Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Evropa e Para”, ja pse ka ardhur koha

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
“Evropa e Para”, ja pse ka ardhur koha

Nga Martin Kettle “The Guardian”/ Pak gjëra rreth kulturës politike britanike, janë sa karakteristike dhe sa poshtëruese, se sa varësia ndaj Shteteve të Bashkuara. Ajo merr shumë forma. Varion nga shqetësimi i tepruar mbi marrëdhëniet “speciale” në takimet e qeverisë britanike, tek mungesa e ndjeshme e vetëdijes,

që i bën shumë zyrtarë të Westminster, të kultivojnë deri në mjeshtëri nivelet e njohjes së serialeve amerikane si “The Wing West” dhe “House of Cards”.

Këto impulse jo vetëm që e pranojnë rëndësinë e SHBA-në. Ata i përkulen asaj në gjunjë. Thellë-thellë, ato duket se shprehin një britmë post-perandorake nga ana e britanikëve, që ‘vdesin’ për pak nga madhështia aktuale e SHBA-së. Mund të thuhet se edhe se të paktën mendërisht, Britania tashmë është një shtet vasal, dhe jo vetëm ndaj Bashkimit Evropian, por edhe për SHBA-në.

Zgjedhjet e mesit të mandatit të kësaj jave, kanë qenë një kujtesë e mënyrave të shumta, në të cilat kjo përplasje kulturore ndikon tek gazetarët dhe transmetuesit. Teksa e marta, i la vendin

të mërkurës, u duk sikur të gjithë ne po merrnim pjesë në mbulimin e tyre. Dhe në një farë kuptimi, kjo është e natyrshme.

Për amerikanët, është e rëndësishme që demokratët kanë rifituar kontrollin e Kongresit. Fitorja e tyre, riaktivizon disa nga kontrollet dhe balancat e kushtetutës amerikane kundër Donald Trumpit. Demokratët kanë tani fjalën e fundit mbi buxhetin federal. Ata do të përdorin seancat dëgjimore në Kongres dhe komisionet hetimore, për t’ia bërë më të vështirë jetën presidentit.

Nëse dhe kur prokurorit special, Robert Myler, do t’i lejohet të publikojë raportin e tij, ata nuk

do t’i fshehin nën qilim gjetjet e tij. Këto janë ngjarje të rëndësishme. Por ato nuk ndikojnë drejtpërdrejti tek interesat tona.

Për evropianët, ajo që duhet të marrë parasysh nga zgjedhjet e së martës, është se asnjë nga gjërat e mëdha në lidhje me rolin e Amerikës së Trump në botë, nuk ka gjasa të ndryshojë. Në fakt, këto rezultate sugjerojnë fuqishëm se revolucioni i politikës së jashtme të Trump do të thellohet dhe se ai do të bëhet gjithnjë e më i fortë, madje edhe i përhershëm.

Trump nuk u dobësua këtë javë. Ai ka më shumë gjasa se kurrë të fitojë një mandat të dytë, veçanërisht nëse demokratët janë të përçarë. Ndaj zgjedhjet e fundit, i tregojnë diçka shumë të rëndësishme pjesën tjetër të botës. Ato na dëshmojnë se “Amerika e Parë” është po aty, dhe që sigurisht do të jetë normaliteti i ri, se nuk është një shmangie fatkeqe, që mund të rivendoset në statuskuonë e vitit 2016.

Zgjedhjet e mesit të mandatit, sugjerojnë me forcë se 2 vitet e ardhshme, dhe më shumë gjasa  6 vitet e politikës ndërkombëtare amerikane do të jenë një vijimësi, ndoshta më me forcë, e 2 viteve të fundit. Për më tepër, s’ka asnjë garanci se çdo administratë e re që do të hyjë në fuqi në vitin 2024, do të jetë në gjendje të riparojë dëmet e shkaktuara nga trashëgimia ndërkombëtare Trumpiane.

Për evropianët kjo do të nënkupton përballjen me një ri-përshtatje historike. Botës dhe Evropës që lindën nga armëpushimi i nëntorit 1918, po u vjen fundi. Nga ajo datë e në vazhdim, fuqia, interesat dhe simpatitë e SHBA-ve mund të mbështeteshin dikur tek shpëtimi ushtarak dhe financiar në Evropës në kohë të vështira, dhe më vonë për të garantuar paqen dhe prosperitetin e saj nëpërmjet institucioneve politike, tregtare dhe financiare shumëpalëshe.

