Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Euro e nis vitin në rritje të lehtë ndaj monedhës vendase, e pasigurt si do vijojë

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Euro e nis vitin në rritje të lehtë ndaj monedhës vendase, e pasigurt si do vijojë

Monedha e përbashkët e ka nisur këtë vit duke fituar pikë lehtë ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.43 lekë, me një rritje të lehtë prej 0.01 lekësh në krahasim me ditën e fundit të 2018-s.

Në raport me datën 26 dhjetor, kur euro arriti në nivelin më të ulët nga gushti 2008, duke zbritur në 122.69 lekë, monedha e përbashkët ka fituar 0.74 lekë, duke u forcuar ndjeshëm në pak ditë.

Forcimi i euros është një tendencë sezonale në dy ditët e fundit të vitit dhe në fillim të janarit, pas rënies së saj në dhjetor si rrjdhojë e efekteve sezonale, që lidhen kryesisht me prurjet valutore të shtuara nga emigrantët.

Megjithatë, ekspertët nuk janë në gjendje të parashikojnë se si do të jetë ecuria e monedhës së përbashkët në 2019-n, për shkak se vitin e kaluar ajo u ndikua nga faktorë që nuk lidhen me të ashtuquajturit faktorë fondamentalë, apo burimet zyrtare të hyrjes dhe daljes së valutës. Deficiti i llogarisë korente (bilanci zyrtar i hyrjeve dhe daljeve të valutës nga vendi) shënoi për 9 mujorin 2018 një përmirësim prej vetëm 63 milionë eurosh, shumë që ka një efekt pothuajse të papërfillshëm, pasi kaq janë vetëm transaksionet e një ditë.

Në vitin 2018, kursi mesatar i këmbimit për gjithë vitin ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004-a. Dy faktorët jo fondamentalë që ndikuan ishin konvertimet e kapitalit të bankave dhe paratë informale.

Një faktor që ndikoi ishin konvertimet e kapitalit të disa bankave nga euro në lekë, që erdhi si rrjedhojë e procesit të shkrirjes së disa bankave (Veneto u përthith nga Intesa dhe NBG nga ABI Bank). Këtyre iu shtua dhe disbursimi i një kredie të BERZH për Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se këto transaksione përbënin një shumë afër 300 milionë euro për t’u konvertuar në një moment të caktuar, duke ushtruar presion për nënçmimin e euros. Shitblerjet e bankave pritet të vazhdojnë, teksa disa transaksione janë ende në proces dhe mund të kërkojnë sërish konvertim kapitali.

Një tjetër faktor që vlerësohet të ketë shtuar ofertën për valutë që nga gjysma e dytë e vitit 2016, kur filloi dhe rënia e euros është rritja e hyrjes së valutës informale, e cila rezulton se po pastrohet në vend. Në një raport të fundit të MONEYVAL, mekanizimi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, vihej në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave. Raporti konstatonte se “Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave”.

Ndërsa lojërat e fatit janë mbyllur tashmë, ndërtimi pritet të vazhdojë me ritme të larta. Sipas të dhënave të INSTAT, për 9 mujorin janë dhënë gjithsej 268 leje ndërtimi në kryeqytet, me një rritje prej 38% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bashkia Tiranë pret të arkëtojë 3.7 miliardë lekë (30 milionë euro) në 2018-n nga taksa e infrastrukturës për ndërtimet e reja. Edhe në 2019-n, parashikohet të mblidhen nga kjo taksë (që është kryesisht sa 8% e çmimit të shitjes) rreth 4 miliardë lekë, që i korrespondon një volumi ndërtimi prej 50 miliardë lekë, ose rreth 400 milionë eurosh. /Monitor

 

TË LIDHURA

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

18:43 | 25/07/2025
Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi
Aktualitet

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Next Post
RENEA, sekretet dhe operacionet më të bujshme të njësisë elitë të policisë shqiptare (video)

RENEA, sekretet dhe operacionet më të bujshme të njësisë elitë të policisë shqiptare (video)

Ndërron jetë i burgosuri në Kukës, çfarë thotë policia

Ndërron jetë i burgosuri në Kukës, çfarë thotë policia

Edicioni informativ i datës 3 janar 2019, në “Tirana Today”

Edicioni informativ i datës 3 janar 2019, në "Tirana Today"

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025




TË FUNDIT

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

by mirseda
18:43 | 25/07/2025
0

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”,...

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

15:30 | 25/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com