Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Erdogan sulmon Mitsotakis: Po luan lojë të gabuar, Turqia e ka “çmendur” Greqinë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Erdogan sulmon Mitsotakis: Po luan lojë të gabuar, Turqia e ka “çmendur” Greqinë

Pak orë nga samiti vendimtar i Berlinit, presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan pas largimit nga Turqia drejt Gjermanisë u hodh në sulm ndaj Greqisë dhe kryeministrit të saj.

Presidenti turk tha se Athina është në një pozitë shumë të vështirë sepse nuk ishte e ftuar në takim. Ai u shpreh se “Turqia e ka çmendur Greqinë”.

Duke iu referuar Kyriakos Mitsotakis, ai tha se Kryeministri grek po “luante lojën e gabuar” dhe se “hapat që ai po ndërmerr nuk janë të drejtë”.

Tayip Erdogan gjithashtu iu referua vizitës së gjeneralit, Chalifa Haftar në Greqi, duke theksuar se nuk kishte asnjë arsye që qeveria greke ta takonte, në një kohë kur lideri i njohur i Kombet e Bashkuara në Libi është kryeministri libian, Fajis al-Sarradsh, i cili drejton vendin që nga viti 2016 me të ashtuquajturën “Qeveri e Unitetit Kombëtar”.

Presidenti turk ka akuzuar komunitetin ndërkombëtar se nuk ka reaguar siç duhet ndaj sulmeve të “grushtit të shtetit” nga Haftar.

Ai pohoi se “organizatat terroriste si ISIS dhe al-Kaeda kanë rikthyer terren në Libi dhe sulmet e tyre kërcënojnë të gjithë pellgun mesdhetar” dhe se “Turqia ka çelësin për paqen në Libi”.

Shtetet e paftuara

Greqia do të kishte marrë pjesë me dëshirë në këtë konferencë. Qeveria në Athinë është e shqetësuar për marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe Libisë për përcaktimin e kufijve detarë. Vërtet kjo ujdi nga pikëpamje ndërkombëtare juridike nuk do të qëndronte, por Turqia përmes manovrave detare ka treguar se është e vendosur të bëjë realitet pretendimet e saj.

Këtu futet edhe e drejta e shfrytëzimit të atyre pjesëve të fushave me gaz që bien në territorin e saj përmes ndryshimit të kufijve detarë. Greqia i trembet kësaj marrëveshjeje që për të kufizon lirinë e lëvizjes detare. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur i shqetësuar të premten në një telefonatë me kancelaren Merkel për “aksionet destabilizuese të Turqisë”.

Edhe Tunizia, vendi fqinj i Libisë nuk është ftuar në konferencë. Ambasadori tunizian, Ahmed Chafra në Berlin kundrejt Deutsche Ëelles është shprehur me tone kritike. “Kjo na ka habitur shumë, sepse Tunizia është vendi, që pëson e para dëmet më të mëdha, për çdo gjë që ndodh në Libi.”

Ai theksoi, se “është e rëndësishme të dihet, se një pjesë e sfidave të mëdha që ka Tunizia në ekonomi dhe siguri kanë të bëjnë me situatën në Libi.”

TË LIDHURA

DW: Izraeli dëshiron të vendosë vetë për trupat ndërkombëtare
Bota

DW: Izraeli dëshiron të vendosë vetë për trupat ndërkombëtare

08:58 | 28/10/2025
Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra
Bota

Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

21:48 | 27/10/2025
Zelensky: Po zgjerojmë mbulimin gjeografik të sulmeve ndaj territorit rus
Bota

Zelensky: Po zgjerojmë mbulimin gjeografik të sulmeve ndaj territorit rus

21:05 | 27/10/2025
Next Post
‘Nënë mos ki frikë, se ke djemtë në Selanik’/ Mesazhi emocionues për Shqipërinë

‘Nënë mos ki frikë, se ke djemtë në Selanik’/ Mesazhi emocionues për Shqipërinë

Lëvizje të mëdha/ NATO ‘pushton’ Kuçovën

Lëvizje të mëdha/ NATO ‘pushton’ Kuçovën

Një tërmet i fuqishëm 6.2 ballë ‘shkundi’ këtë shtet, detajet

Shqipëria në panik/ Një tjetër tërmet i fuqishëm ‘shkund’ vendin







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Minatorët e Spaçit në ditën e17-të protestës, drejtuesit e kompanisë i kërcënojnë me largim nga puna
Aktualitet

Minatorët e Spaçit në ditën e17-të protestës, drejtuesit e kompanisë i kërcënojnë me largim nga puna

by mirseda
09:01 | 28/10/2025
0

Protesta e minatorëve të Spaçit ka hyrë sot në ditën e saj të 17-të, ndërsa kompania ende...

DW: Izraeli dëshiron të vendosë vetë për trupat ndërkombëtare

DW: Izraeli dëshiron të vendosë vetë për trupat ndërkombëtare

08:58 | 28/10/2025
Seanca paraprake për Erion Veliaj, do të shqyrtohen akuzat penale që rëndojnë ndaj tij

Seanca paraprake për Erion Veliaj, do të shqyrtohen akuzat penale që rëndojnë ndaj tij

08:56 | 28/10/2025
Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë

22:30 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

21:54 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com