Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Erdogan kontrollon pasurinë e Turqisë, emëron dhëndrin ministër të financave

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Erdogan kontrollon pasurinë e Turqisë, emëron dhëndrin ministër të financave

“Ministër i Thesarit dhe Financave, zoti Berat Albayrak”. Kjo fjali e Presidentit Erdogan shkaktoi rënien e mëtejshme të monedhës vendase, lirës.

Vetëm pak orë pasi bëri betimin si President me pushtet të zgjeruar i Turqisë, zoti Erdogan caktoi në drejtimin e ekonomisë së vendit dhëndrin e tij.

Zoti Erdogan zhvilloi një fushatë të gjatë për zhvendosjen e sistemit kushtetues të Turqisë drejt një presidence ekzekutive. Ai tashmë premton një transformim të mëtejshëm të vendit, të cilin e ka dominuar politikisht prej 15 vjetësh.

Përzgjedhja e zotit Berat Albayrak për postin e ministrit të thesarit dhe financave ka ngjallur debate.

Mungesa në kabinetin qeveritar e emrave të mirënjohur pro-tregut shkaktoi një rënie të mëtejshme me 3% të lirës. Monedha e rifitoi vlerën e humbur brenda ditës së martë. Lira ka humbur këtë vit gati 1/5-tën e vlerës së saj përkundër dollarit.

Ndërkaq, ekonomia vazhdon të jetë çështja më delikate për zotin Erdogan.

Investitorët kanë qenë gjithnjë të shqetësuar prej tendencës së zotit Erdogan për një kontroll më të madh të politikave monetare. Caktimi i dhëndrit të tij në drejtimin e financave e përkeqëson më tej situatën.

Një ndër dekretet e para që zoti Erdogan nënshkroi sapo bëri betimin, ishte marrja e autoritetit për emërimin e guvernatorit të bankës qendrore dhe të anëtarëve të komisionit për politikën monetare.

Më parë, emërimet për këto poste bëheshin nga këshilli i ministrave.

Tags: dhëndrinemeronerdogankontrollonministerpasurinëtë financaveTurqisë

TË LIDHURA

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes,  Tajani:Do të jemi si vëzhgues
Bota

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes, Tajani:Do të jemi si vëzhgues

15:15 | 17/02/2026
Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë
Bota

Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë

19:00 | 16/02/2026
Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat
Bota

Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat

17:38 | 16/02/2026
Next Post
Nga Ramos tek Dybala, ja si e urojnë lojtarët Ronaldon

Nga Ramos tek Dybala, ja si e urojnë lojtarët Ronaldon

Dieta e duhur për njerëzit me diabet të tipit 1

Dieta e duhur për njerëzit me diabet të tipit 1

Juventus nuk ndalet, pas Ronaldos kërkon një madrilen tjetër

Juventus nuk ndalet, pas Ronaldos kërkon një madrilen tjetër







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Përshëndeti miqtë e saj në ekran, reagon e prekur bashkëshortja e Artan Kolës
Showbizz

Përshëndeti miqtë e saj në ekran, reagon e prekur bashkëshortja e Artan Kolës

by mirseda
18:36 | 17/02/2026
0

Lirije Kola, bashkëshortja e këngëtarit Artan Kola ka folur për herë të parë, lidhur me raportin special...

18 vjet Kosovë e pavarur/ Salianji: Pavarësia ndriçon përjetësisht për shqiptarët kudo në botë

18 vjet Kosovë e pavarur/ Salianji: Pavarësia ndriçon përjetësisht për shqiptarët kudo në botë

18:17 | 17/02/2026
“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen

“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen

17:54 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026
“Gëzuar Komandant”/ Rama publikon telefonatën me Hashim Thaçin: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë…

“Gëzuar Komandant”/ Rama publikon telefonatën me Hashim Thaçin: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë…

17:31 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com