Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar.
Veliaj u transportua me një furgon policie nga paraburgimi i Durrësit drejt Tiranës dhe, sapo zbriti, përshëndeti me dorë gazetarët dhe operatorët që ndodheshin në vendngjarje
Në momentin kur një prej gazetarëve e pyeti nëse “kryeministri Rama ka shkelur Kushtetutën”, ai nuk arriti të japë një përgjigje, pasi u shoqërua menjëherë nga efektivët e policisë brenda ambienteve të Gjykatës, ku do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e ankimit të tij për shkarkimin nga detyra.
	    	