Kjo nuk po ndodh më. Dhe ndoshta s’do të ndodhë më kurrë. Sot, politika e “Amerika e Para” e Trump, do të thotë se ato vlera dhe institucione të përbashkëta kanë ndryshuar kursin e tyre. Marrëdhëniet e SHBA me pjesën tjetër të botës, duhet të jenë transaksionare. Të tipit “merre ose lëre”. Rrjedhimisht po merr fund edhe vetë koncepti i një botëkuptimi transatlantik, i përkushtuar ndaj ruajtjes së paqes, kombeve, kulturave, popujve dhe vlerave të Evropës.

Kjo do të thotë që Evropa dhe shtetet e saj kombëtare, mund ta gjejnë veten një ditë pa aleatë të natyrshëm, dhe se mbrojtja dhe projektimi i interesave evropiane, është tani një çështje për të cilën, me ngritjen e Kinës, përballë provokimeve ruse, dhe nën presionin e emigracionit dhe destabilitetit që vjen nga jugu, përgjegjësinë duhet ta marrin vetëm evropianët.

“Amerika e Para”, po e bën të pashmangshme “Evropa e Para”. Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, duhet të sigurojnë një kontroll të realitetit, të një rendi të ngjashëm edhe për Mbretërinë e Bashkuar. Dështimi i SHBA-së për të hedhur poshtë Trumpizmin këtë javë, vështirë se mund të vinte në një moment më serioz për këtë vend.

Ajo e lë një Britani në prag të Brexit, në rrezik për t’u bërë vasale jo vetëm e një ideje, por një përçarëse globale në tërësi. Nuk do shumë mund për t’u kuptuar, se nuk do të jetë në çdo rast në interesin e saj të përplaset, në kushtet e një ndryshimi tektonik në rendin ndërkombëtar, që po nxitet nga politika e brendshme amerikane.

Ne e mashtrojmë veten, nëse mendojmë se jemi thelbësorë për këtë unilateralizëm të ri amerikan. Është një fantazi të supozojmë se mund ta moderojmë “Amerika e Para”, përmes taktikës së së ‘Foreign Office’, të afrimit me establishmentin amerikan. Uashingtoni nuk punon më në atë mënyrë. Britania duhet të kërkojë diku tjetër aleatë.

Dhe vendi se ku t’i gjejë ata është i qartë. Duam apo jo, ne do të jemi gjithmonë ajo që na kanë bërë gjeografia dhe historia – një pjesë e rëndësishme e Evropës. Brexit ka qenë gjithmonë një marrëzi e rrezikshme në çdo aspekt. Të vazhdojnë tani në këtë rrugë, mund të duket së shpejti një akt gati vetëvrasës.

Një shekull më pare, në Francë heshtën më në fund armët. Gjatë 7 dekadave të kaluara, ne jetuam në një botë më të mirë dhe më të sigurtë, që kishte mësuar disa nga leksionet e hidhura rreth luftës masive dhe mjerimit. Sot ne jemi sërish të pasigurt, edhe pse në një mënyrë të re. Trump nuk është as miku, por as aleati ynë.

Ai po punon për të rivendosur një rend global të kompetencave sovrane konkurruese. Ai nuk ka interes mbi sigurinë tonë të përbashkët. As prosperiteti evropian, dhe as paqja – duke përfshirë paqen në Irlandë – nuk kanë kuptim për të. Ai ka një interes pozitiv në imponimin e një marrëveshjeje të pabarabartë tregtare, ndaj cilësdo qeveri britanike që e kërkon diçka të tillë.

Ai është tashmë rivali ynë, dhe potencialisht diçka më e keqe sesa kaq. Ai mund të qëndrojë në detyrë për 2 mandate. Në SHBA, këtë javë nuk ndryshoi asgjë. Ndërkohë pikërisht për këtë arsye, në Evropë ka ndryshuar gjithçka.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: “Evropa e Para”ardhurkohapse

TË LIDHURA

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim
Aktualitet

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Next Post
Super Ergys Kaçe, shënon eurogol në derbin e Athinës (Video)

Super Ergys Kaçe, shënon eurogol në derbin e Athinës (Video)

Plas te ‘Shihemi në gjyq’, burri përballet me gruan ‘tutore prostitutash’

Plas te 'Shihemi në gjyq', burri përballet me gruan ‘tutore prostitutash’

Copa Libertadores/Nuk ka fitues në aktin e parë, spektakël dhe gola në Boca-River

Copa Libertadores/Nuk ka fitues në aktin e parë, spektakël dhe gola në Boca-River







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com