Shqipëria renditet në vendin e 6 në Europë për nga numri i të prekurve nga fruthi. Viti që u mbyll shënoi 1.376 raste, ndërkohë që vetëm javën e parë të janarit ka pasur raste të reja, kryesisht te fëmijët e vegjël nën 2 vjeç. Burimet bëjnë me dije se deri në datën 8 janar, janë evidentuar 9 raste pozitive me fruth.
Rastet e reja të prekura janë të gjithë nga Tirana, dhe burimi i infeksionit mendohet të jetë Urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare, ku për shkak të virozave ka fluks fëmijësh.
Instituti i Shëndetit Publik ka udhëzuar që kjo vaksinë të bëhet që kur bebet mbushin 9 muaj, pasi është vënë re një rënie e imunitetit që transmetohet nga nëna te bebja.