Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Evropa s’ka vend për brekëgrisurit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Emigrantët, varka e fundit e shpëtimit për Edi Ramën

Nga Bled Marku/ Pas 5 vitesh në drejtimin e shqiptarëve të ndershëm e të pandershëm dhe tashmë me timon e tepsi të vetme në dorë, anija kryeministrore duket se po “fundoset” në shkëmbinjtë e Bashkimit Europian ende pa u ankoruar. Motivi është droga e mbjellë në vend, korrupsioni i lartë, drejtësia e pareformuar dhe vonesat që po i bëhen përmbushjes së 5 prioriteteve kyçe të dhëna nga BE.

Skandalet e njëpasnjëshme e kanë tronditur Shqipërinë në 28 vitet e fundit. Të gjithë e mbajmë mend atë çka ndodhi me ish-Kryetarin e Bashkisë Dibër Shukri Xhelili, i cili kërkonte favore seksuale nga një vajzë e re në këmbim të një vendi pune. Ajo që bëri më shumë bujë në atë kohë nuk ishte pjesa që një Kryetar Bashkie ngacmon seksualisht një vajzë, por ishin pamjet e brekëve të tij të grisura të xhiruara nga një kamera e fshehtë.

E risolla këtë histori edhe një herë në vëmendje, jo për të kujtuar Shukriun dhe “shukri-izmat” e tij. Por për të bërë një paralele më ngjarjet e fundit të politikës shqiptare dhe më gjerë.

Të dielën në mbrëmje, Tirana zyrtare priti në një takim Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker. Përpos “arritjeve të mëdha” të qeverisë Rama, ai lëshoi edhe një mesazh deri diku të pakuptueshëm për vetë kreun e qeverisë duke thënë: “Shumë njerëz më kanë folur për Kryeministrin gjëra jo të mira”. Një mesazh ky aspak i mirëpritur nga Rama që i qendronte në krah.

Ky ishte mesazhi i parë dhe i drejtpërdrejtë që BE i drejton Ramës dhe qeverisë së tij, duke i lënë të kuptojnë se rruga që po ndjek nuk është në shinat e shtruara nga Unioni Europian. Dhe se në Shqipëri ka nevojë për një frymë të re, objektiva të qarta dhe progres më të madh.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama edhe pse përpiqet t`i mbulojë me të gjithë forcën aferat korruptive të bëra nga ish-ministrat e qeverisë së tij, ku më skandalozja është ajo e ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja me koncesionin e Check Up-it, por edhe të ministrave aktual, të cilët janë “enjtur” me përvetësimin e parave publike.

Në kohën e qeverisjes së PD-së nuk u hapën negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Me argumentin se korrupsioni ishte në shifra alarmante. Dhe në fokus ishin disa ish-Ministra të qeverisë Berisha si më të korruptuarit. Në këtë fushë as qeveria Rama nuk mbetet pas.

Pas 5 vitesh në drejtimin e shqiptarëve të ndershëm e të pandershëm dhe tashmë me timon e tepsi të vetme në dorë, anija kryeministrore duket se po “fundoset” në shkëmbinjtë e Bashkimit Europian ende pa u ankoruar. Motivi është droga e mbjellë në vend, korrupsioni i lartë, drejtësia e pareformuar dhe vonesat që po i bëhen përmbushjes së 5 prioriteteve kyçe të dhëna nga BE.

Dhe jo vetëm kaq. 5 vitet e fundit shqiptarët janë larguar nga vendi duke mbushur dyert e azileve në të gjithë Europën. Ky nuk është një kallëzues i mirë për BE-në, edhe pse nga ana e qeverisë shqiptare po trumpetohet fort se vendi ka një rritje ekonomike të barabartë me atë të Gjermanisë, Suedisë dhe Daminarkës. E nga ana tjetër njerëzit e ndershëm në vend, ata që nuk duan të vjedhin, të grabisin apo të trafikojnë drogë me zor e mbyllin muajin kalendarik.

A e di Europa që Shqipëria është një nga vendet tranzit të drograve të forta e të lehta? A e di Europa që çdo korrupsion në Shqipëri bëhet me “bekimin” e Kryeministrit? A e di Europa që krimi i organizuar shqiptar jo vetëm që e ka marrë ftesën e BE-së, por është integruar plotësisht duke u shkrirë me grupet kriminale më të mëdha në Europë?
BE i di të gjitha. Ka edhe dosje për çdo kriminel që operon qoftë në rrugë apo të veshur me kollare e të mbrojtur nga imuniteti i deputetllëkut.

Nisur nga këto fakte të lartëpërmendura. A është e gatshme BE që të hapë negociatat e  anëtarësimit të plotë për një vend si Shqipëria, ku njësoi si ish-Kryetari i Bashkisë së Dibrës, edhe pse në dukje mbante një post të rëndësishëm në një qytet, në fund të fundit u tradhëtua nga brekët e grisura./Pamfleti/

Tags: bebrekëgrisuritevropas’ka vendshukri xhelili

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Video/Ilir Latifi “frikëson” ballë për ballë kampionin: Luftojmë për titull. Si thua?

Video/Ilir Latifi “frikëson” ballë për ballë kampionin: Luftojmë për titull. Si thua?

Foto/Kukësi “mbytet” në borë; Ushtria shpëton të sëmurën!

Foto/Kukësi “mbytet” në borë; Ushtria shpëton të sëmurën!

Njolloset futbolli, një kampion rezulton me doping

Njolloset futbolli, një kampion rezulton me doping







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Proces i përshpejtuar për integrimin pa të drejtë vote, Kos hedh poshtë propozimin Rama-Vuçiç
Politikë

Proces i përshpejtuar për integrimin pa të drejtë vote, Kos hedh poshtë propozimin Rama-Vuçiç

by mirseda
12:36 | 26/03/2026
0

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka refuzuar propozimet e kryeministrit Edi Rama dhe Aleksandër...

E rëndë në Gjirokastër: 42-vjeçarja lë foshnjën në maternitet, nis procedimi

E rëndë në Gjirokastër: 42-vjeçarja lë foshnjën në maternitet, nis procedimi

12:24 | 26/03/2026
“Joni Keta s’duhet në krye të BKH”, Ndoj: Mora më shumë pikë

“Joni Keta s’duhet në krye të BKH”, Ndoj: Mora më shumë pikë

12:22 | 26/03/2026
Rita Ora mbështet Kosovën dhe Shqipërinë: Fat të mbarë, bëni histori sonte!

Rita Ora mbështet Kosovën dhe Shqipërinë: Fat të mbarë, bëni histori sonte!

12:03 | 26/03/2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

11:44 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com