Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Evolucioni/ Mitet dhe faktet

7 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha
Evolucioni/ Mitet dhe faktet

Më 12 shkurt 1809, lindi Çarls Darvin, babai i teorisë së evolucionit me anë të përzgjedhjes natyrore. E gjithë bota e kremton këtë ngjarje me Ditën e Darvinit. Më poshtë do t’ju tregojmë se cila është teoria e evolucionit, dhe cilat janë besimet e zakonshme (dhe të pasakta), në lidhje me të.

Speciet e gjalla ndryshojnë me kalimin e kohës, kur përzgjedhja natyrore vepron mbi popullatat, të përbërë nga individë të ndryshëm. Pasojat e kësaj dhe teorive të tjera, duhet ende të kuptohen nga shoqëria. Kjo është arsyeja pse ne jemi përballur me evolucionin e të kundërtës, duke filluar nga ajo që nuk është (por që gjithkush mendon se është).

  1. Evolucioni është vetëm një teori

Po dhe jo. Evolucioni është një fakt, por është gjithashtu edhe një teori shkencore:megjithatë, kuptimi i termit është i ndryshëm nga ajo që në përgjithësi nënkuptojmë ne. Një teori, në kuptimin e zakonshëm, është një spekulim pa shumë baza. Nga pikëpamja e shkencës, një teori është një shpjegim i plotë dhe i konfirmuar i disa aspekteve të botës natyrore, i arritur me zbatimin e metodës shkencore.

Një teori, na lejon gjithashtu të shpjegojmë aspektet e panjohura të natyrës, dhe madje të parashikojmë të ardhmen. Teoria e evolucionit, përveç përzgjedhjes natyrore, përfshin gjithashtu aspekte të tjera, të tilla si përzgjedhja seksuale dhe prejardhja gjenetike, të cilat e kompletojnë atë.

  1. Është ligji i më të fortit!

Jo. Shpesh dëgjojmë, se evolucioni justifikon agresionin dhe shtypjen, pasi është “ligji i më të fortit”. Koncepti është absolutisht i huaj për shkencën:më “të përshtatshmit” në një popullsi, nuk janë individët fizikisht më të fortë apo më agresivë, por individët që riprodhohen gjithnjë e më mirë. Për shembull, brejtësit, si lepujt nuk mund të thuhet se janë agresive apo më të forte, se një grabitqar. Megjithatë, ata janë ndër llojet më të përhapura të gjitarëve në Tokë.

  1. Është një dukuri e së kaluarës

Jo. Biologët kanë qenë në gjendje të studiojnë dhe të përshkruajnë shumë shembuj të ndryshimit evolutiv në kohën që ai ndodh. Për shembull, bashkëshortët Grant, biologët evolucionistë britanikë, kanë studiuar një popullsi të vogël të një zogu të vogël që banon në një ishull të Galapagos, dhe ata e kuptuan se gjatë dekadave, kjo popullatë kishte ndryshuar.

Një tjetër shembull i njohur, është zhvillimi i rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve, që ndodh vazhdimisht dhe në mbarë botën. Edhe njeriu, pavarësisht pretendimeve të disa biologëve, nuk ka ndalur kurrë së evoluari. Prandaj, evolucioni nuk kufizohet vetëm tek qeniet e së kaluarës siç janë dinosaurët.

  1. Është një proçes që ka një synim

Jo. Shumë njerëz e shohin evolucionin si një rrugë të gjatë që fillon në të kaluarën e largët, dhe ka një objektiv të saktë:lindjen e specieve tona, apo llojeve të tjera më të evoluara. Por vetë proçesi, siç shpjegohet nga Çarls Darvini, bazohet vetëm në suksesin e sjelljeve ose përshtatjet e tjera që lejojnë mbijetesën në një mjedis të veçantë dhe vetëm në momente të veçanta historike. Prandaj nuk ka lloje më të evoluara sesa të tjerët, ose veçanërisht “të preferuara” nga përzgjedhja natyrore.

  1. Ekzistojnë specie të ndërmjetme

Jo. Koncepti i një specieje të ndërmjetme, ose një hallke të zinxhirit është i gabuar, pasi këto specie do të ishin në gjysmë të rrugës, mes një të shkuare të papërsosur, dhe një të tashme në të cilën evolucioni e ka arritur përsosmërinë.

