Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Euro mbush 20 vjet – fillimi, sfidat dhe e ardhmja e monedhës

7 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Euro mbush 20 vjet – fillimi, sfidat dhe e ardhmja e monedhës

Në 1 janar euro-ja mbush 20 vjet, duke i mbijetuar dy dekadave të trazuara dhe duke u bërë monedha nr. 2 në botë.

Pas 20 vjetësh, euro-ja është bërë një instrument i fuqishëm në tregjet financiare, edhe pse mbetet prapa dollarit, i cili dominon tregun botëror.

Euro-ja ka përballuar disa sfida të mëdha, duke përfshirë vështirësitë e fillmit, krizën financiare të vitit 2008 dhe një krizë borxhi të eurozonës që kulmoi me paketa shpëtimi për disa vende.

Këto kriza vunë në provë unitetin e eurozonës, 19 vendet e Bashkimit Evropian që përdorin euron. Ndërsa disa analistë thonë se trazirat dhe elasticiteti i euros e kanë forcuar monedhën dhe e kanë bërë atë më pak të ndjeshme ndaj problemeve të ardhshme, vëzhgues të tjerë thonë se euro-ja do të mbetet e brishtë nëse nuk ka më shumë integrim në eurozonë.

Fillimet

Euro-ja lindi më 1 janar 1999. Fillimisht ajo ekzistonte vetëm si një monedhë virtuale për transaksionet financiare. Evropianët filluan të përdorin monedhën në kuletat e tyre tre vjet më vonë kur dolën në qarkullim kartmonedhat dhe monedhat e para.

Në atë kohë, vetëm 11 shtete anëtare përdornin monedhën dhe duhej të kualifikoheshin për disa parametra, si borxhi, deficiti dhe inflacioni. Përpara krijimit të euros, vendeve anëtare BE-së, Britanisë dhe Danimarkës, iu dha alternativa për të mos e përdorur monedhën e përbashkët.

Euro-ja përdoret tani nga mbi 340 milionë njerëz në 19 vende të Bashkimit Evropian, të cilat janë: Austria, Belgjika, Qiproja, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.

Anëtarëve tjerë të BE-së u kërkohet të bashkohen me eurozonën kur të plotësojnë kërkesat monetare për përdorimin e monedhës.

Popullariteti

Sot, euroja është më popullore se kurrë ndonjëherë gjatë dy dekadave të fundit, pavarësisht rritjes së lëvizjeve populiste në disa vende evropiane që shprehin skepticizëm ndaj Bashkimit Evropian.

Në një studim të Bankës Qendrore Evropiane, 64 për qind e të anketuarve në të gjithë eurozonën thanë se euro-ja është diçka pozitive për vendin e tyre. Gati tre të katërtat e të anketuarve thanë se mendonin se euro ishte e mirë për Evropën.

Në vetëm dy vende – Lituani dhe Qipro, shumica e njerëzve mendojnë se euroja është e keqe për ta.Kjo përbën një kontrast të madh me vitin 2010, kur Greqia dhe Irlanda morën paketa ndërkombëtare shpëtimi. Në atë kohë, vetëm 51 për qind e të anketuarve mendonin se euroja ishte e mirë për vendin e tyre.

Sfidat

Euro-ja u përball me sfida qysh në fillimet e saj me parashikimet se Banka Qendrore Evropiane ishte shumë e ngurtë në politikën e saj dhe se monedha shpejt do të dështonte. Euro-ja nuk u pëlqye menjëherë në shtëpitë dhe bizneset evropiane. Shumë njerëz e perceptonin hyrjen e saj në qarkullim si një rritje çmimesh për mallrat e përbashkëta.

Më pak se dy vjet pas hyrjes në qarkullim, kur një euro shkëmbehej me 1.1747 dollarë, monedha kishte humbur 30 për qind të vlerës. Banka Qendrore Evropiane ndërhyri me sukses për të ndalur zhvlerësimin e mëtejshëm të euros.

