Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Teknologji Media Marketing

Facebook vendos rregulla të reja për të frenuar gjuhën e urrejtjes

7 vjet ago
in Media Marketing, Të Gjitha, Teknologji
Facebook vendos rregulla të reja për të frenuar gjuhën e urrejtjes

Facebook thotë se është duke u përmirësuar në mënyrë aktive, duke hequr gjuhën e urrejtjes dhe duke ndryshuar stimujt që disa përdorin për sensacione, provokime dhe për të shtuar popullaritetin Facebook thotë se kompania gjithashtu po shton operacionet në mënyrë që kompjuterat të mund të rishikojnë dhe të marrin vendime të shpejta për sasi të mëdha informacioni në mënyrë që mijëra punonjës të kompanisë të mund të marrin vendime më të nuancuara.

Në të ardhmen, nëse dikush nuk pajtohet me vendimin e Facebook-ut, ai ose ajo do të jetë në gjendje të apelojë pranë një bordi të pavarur. Nuk i takon Facebook-ut “të marrë vendime kaq të rëndësishme për shprehjen e lirë dhe sigurinë, këto vendime i takojnë përdoruesit,” tha shefi ekzekutiv i Facebookut Mark Zuckerberg në një telefonatë me gazetarët të enjten.

Mark Zuckerberg sqaroi se kompania ka patur disa arritje muajt e fundit për të goditur spamin, gjuhën e urrejtjes dhe përmbajtjen e dhunshme, por pranoi gjithashtu se mbetet shumë për të bërë. “Ka çështje që nuk zgjidhen kurrë”, tha ai. “Do të ketë vazhdimisht probleme për sa i përket përmbajtjes”. Masat e kompanisë Në bisedën telefonike, Mark Zuckerberg iu referua një shkrimi të kohëve të fundit në gazetën New York Times, ku flitej hollësisht se si kompania ka zhvilluar polemika të shumta e të ashpra gjatë dy viteve të fundit, siç ndodhi kur u zbulua se rrjeti Facebook u përdor nga operativët rusë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Nga shkrimi i NYT dilte se drejtuesit e kompanisë fillimisht nuk i pranuan shqetësimet e hershme për operativët e huaj, dhe më pas u përpoqën të shmangnin vëmendjen e publikut nga Facebook-u sapo doli lajmi. Mark Zuckerberg tha se firma kishte bërë gabime dhe ishte treguar e ngadaltë për të kuptuar problemin.

“Por të thuash se ne nuk deshëm të mësojmë faktet, kjo është thjesht e pavërtetë,” tha ai.

Mark Zuckerberg tha gjithashtu se nuk e dinte që firma kishte punësuar

Definers Public Affairs, një firmë këshilluese në Uashington, D.C., që shpërndau informacione negative rreth konkurrentëve të Facebook-ut, dhe ishte e përfshirë në skandale. Facebook i ndërpreu marrëdhëniet me firmën.

“Kjo mund të jetë normale në Uashington, por nuk duam që Facebook të perceptohet sikur ka lidhje me këtë firmë, prandaj nuk do të kemi lidhje me të”, tha zoti Zuckerberg.

Firma ka postuar një mohim në lidhje me këtë çështje në Nju Jork Tajms.

Heqja e postimeve Facebook tha se është duke u përmirësuar në mënyrë aktive për gjetjen dhe heqjen e postimeve të tilla si spam, mesazhet e dhunshme dhe gjuhën e urrejtjes. Kompania tha se hoqi ose ndërmori veprime të tjera në 15.4 milionë tekste me përmbajtje të dhunshme midis qershorit dhe shtatorit të këtij viti, rreth dyfishi i asaj që u hoqën gjatë tre muajve të mëparshëm.

Por Mark Zuckerberg dhe drejtuesit e tjerë thanë se Facebook ende ka shumë për të bërë në vende të tilla si Mianmar. Në tremujorin e tretë, firma tha se në mënyrë aktive identifikoi 63 përqind të mesazheve të urrejtjes që u hoqën, nga 13 përqind në tremujorin e fundit të vitit 2017. Së paku 100 ekspertë të gjuhës birmaneze po shqyrtojnë përmbajtjen, tha firma. Një çështje që vazhdon të ekzistojë në Facebook është se disa nga përmbajtjet më të njohura gjithashtu janë më sensacionale dhe provokuese. Facebook tha se tani penalizon atë që e quan “përmbajtje brenda kufijve të lejueshëm” kështu që mesazhi merr më pak shpërndarje dhe angazhim.

“Duke e ndrequr këtë problem në shërbimet tona, ne besojmë se do të krijojmë një cikël të virtytshëm: duke reduktuar senzacionalizmin e të gjitha formave, ne do të krijojmë një dialog më të shëndetshëm, më pak të polarizuar, ku gjithnjë e më shumë njerëz ndjehen të sigurtë për të marrë pjesë “, shkroi Mark Zuckerberg në një mesazh.

Kritikët e kompanisë, megjithatë, thonë se Mark Zuckerberg nuk ka shkuar aq larg sa për të trajtuar problemet e Facebook, që ka 2 miliardë përdorues.

“Ne kemi një hapësirë për komunikim, e krijuar nga njeriu, që është fitimprurëse, e menjëherëshme në komunikim, me hapësirë për treg dhe hapësirë për beteje dhe se është, si rezultat, i dizajnuar që të mos shpërblejë vërtetësi apo moral por përhapje të bujëshme apo viralitet”, tha të enjten Peter W. Singer, strategjist dhe bashkëpunëtor i lartë në New America, një fondacion jopartiak, në Uashington DC./VOA/

Tags: e urrejtjesfacebookfrenuargjuhënrejaRregullavendos

TË LIDHURA

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’ tregun, ja vlera që kapi
Teknologji

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’ tregun, ja vlera që kapi

21:14 | 11/07/2025
Dorëhiqet drejtoresha e Musk/ CEO i platformës X largohet pas dy vitesh në drejtimin e kompanisë
Teknologji

Dorëhiqet drejtoresha e Musk/ CEO i platformës X largohet pas dy vitesh në drejtimin e kompanisë

20:08 | 09/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Bota

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

19:12 | 07/07/2025
Next Post
Tifozët skocezë bëjnë gjestin e madh, dhurojnë 5 mijë paund për fëmijët autikë

Tifozët skocezë bëjnë gjestin e madh, dhurojnë 5 mijë paund për fëmijët autikë

VIDEO/Elbasan, dy “të fortët” e fisit Çapja në pranga, si u kap mat ‘klienti’

VIDEO/Elbasan, dy “të fortët” e fisit Çapja në pranga, si u kap mat ‘klienti’

E ka zëvendësuar në kombëtare, ja çfarë thotë Roshi për Uzunin

E ka zëvendësuar në kombëtare, ja çfarë thotë Roshi për Uzunin

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

by mirseda
17:53 | 18/07/2025
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve,...

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com