Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Erdoğan i tregon forcën Greqisë: Të vendosur për emrin e Maqedonisë

7 vjet ago
in Të Gjitha
Erdoğan i tregon forcën Greqisë: Të vendosur për emrin e Maqedonisë

Presidenti i Turiqisë Recep Tayyip Erdoğan në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov lidhur me çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë u shpreh se “Ne jemi vendi i parë që ka njohur emrin kushtetues. Do të jemi atje ku ishim deri tani”.

Erdoğan dhe Ivanov, pas bisdemeve të mbajtura kokë me kokë dhe mes delegacioneve në Kompleksin Presidencial, zhvilluan një konferencë shtypi të përbashkët.

Presidenti i Turqisë duke shprehur kënaqësinë e tij për mirëpritjen e Ivanovit dhe delegacionit të tij, tha se vizita e Ivanovit është një tregues i rëndësishëm i lidhjeve të lashta dhe ndjenjave vëllazërore mes Turqisë dhe Maqedonisë.

Erdoğan më tej duke theksuar se në takimet kokë me kokë dhe ato mes delegacioneve kanë trajtuar marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha dimensionet dhe kanë vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit, u shpreh se kanë konfirmuar rritjen e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve në nivele shumë më të larta si ato politike dhe kulturore. Erdoğan shprehu besimin se vëllimi i aktual i tregëtisë bilaterale me përpjekje të përbashkëta mund të rritet edhe më shumë.

Ai tha se do të vazhdojnë të inkurajojnë biznismenët dhe të japin mbështetjen e duhur në këtë drejtim.

“Shpresojmë se në periudhën e ardhëshme më shumë kompani turke do të veprojnë në Maqedoni dhe do të shërbejnë në sjelljen ekonomisë së vendit në një pikë më të mirë”, tha Erdoğan duke shprehur dëshirën për rritjen e investimeve turke në Maqedoni.

Do ta çrrënjosim organizatën terroriste FETO nga Ballkani

Presidenti Erdoğan më tutje u shpreh se, “Maqedonia ka treguar se është e vendosur në rritjen e bashkëpunimit tonë edhe në çështjen e luftës kundër terrorizmit. Veçanërisht FETO përbën një kërcënim serioz edhe për të dyja vendet. Jemi të vendosur për çrrënjosjen e kësaj organizate nga çdo vendi i botës. Natyrisht edhe Maqedonia është një ndër vendet ku FETO ka zhvilluar strukturimin e saj. Sot miku im i çmuar ndau hapur dhe qartë me ne hapat të cilat mund të merren në lidhje me këtë çështje. Shpresojmë që me mbështetjen e miqve tanë do ta çrrënjosim organizatën terroriste FETO nga Ballkani”.

Erdoğan tha se Turqia ka mbështetur në mënyrë të vendosur dhe fuqishëm Republikën e Maqedonisë që nga dita kur ka shpallur pavarësinë. “Këtë qëndrim e demonstruam qartë duke e njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues dhe identitetit kombëtar dhe si shteti i parë që ka emëruar ambasador në Maqedoni”, tha Erdoğan.

Presidenti i Turqisë duke treguar se ruajtja e qetësisë dhe paqes në Maqedoni, e cila është pasqyra e Ballkanit, është një shembull i rëndësishëm për rajonin, vazhdoi duke thënë.

“Në lidhje me çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë shpresojmë se palët do të tejkalojnë këtë problem me vullnetin reciprok. Integrimi i Maqedonisë në institucionet euroatlantike ka rëndësi kritike në këtë kontekst. Turqia gjithashtu edhe në këtë çështje është duke vazhduar mbështetjen e saj tradicionale ndaj Maqedonisë. Shpresoj që kjo vizitë e mikut tim të çmuar të thellojë marrëdhëniet tona bilaterale dhe bashkëpunimin tonë në këto çështje”.

Erdoğan duke iu përgjigjur ftesës së homologut të tij të Maqedonisë, tha se në rast se programi i tij përshtatet në muajin maj do të zhvillojë një vizitë kthyese në Maqedoni.

Çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë

Presidenti Erdoğan në lidhje me pyetjen e një gazetare nga Maqedonia se Turqia ka një qëndrim parimor për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, dhe vallë do të vazhdojë këtë qëndrim në të ardhmen tha se “Këtu nuk bëhet fjalë për asnjë hezitim. Ne jemi vendi i parë që ka njohur emrin kushtetues. Do të jemi atje ku ishim deri tani. Turqia asnjëherë nuk ka pasur qëndrim të pavendosur në diplomaci. Ne pasi që e japim vendimin tonë vdesim por nuk kthehemi kurrë nga vendimi”.

Ivanov në Ankara: Turqia është mik i madh i Maqedonisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, pas takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, mbajti një konferencë të përbashkët të shtypit

Presidenti Ivanov theksoi se Maqedonia kultivon marrëdhënie tradicionalisht miqësore me Turqinë.

“Me këtë vizitë zyrtare edhe njëherë u konfirmua fakti se ju jeni mik i madh i Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Republika e Maqedonisë kultivon marrëdhënie tradicionalisht miqësore me Republikën e Turqisë dhe dinamika e takimeve tona është dëshmi për miqësinë tonë dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë që e kemi si dy vende dhe si dy popuj”, theksoi Ivanov.

Falënderim ndaj Turqisë për mbështetjen parimore të Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s

Ivanov shtoi se me presidentin e Turqisë Erdoğan kanë biseduar për çështje të brendshme politike të të dyja vendeve për gjendjet aktuale në rajon, por edhe për çështje me interes të jashtëm politik të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë.