Për më tepër, ideja e hallkave lidhëse, si Homo Naledi, do të sugjeronte praninë e një zinxhiri të gjatë ose një shkalle të formave të jetesës, që fillojnë nga ato më pak të përsosurat, dhe deri tek më të përsosurat. Tanimë e dime, se speciet formojnë një lloj “shkurreje” komplekse dhe të ndërlikuar, pa një vijë të saktë që varion nga e kaluara deri në të tashmen.

  1. Ka “fosile të gjalla”

Jo. Kjo është vetëm një metaforë:Edhe pse shumë forma të jetës, si kafshë ashtu edhe bimë, janë të ngjashme me ato të së kaluarës, kjo s’do të thotë që ato nuk kanë ndryshuar për miliona vjet, a thua se evolucioni i tyre të mos kishte filluar asnjëherë.

Një shembull i njohur është çelakantoja, një peshk, forma më e ngjashme e të cilit daton rreth 400 milionë vjet më parë, por ngjashmëria me të kaluarën është vetëm sipërfaqësore, dhe këto specie kanë qenë shumë të ndryshme nga ato të sotmet.

  1. Ai mbështetet vetëm tek rastësia

Jo. I gjithë procesi i evolucionit përmes përzgjedhjes natyrore, përfshin të paktën 2 faza bazë:E para është gjenerimi i ndryshueshmërisë nëpërmjet mutacioneve, ose ndryshimeve të tjera në gjenomën(ADN-në e një individi). E dyta është zgjedhja e vërtetë natyrore, e cila eliminon individët që nuk arrijnë të riprodhohen në atë mjedis të veçantë.

Mutacionet, së bashku me rikombinimin dhe emigrimin në vende të tjera, mund të konsiderohen të krijuara rastësisht. Por përzgjedhja natyrore është një proçes i përkryer deterministik, shumë larg nga zgjedhja e rastësishme.

  1. Është gjithmonë përparim

Jo. Mendohet se speciet e së kaluarës, ishin më pak evolucionare se ato të sotmet, më pak të përsosura dhe të përshtatura për mjedisin. Në fakt, meqenëse evolucioni zgjedh vetëm individët që arrijnë të mbijetojnë në një kohë dhe vend të caktuar, në të kaluarën kanë jetuar specie që nuk ishin as më të mira dhe as më të keqija sesa sot, por vetëm të ndryshme.

  1. Është një teori për origjinën e universit dhe të jetës

Jo. Evolucioni përshkruan dhe shpjegon, vetëm atë që ka ndodhur, ndodh dhe do të ndodhë me speciet e gjalla. Proçesetkimike dhe fizike, që kanë çuar në format e para të jetës, si dhe Big Bengu, dhe shumë dukuri të tjera fizike nuk kanë të bëjnë me evolucionin përmes përzgjedhjes natyrore. Evolucioni “hyri në veprim” vetëm kur ka pasur qeliza, madje edhe ato shumë të thjeshta, që u riprodhuan.

  1. Është një udhëzues për sjelljen

Jo. Evolucioni nuk dikton udhëzime për sjelljen njerëzore. Këto të fundit, bazohen në themele të tjera:socialiteti, simbolet, morali, kultura …që ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe nga populli në popull. Nuk ka të bëjë aspak me skllavërinë apo racizmin, të cilat janë sjellje njerëzore, dhe as me pseudo-shkenca të tilla si fizionomia, që në fund të viteve 1800, pretendonte se kishte një lidhje direkte mes sjelljes së njeriut dhe tipareve të tij fizike.  (Burimi: Bota.al)

 

Tags: evolucionifaktetmitet

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Tërmetet shkundin Shqipërinë. Do shokoheni sa janë shënuar

Tërmetet shkundin Shqipërinë. Do shokoheni sa janë shënuar

Kushtet klimaterike po u marrin jetën pensionistëve në qytet, ja sa fitojnë ata në fshat

Kushtet klimaterike po u marrin jetën pensionistëve në qytet, ja sa fitojnë ata në fshat

SHBA rrezikohet nga sulmet kibernetike të Iranit

SHBA rrezikohet nga sulmet kibernetike të Iranit







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
Aktualitet

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër

by mirseda
22:32 | 18/11/2025
0

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë qarkun Shkodër këtë të martë, më 18 nëntor, kanë krijuar...

Iraku në ‘play-off’, kërkon Botërorin pas 40 vitesh

Iraku në ‘play-off’, kërkon Botërorin pas 40 vitesh

22:14 | 18/11/2025
Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

21:51 | 18/11/2025
Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

21:30 | 18/11/2025
Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

21:05 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com