Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Erdogan deklaron mbështetjen e pakufizuar të Turqisë për Azerbajxhanin

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Erdogan deklaron mbështetjen e pakufizuar të Turqisë për Azerbajxhanin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Azerbajxhanin “me të gjitha mjetet”, në konfliktin  me Armeninë për Malësinë e Karabakut të pushtuar.

“Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim vëllezërit tanë azerbajxhanas në bazë të parimit ‘dy shtete, një komb’, me të gjitha mjetet dhe me gjithë zemrën tonë”, tha presidenti Erdoğan gjatë adresimit të tij në hapjen e seancës së katërt legjislative të parlamentit të mandatit parlamentar të 27-të në Ankara.

Presidenti turk theksoi se paqja e përhershme mund të arrihet në rajon vetën “nëse Armenia tërhiqet nga territoret e pushtuara të Azerbajxhanit”.

“Përpjekjet për shpifje kundër Turqisë po ashtu nuk do të jenë në gjendje të shpëtojnë administratën armene”, tha Erdoğan.

Ai paralajmëroi vendet që mbështesin “shtetin mashtrues”, Armeninë, në pushtimin e saj të Malësisë së Karabakut se do të “përgjigjen ndaj ndërgjegjes së përbashkët”.

Të dielën herët shpërthyen përleshjet kufitare kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile dhe pozicionet ushtarake të Azerbajxhanit, duke shkaktuar viktima.

Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli gjendje lufte në disa prej qyteteve dhe rajoneve të tij pas shkeljeve të kufirit të Armenisë dhe sulmeve në rajonin e pushtuar të Malësisë së Karabakut.

Të hënën, Azerbajxhani deklaroi mobilizimin e pjesshëm ushtarak midis përleshjeve.

Mesdheu Lindor

Më tej, presidenti Erdoğan tha se Turqia favorizoi zgjidhjen “mbi një bazë të drejtë” të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi potencialin politik dhe ekonomik të Mesdheut Lindor.

Duke akuzuar Bashkimin Evropian (BE) se është bërë një strukturë “e pa-efektshme”, ai argumentoi se blloku ishte “skllavëruar” nga dy prej anëtarëve të tij, Greqia dhe administrata qipriote greke.

Erdoğan shtoi se nuk ka kriza në rajonin tonë që u zgjidhën me përfshirjen e BE-së.

“Përkundrazi, çdo krizë në të cilën Unioni ndërhyri është përshkallëzuar me dimensione të reja”, tha presidenti turk.

Tensionet në Mesdheun Lindor kanë qenë të larta për javë të tëra, pasi Greqia ka konstestuar kërkimin e energjisë nga Turqia.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, dërgoi anije të shpimit për të kërkuar energji në kuadrin e saj kontinental, duke pohuar të drejtat e veta në rajon si dhe ato të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Ankaraja vazhdimisht ka kërkuar pa asnjë parakusht për të arritur një ndarje të drejtë të burimeve në rajon. /AA/

TË LIDHURA

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

22:17 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore
Bota

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë
Bota

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Next Post
Vlorë: Përmbyset zetori teksa punonte tokën, humb jetën 60-vjeçari

Vlorë: Përmbyset zetori teksa punonte tokën, humb jetën 60-vjeçari

Cakaj bisedë online me Varhelyi-n: Shqipëria e angazhuar për në BE

Cakaj bisedë online me Varhelyi-n: Shqipëria e angazhuar për në BE

Meta sqaron platformën me 14 pika dhe çfarë ka biseduar me ambasadoren Yuri Kim

Meta humb mikun e tij nga Covid-19: Kurrë nuk përfitoi nga miqësia me mua







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com