspektori i zjarrfikësve në Elbasan

20:41 | 07/02/2026
Next Post
Cutrone i mohon fitoren Milanit, Donnarumma bën heroin (Video)

Cutrone i mohon fitoren Milanit, Donnarumma bën heroin (Video)

Nga “ferri” në “parajsë”, River Plate shkruan historinë me përmbysje ndaj Boca Junior

Nga “ferri” në “parajsë”, River Plate shkruan historinë me përmbysje ndaj Boca Junior

Mos bëni plane pa parë motin, ja sa do të variojnë temperaturat

Mos bëni plane pa parë motin, ja sa do të variojnë temperaturat







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

by mirseda
21:03 | 07/02/2026
0

Dy pajisje argëtuese për matjen e forcës së krahut, të njohura si “boxer” dhe të instaluara në...

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
I dehur në timon, arrestohet kryeinspektori i zjarrfikësve në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet kryeinspektori i zjarrfikësve në Elbasan

20:41 | 07/02/2026
SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

19:46 | 07/02/2026
Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

19:38 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com