Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Evropë: Rritje çmimesh dhe inflacion, çfarë i pret konsumatorët?

3 vjet ago
in Bota, Ekonomi, Të Gjitha, W-Instant
Evropë: Rritje çmimesh dhe inflacion, çfarë i pret konsumatorët?

Gjithnjë e më shumë po ndihet rritja e çmimeve. Çmimet për lëndët e para janë rritur prej muajsh, por tani rritja e tyre po prek direkt konsumatorët. Këtyre u shtohen dhe kostot e rritura fuqishëm të energjisë.

Çmimet në eurozonë janë rritur si asnjëherë më parë – në korrik rritja ishte 8,9 përqind krahasuar me verën e vitit 2021. Në Gjermani dinamika e rritjes është paksa më e zbutur nga ndërhyrja e shtetit duke shënuar kuotën e 7,5 përqind. Por pavarësisht skontos për çmimin e karburantit dhe aplikimit të abonesë mujore prej 9 eurosh për shërbimin e qarkullimit urban, në shtator duhet të rriten edhe pagat.

Shumë sektorë të shërbimeve – si p.sh. floktoret do të detyrohen që koston e energjisë ta reflektojnë me rritjen e çmimit për shërbimet. Këtyre u shtohen edhe shlyerjet e detyrimeve të kostove të objekteve për vitin në vazhdim gjatë vitit të ardhshëm, kur qiramarrësit të dërgojnë faturat për vitin 2022. Pra definitivisht nuk ka shenja për përmirësim.

Edhe çmimet e prodhimit (çmimi që një prodhues kërkon për produktin e tij, si p.sh. fermeri nga tregtari) do të rriten ndjeshëm. Ekspertët që kishin parashikuar, se shtrenjtimi i kostove në planin vjetor do të ngadalësohej, tani e kanë kuptuar që janë gabuar. Shtrenjtimi është me rreth 37,2 përqind pas një rritjeje rreth 32,7 përqind në qershor, pra kemi një diferencë prej 5,3 përiqnd rritjeje në harkun kohor të një muaji. Arsyeja kryesore ka të bëjë me rritjen fuqishëm të kostos së energjisë, që krahasuar me një vit më parë është rritur 105 përqind. Gazi natyror është 164 përqind më i shtrenjtë se një vit më parë, energjia elektrike 125 përqind më e shtrenjtë dhe çmimi për produktet minerare është rritur gati 42 përqind. Këto janë faktorët kryesorë.

A është tejkaluar pika kulmore?

Nëse i kalkulon të gjitha këto së bashku, rezulton që rritja e çmimit të produkteve është plot 14 përqind. Kjo është një kuotë e lartë e rritjes, por tendenca megjithatë është konstante, mendon Ralph Solveen, ekspert i koniunkturës në Commerzbank. Kjo për faktin se lëndë të para të caktuara si p.sh. çeliku kanë shënuar rënie të çmimit. Kjo le të kuptohet se me gjasë në muajt e ardhshëm është arritur piku. Ai e vlerëson këtë si „një sinjal të parë të moderuar, që gjatë vitit të ardhshëm sërish mund të ketë një kuotë pak më të ulët të rritjes së çmimeve.”

Ekonomistët gjithësesi llogarisin me një rritje të mëtejshme të çmimeve, me nëntë përqind ose edhe më shumë. “Por kjo nuk do të thotë, se e gjitha ishte vetëm një shpërthim kalimtar,” paralajmëron Solveen. “Ne parashikojmë më shumë, se kuota e inflacionit pas kësaj do të mbetet e qendrueshme mbi dy përqind, pra do të kemi edhe më tej një fazë inflacioni të lartë.” Një inflacion që do të vazhdojë ta tejkalojë stabilitetin e çmimeve që po ndjek Banka Qendrore Evropiane (EQB). Ky objektiv ka prioritet të lartë, thuhet vazhdimisht nga përfaqësuesit e bankës së rezervave.

Mbrojtësit e monedhës në udhëkryq

BQE në korrik për herë të parë që prej njëmbëdhjetë vjetësh e rriti sërish normën orientuese të interesit. Për seancën tjetër vëzhguesit llogarisin me hapin pasues, me gjasë rritjen sërish me rreth 50 pikë bazë. “Ne parashikojmë, që hapi pasues pritet në shtator, e kjo nuk do të jetë masa e fundit, por BQE do të vazhdojë rritjen e normës së interesit edhe gjatë vitit të ardhshëm për të qenë e sigurtë, që kuota e inflacionit sërish të futet në shtegun e rënies”, thotë Michael Holstein, kryeekonomist i Bankës Qendrore Gjermane. Megjithatë me gjasë në dimër ekonomia do të bjerë në një recesion, druan ekonomisti Solveen.

