Revista prestigjioze franceze Le Point, ka dalë një ditë në treg ku për foto kopertine ka pasur Presidentin turk Erdogan, ku me të mëdha shkruante: Diktatori!
Por një titull i tillë ka shkaktuar shumë zhurmë në Turqi, pasi revista franceze me këtë artikull thuhet se do të ndikonte në zgjedhjet presidenciale në turke, duke mbuluar foton e Presidentit me titullin: “Erdogan, diktatori “.
Revista thekson se Rexhep Tajip Erdogan gjatë 15 viteve në pushtet në Turqi ka imponuar një stil autoritar të qeverisjes, i cili u vendos pas grushtit të shtetit të dështuar të muajit korrik 2016, i cili e lejoi atë të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, e cila vijon edhe sot, dy vjet më pas.
Revista franceze hulumtoi “çmendurinë” e Erdoganit dhe rrjeti mysliman të tij, i cili po përpiqet për të ndërtuar organizata të ndryshme brenda Francës dhe sulmi i furishëm verbale ndaj Francës me rastin e ankesave të Parisit rreth agresivitetit të Ankarasë kundër kurdëve, duke folur për krimet e luftës që Franca kishte bërë kundër Algjerisë.
Për më tepër, Le Point përshkruan nacionalistët aleatët e Erdoganit dhe të njëjtën nostalgji për Perandorinë Osmane, dëshirojnë ta ringjallin.
Një zëdhënës i presidentit turk reagoi kundër gjuhën e ashpër që kishte përdorur revista ndaj Erdogan e cila e cilësonte atë “diktator”.
Zëdhënësi i presidentit İbrahim Kalın shkroi në Twitter: “Një revistë franceze e quajti Presidentin Erdoan një “diktator “. Ne i njohim këto sulme. Ne e dimë se cili është qëllimi i tyre. Populli dhe njerëzit e shtypur të shohin se çfarë po ndodh. Ditët që Turqia kishte marrë udhëzime nga ju, kanë mbaruar. Ti nuk mund t’i kthesh ata duke thirrur Erdogan një “diktator”, shkruante ai. TIRANA TODAY