Sfida më e madhe për bllokun ishte kriza financiare e vitit 2008-s, e cila më pas nxiti një krizë borxhi të eurozonës që kulmoi me paketa shpëtimi për disa vende.
Dhjetëra miliarda euro iu huazuan Greqisë, Irlandës, Portugalisë, Qipros dhe Spanjës, ose për të shpëtuar bankat e tyre ose për shkak se investitorët nuk donin të hidhnin para në ato vende.

Këto zhvillime nxorën gjithashtu në pah pabarazinë ekonomike midis shteteve anëtare, veçanërisht midis veriut më të pasur dhe vendeve jugore të ngarkuara me borxhe.
Vendet më të dobëta përjetuan si avantazhe ashtu edhe disavantazhe nga hyrja në eurozonë.

Vendet më të dobëta përfituan menjëherë, duke kursyer triliona euro për shkak të uljes së kostos së huamarrjes të monedhës së re.
Megjithatë, gjatë periudhave të rënies ekonomike, ata kishin më pak alternativa për të vepruar.

Zakonisht, në një krizë financiare, monedha e një vendi bie në vlerë, duke i bërë mallrat e saj më konkurruese dhe duke lejuar ekonominë të stabilizohet. Por në eurozonë, monedha në vendet e varfëra nuk mund të zhvlerësohet, sepse ekonomitë më të forta si Gjermania e mbajnë atë të lartë.

Ekspertët thonë se periudhat e krizës së borxheve nxorën në pah disa nga gabimet e projektit të euros.

Megjithatë, euro-ja i mbijetoi krizës financiare nëpërmjet një kombinimi masash të Bankës Qendrore.

E ardhmja

Kreut të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi i njihet merita e shpëtimit të euros në vitin 2012, kur tha se banka do të bënte “gjithçka që duhej” për ta mbrojtur monedhën.

Disa ekspertë thonë se fleksibiliteti i bankës dëshmon se ajo është në gjendje të përballojë sfidat financiare.

Por sipas disa vëzhguesve të tjerë, 19 vendet e monedhës së përbashkët nuk kanë bërë mjaft për të kryer reforma politike të nevojshme në mënyrë që vendet e ndryshme të bashkëpunojnë më mirë për politikën fiskale dhe që të jenë më të përgatitur për krizat e ardhshme.

Propozimet për një koordinim më të madh, duke përfshirë një union bankar dhe një buxhet të eurozonës, janë ende në fazat e planifikimit./VOA

TË LIDHURA

Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane
Kryesore

Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane

09:19 | 07/08/2025
Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime
Aktualitet

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

22:03 | 06/08/2025
“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën
Aktualitet

“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

21:45 | 06/08/2025
Next Post
Flasin ekspertët: Përjetimet e njerëzve para se të vdesin

Flasin ekspertët: Përjetimet e njerëzve para se të vdesin

Ndërrimi i viteve në Shqipëri/ Gjirokastra nuk shpenzon, Fieri “harron” që ka festë

Ndërrimi i viteve në Shqipëri/ Gjirokastra nuk shpenzon, Fieri “harron” që ka festë

Merret vendimi për Khabib dhe McGregor, rusi e pëson më keq

Revanshi Khabib-McGregor, 2019-a nis me spektakël

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Arrestohet ‘skifteri’ i Durrësit, Vidhte para dhe sende me vlerë në automjete, banesa e motoçikleta
Aktualitet

Arrestohet ‘skifteri’ i Durrësit, Vidhte para dhe sende me vlerë në automjete, banesa e motoçikleta

by mirseda
09:58 | 07/08/2025
0

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur më herët në kërkim, i dyshuar...

Vde*ja e minatorit në Bulqizë, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

Vde*ja e minatorit në Bulqizë, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

09:56 | 07/08/2025
Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane

Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane

09:19 | 07/08/2025
SKANDAL në ndeshjen e Champions League, tifozët polakë shpalosin banerin provokues ndaj Kosovës

SKANDAL në ndeshjen e Champions League, tifozët polakë shpalosin banerin provokues ndaj Kosovës

09:00 | 07/08/2025
Hyjnë në fuqi tarifat e reja historike të Trump, cilat vende preken dhe si

Hyjnë në fuqi tarifat e reja historike të Trump, cilat vende preken dhe si

08:51 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com