Edhe qytetarët duhet të përgatiten për rritjen aktuale të çmimeve të produkteve për konsumatorin. Në korrik rritja e çmimeve për ushqimet ishte me 21 përqind krahasuar me një vit më parë. Këtë rritje prodhuesit do t’ua pasojnë konsumatorëve me rritjen e çmimit të shitjes. Një gjë e tillë jo gjithmonë bëhet me transparencë, vëren Qendra e Mbrojtjes së Konsumatorëve në Hamburg. Sepse gjithnjë e më shumë prodhues përdorin truke: Ata zvogëlojnë përmbajtjen brenda ambalazhimit, pra shesin më pak sasi me të njëjtin çmim. Kjo dukuri quhet shrinkflacion në anglisht. Këtë dukuri e hulumton prej vitesh Armin Valet nga Qendra e Mbrojtjes së Konsumatorëve në Hamburg. E pikërisht tani janë shtuar ankesat e konsumatorëve. Sepse rritja e çmimeve kamuflohet dhe rritja faktike është rreth njëmbëdhjetë deri në 33 përqind.

Këto kamuflime përmes ambalazhit dhe pakësimit të sasisë deri më sot kanë ndodhur kryesisht në produktet e firmave, por gjithnjë e më shumë tregtarët po rrisin çmimin e po pakësojnë sasinë edhe për produktet e serive të tyre, që normalisht janë me çmim të moderuar. Kryesisht dukuria e shrinkflacionit haset në produktet e konsumit si ëmbëlsira apo snacks, por jo në produktet bazë. “Një litër qumësht është faktikisht një litër qumësht”, thotë Valet. Ai parashikon që kjo tendencë do të vazhdojë edhe për një farë kohe me të njëjtën dinamikë: “Kjo me siguri që do të na preokupojë edhe në vjeshtë e në dimër”, thotë ai. /DW

Tags: evroperritja e cmimeve

TË LIDHURA

Netanyahu urdhëron ngrirjen e operacioneve në Gaza pas thirrjes së Trump për të ndaluar bombardimet
Bota

Netanyahu urdhëron ngrirjen e operacioneve në Gaza pas thirrjes së Trump për të ndaluar bombardimet

08:28 | 04/10/2025
Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen
Bota

Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen

22:40 | 03/10/2025
Taylor Swift, gruaja më e pasur në botë: pasuria e saj tejkalon atë të 50 vendeve së bashku
Bota

Taylor Swift, gruaja më e pasur në botë: pasuria e saj tejkalon atë të 50 vendeve së bashku

21:58 | 03/10/2025
Next Post
Zgjedhjet në Brazil: Bolsonaro dhe Lula shkëmbejnë fyerje në debatin e parë

Zgjedhjet në Brazil: Bolsonaro dhe Lula shkëmbejnë fyerje në debatin e parë

“BE-ja do të përballet me 5-10 dimra të frikshëm për shkak të gazit”

"BE-ja do të përballet me 5-10 dimra të frikshëm për shkak të gazit"

Mbyllet “Sunny Hill” pa Dua Lipën, Rama njofton surprizën e radhës (VIDEO)

Mbyllet "Sunny Hill" pa Dua Lipën, Rama njofton surprizën e radhës (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025




TË FUNDIT

“Gjendja e vajzave dhe grave në Shqipëri, dramatike”, Berisha: Jemi vendi ku sundon…
Aktualitet

“Gjendja e vajzave dhe grave në Shqipëri, dramatike”, Berisha: Jemi vendi ku sundon…

by mirseda
12:24 | 04/10/2025
0

“Një mirënjohje të veçantë kam për fondacion Jarl Hjalmarson, presidenten e tij, Eva Gustavsson, mikeshë e çmuar...

Zbulimi i grupit kriminal, GJKKO lë në burg Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

Zbulimi i grupit kriminal, GJKKO lë në burg Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

12:21 | 04/10/2025
Afatet e zgjedhjeve pezull/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator

Afatet e zgjedhjeve pezull/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator

11:39 | 04/10/2025
Paralajmërimi i qartë i Ramës: Në zonat që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

Paralajmërimi i qartë i Ramës: Në zonat që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

10:17 | 04/10/2025
Do shtrëngojmë masat ligjore për zjarrvënësit”, Rama: Kush humbi banesat dhe krerët e bagëtive nga flakët, do dëmshpërblehet qindarkë për qindarkë

Do shtrëngojmë masat ligjore për zjarrvënësit”, Rama: Kush humbi banesat dhe krerët e bagëtive nga flakët, do dëmshpërblehet qindarkë për qindarkë

10:14 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com