Lidhur me qëllimet strategjike dhe prioritetet e Republikës së Maqedonisë, presidenti Ivanov shprehu falënderime për mbështetjen parimore afatgjate dhe parezervë dhe veçmas për mënyrën që Republika e Turqisë e mbështet Maqedoninë, në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në NATO.

“Pikërisht në këtë drejtim është Marrëveshja për partneritet strategjik mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, e cila mbetet bazë e fuqishme për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe përforcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve mike. Këtu nuk mund mos të përmend mbështetjen financiare dhe logjistike që Turqia ia ndan Armatës së Republikës së Maqedonisë edhe atë çdo vit, që po ashtu ne lartë e vlerësojmë”, theksoi Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë porositi se pret mbështetje konstruktive dhe lobim për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

“Zhbllokimi i proceseve integruese është kyçe për stabilitetin dhe sigurinë afatgjate të mbarë rajonit. Në periudhën e ardhshme presim mbështetje konstruktive, ndihmë dhe lobim të hapur për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Aleancë nga ana e miqve tanë, vendet anëtare të NATO-s. Ftesa për anëtarësim do të jetë nxitje shtesë për proceset nacionale reformuese dhe do të paraqes një shembull pozitiv në rajon”, porositi Ivanov.

Falënderim deri te Turqia për qëndrimin parimor për zgjidhjen e kontestit rreth emrit

Presidenti Ivanov shprehu falënderim për, siç tha, qëndrimin parimor të Republikës së Turqisë për zgjidhjen e kontestit bilateral që Republika e Greqisë e ka me Republikën e Maqedonisë dhe ka të bëjë me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

“Në shekullin 21 është e palejuar që e drejta sovrane e vetëpërcaktimit të një shteti të kontestohet nga cili do shtet tjetër. Dallimet rreth emrit duhet të zgjidhen në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe në kornizë të definuar me Kartën e KB-ve, Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB-ve, marrëveshjen e përkohshme që e kemi me Greqinë, por edhe me aktvendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2011”, tha Ivanov duke nënvizuar se “Prekja e çështjeve siç është identiteti, gjuha dhe kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, nuk kontribuon, por përkundrazi, vështirëson procesin e gjetjes së zgjidhjes. Më gëzon fakti që presidenti Erdoğan edhe gjatë kësaj vizite edhe gjatë deklaratës së tij theksoi mirëkuptim të plotë për qëndrimin tonë në raport me këtë temë dhe qëndron në anën e Maqedonisë”.

Presidenti Ivanov u përqëndrua edhe në sfidat e sigurisë me të cilat përballet tërë rajoni dhe informoi se me presidentin turk Erdoğan janë pajtuar se është me rëndësi të veçantë përforcimi i bashkëpunimit mes shërbimeve policore dhe agjencive të zbulimit të të dyja vendeve në këtë fushë.

Jemi të vetëdijshëm çfarë e keqe i është shkaktuar Turqisë nga FETO

Në pres konferencën presidenti Ivanov u përqëndrua në luftën që e udhëheq Republika e Turqisë kundër organizatave terroriste.

“I ndjekim të gjitha aksionet që i ndërmerr Republika e Turqisë. Jemi të vetëdijshëm çfarë e keqe i është shkaktuar Turqisë nga organizatat terroriste, veçmas nga organizata FETO dhe ne që në fillim si shtet e kemi thënë qëndrimin tonë dhe mbështetjen për të gjitha institucionet e zgjedhura në mënyrë legjitime në Republikën e Turqisë. Është e drejtë sovrane e Turqisë që t’i mbrojë qytetarët dhe kufijt nga të gjitha format e terrorizmit”, theksoi Ivanov.

Mes tjerash, presidenti Ivanov theksoi se Republika e Turqisë në Maqedoni është e pranishme përmes mbështetjes institucionale dhe ndihmës, duke theksuar institucionet TIKA dhe Institutin “Yunus Emre”, si një nga shembujt më të dukshëm.

Ivanov u përqëndrua edhe në bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë dhe Turqisë, duke theksuar se ai duhet rritur.

“U dakorduam se bashkëpunimi ekonomik duhet të ndjek shembullin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme dhe në këtë kuptim, të dyja vendet duhet të synojnë drejt arritjes së nivelit të lartë të shkëmbimit tregtar, qëllim që është ambicioz por edhe i arritshëm”, tha Ivanov duke shprehur falënderim për investimet turke në Maqedoni./AA

Tags: emrinerdoganforcënGreqisëMaqedonisëtregonvendosur

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Kapet 44-vjeçari me dollarë falsë, ja shuma e madhe që iu gjet

Kapet 44-vjeçari me dollarë falsë, ja shuma e madhe që iu gjet

Shengen mbetet i mbyllur, cilët janë dy “fëmijët e pashtruar” të Evropës

Shengen mbetet i mbyllur, cilët janë dy "fëmijët e pashtruar" të Evropës

Video/ Projekti transformues, Rama: Deri dje nuk mbillej dot asgjë

Video/ Projekti transformues, Rama: Deri dje nuk mbillej dot asgjë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari
Sport

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

by mirseda
21:35 | 11/08/2025
0

Tirana ndërhyn në merkato. Klubi kryeqytetas ka siguruar shërbimet e sulmuesit Falaye. Lajmi është bërë i ditur,...

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025
Reali merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

Reali merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

21:10 | 11/08/2025
Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!

Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!

20:30 | 11/08/2025
Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët

20:05 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com