Vetëm pak orë pas mbylljes së procesit zgjedhor në Trurqi, kanë dalë rezultatet e para.
Në një kohë kur janë numëruar 25% e kutive të votimit, presidenti aktual Rexhep Taip Erdogan ka marrë një fitore të thellë që aktualisht llogaritet në 55.4% të votave.
Me këtë rezultat ai nuk ka nevojë të përballet në balotazh. Në vend të dytë rendit Muharrem Ince, me 29.2% të votave.
Ai konsiderohej si një kandidatët më të fortë, por duket se Erdogan ka marrë një fitore bindëse.