Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ermonela Jaho, nga kujdesi për të moshuarit në skenat botërore

9 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Ermonela Jaho, nga kujdesi për të moshuarit në skenat botërore

El Pais/Kur Shqipëria ishte ‘‘Koreja e Veriut e Evropës’’, aty jetonte një vajzë që ëndërronte të bëhej këngëtare.

Aq shumë ëndërronte, sa në moshën 18-vjeçare erdhi në shqip me stilin e çmendur të këngës ‘‘La Traviata’’.

‘‘Kur e këndova më vonë në italisht, vura re se ndryshimi ishte një humnerë. Pothuajse një tjetër histori’’, thotë Ermonela Jaho.

Që atëherë, kjo soprano që për disa është një Maria Callas e shekullit XXI, bart 250 paraqitje të operës ‘‘Verdi’’, duke përfshirë edhe performancën e dy viteve më parë në ‘‘Teatro Real.’’

Në këtë performancë, ajo përloti një audiencë të tërë, e cila e ndoqi shfaqjen përmes ekraneve gjigante të vendosura në sheshet e Madridit.

Nga Teatro Real, ajo rrezatoi gjysmën e vendit edhe përgjatë ritransmetimeve të ‘‘La Traviata’’ dhe ‘‘Madama Butterfly’’, gjë e cila e ka bërë Ermonela Jahon një këngëtare të dashur për publikun.

Publiku, tashmë e ka kuptuar se lidhja midis tij dhe Ermonelës nuk vjen nga teknika e saj e të kënduarit, por tek diçka që tejkalon atë, tek vetë jeta.

Transmetimi i këtyre emocioneve, kërkon vuajtje dhe këmbëngulje, dhe në një masë të madhe, njëfarë çmendurie.

‘‘Unë nuk ëndërroja të bëhesha këngëtare, unë isha në delir me muzikën. Ishte gati patologjike’’, rrëfen Jaho në skenën e teatrit ku ajo triumfon gjithmonë.

Për të kuptuar këtë patologji duhet të kthehemi pas në histori, tek vullneti dhe ambicia e Ermonelës. Ajo përjetoi mjerimin e emigrantëve shqiptarë të viteve 1990 dhe kur të huajt pështynin mbi dinjitetin e tyre.

Ajo u kujdes për fëmijët dhe të moshuarit në Italinë e atyre viteve, kur vala e shqiptarëve në fillim të viteve 1990, u ul me butësi në ato anije mallrash të mbushura me ëndrra për mbijetesë.

Sopranoja Katia Ricciarelli ishte ajo që ngjizi mësimet e të kënduarit tek Ermonela.

Hap pas hapi, Ermonela arriti të përfundonte trajnimin midis orëve të saj të punës dhe fitoi gjithçka në bazë të meritës.

‘‘Unë kam ardhur që 18 vjeç pa asnjë cent. Punoja kudo që të mundja. Kishte ditë që nuk kisha për të ngrënë. Përjetova vuajtjet më të paimagjinueshme, ndieja keqardhje për veten, aq sa mendoja se nuk e meritoja të jetoja në këtë botë. Por, asnjëherë nuk e jepja veten sepse në të kundërt do të hiqja dorë. Kështu që, çdo natë kur bija të flija mendoja vetëm për ëndrrën time. Kjo ishte ajo që më mbajti gjallë’’.

Aq shumë ka vuajtur dhe ëndërruar ajo, sa në çdo shfaqje publiku vë re dikë që nuk e ka pasur të lehtë në jetë.

‘‘Në skenë ngjitem sikur do të jetë hera e fundit që do të këndoj. Padyshim një ditë do të ndodhë; nuk do të kem zë për të kënduar. Do të më duhet ta pranoj. Ndoshta po e ekzagjeroj paksa. Por, kjo shkon në limitet e atij udhëtimi që më përfshin aq shumë sa ndonjëherë nuk dëgjoj dot duartrokitjet e publikut. Kjo është edhe një shenjë respekti për ta.”

Në moshën gjashtë vjeçare, babai i saj brumosi tek ajo dëshirën e tij. “Babai im, ushtarak dhe nëna ime mësuese, e njihnin shumë mirë këtë ndjesi. Ata mendonin se do të kthehesha sërish në Shqipëri. Ata kanë ndërruar jetë. Mungesa e tyre më dhemb vazhdimisht. U ktheva për t’u transmetuar këngëtarëve të rinj nga eksperienca dhe dija ime. Por, më shqetëson fakti se ata nuk i përfshin ai pasion i flaktë që më pushonte mua për gjithçka. Sot, ata i shoh më konformistë. Vendi është paska më mirë tani dhe ndoshta kjo nuk i shtyn ata në rebelim për të kërkuar me ngulm atë që duan.”

I vlerëson të gjitha dhimbjet dhe vuajtjet. “Pa to nuk do të këndoja kështu si sot. Duke qenë natyrë pozitive i vlerësoj shumë ato që më kanë ndodhur. Jeta ka qenë shkolla ime. Një këngëtar duhet të jetë si një libër i hapur dhe të transmetojë gjithçka nga eksperienca e tij e të kënduarit. Kështu arrihet edhe  çlirimi i thellë i shpirtit. Publiku e pikas menjëherë atë, nuk mund ta mashtrosh lehtë.”

Gjithçka ose asgjë: “Kredhja nuk më intereson. Jam në kërkim të katarsisit. Sot këngëtari duhet të arrijë fundin; jo realitetin, por të vërtetën, e cila është e ndryshme. Nëse ‘‘zhytesh thellë” nuk e sheh dot fundin e udhëtimit. Ndonjëherë mendoj se në një tjetër jetë duhet të kem qenë një flutur… një dashuri e pakushtëzuar, që e kanë ndjekur. E kush nuk e ka dashur atë në jetë? Kjo është mënyra e të qenit mesdhetar, apo ajo?”

Përshtati për Tirana Today, Bardhi Quku

 

Tags: brumosiermonela jahokujdesimesimetoperatskenat boterorete kenduaritte moshuarit

TË LIDHURA

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut
Aktualitet

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje
Aktualitet

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje

20:35 | 18/02/2026
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person

19:40 | 18/02/2026
Next Post
Këshilli i Sigurimit, vendos sanksione të reja kundër Phenianit

OKB: Sanksione ndaj atyre që kanë lidhje me ISIS dhe al-Kaedën

Trump dhe Putin arrijnë paktin: Assad ikën nga pushteti

Putin dhe Trump biseduan, por mos vini bast për ndonjë ndryshim të vërtetë

Mënyrat si mund të ulni temperaturën e trupit kur goditeni nga i nxehti

Mënyrat si mund të ulni temperaturën e trupit kur goditeni nga i nxehti







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

by mirseda
22:36 | 18/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të...

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

21:57 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

21:12 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com