Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Ëndërr të luaja për Shqipërinë”, rrëfehet futbollisti: Si trajneri serb më anuloi kontratën

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Ëndërr të luaja për Shqipërinë”, rrëfehet futbollisti: Si trajneri serb më anuloi kontratën

Nijas Lena, nga treva shqiptare në Maqedoni vjen një tjetër emër që duhet të kujtohet vazhdimisht në futbollin tonë. Në fakt, tifozët e Superiores e njohin më së miri mesfushorin 32-vjeçar që ka luajtur për ekipet më të njohura, duke e nisur me Flamurtarin, Teutën dhe Kukësin.

Sigurisht që kjo është pak për një lojtar të tillë, që fati në disa raste dhe faktorë të ndryshëm që nuk vareshin prej tij, kanë ndikuar që shkëlqimin e tij mos ta jap edhe në arenat më të njohura europiane. Në një intervistë për “Shqiperia.ch”, Lena tregon për herë të parë sesi klubi i tij i mëparshëm kishte refuzuar ofertën e Amiensit (Francë 2).

Gjithashtu futbollisti në fjalë ka qenë edhe “viktima” e një racizmi të hapur që një trajner serb i ka bërë në Suedi, duke i mohuar kontratën vetëm për shkak të kombësisë që i përkiste. Në fund, me ëndrrën më të madhe që do të kishte për t’iu bashkuar Shqipërisë nëse do të ishte më i ri, Lena ka edhe një këshillë për ekipet shqiptare: “Besojini një djali shqiptar, edhe nëse një lojtar serb është tre herë më i mirë”.

E nisim me vendndodhjen aktuale, si ndihet Lena me Strugën dhe deri ku shkojnë synimet e përbashkëta?

Me ekipin e Strugës kam 6 muaj dhe është ndjesi e bukur të përfaqësosh ekipin e vendlindjes, po ashtu ka edhe shumë përgjegjësi! Synimi jonë i përbashkët është ngjitja në elitën e Maqedonisë. Kemi mundësinë të bëjmë histori, sepse bëhemi klubi parë shqiptar nga Struga qe futet në elitë. Momentalisht jemi në vendin e parë!

Tre kampionate të ndërruara deri tani në karrierë, nga Maqedonia në Shqipëri e Gjeorgji. Ku e ke parë rivalitetin më të madh?

Nga këto eksperienca në karrierën time, sigurisht që veçoj kampionatin shqiptar. Është më i fortë dhe ka më shumë duele fizike se në të tjerët.

Nëse i rikthehemi kohës tënde në Superiore, cilën eksperiencë e veçon si më të bukurën? Po kampionatin këtë vit kush e fiton?

Në Shqipëri kalova 8 vite, më shumë ka pasur momente të mira e të bukura se jo të mira. Padiskutim ka qenë eksperienca me Flamurtarin ajo që duhet të veçohet, pasi 6 vite aty kalova gjithçka. Por edhe sezoni që u shpalla kampion me Kukësin, e ka shënuar karrierën time. Për titull këtë vit? Partizani dhe Kukësi luftojnë deri në fund.

Teuta po shpërthen edhe njëherë gjatë këtij sezoni. A do të ndryshojë historia, apo pritet e njëjta rënie forme si në sezonet e shkuara gjatë fazave përfundimtare të kampionatit?

Unë uroj vetëm që të kenë të njëjtën vazhdimësi, si tani për t’i shkuar deri në fund kampionatit pa rënë nga forma e tyre.

Sa shumë e përjetojnë tifozët shqiptarë futbollin? A ka raste kur një lojtar në Superiore të ndihet i braktisur dhe pa motiv për të luajtur? (Referuar tifozëve)

Nga eksperienca ime në Shqipëri tifozët shqiptar janë shumë të ndjeshëm dhe e përjetojnë në maksimum momentin që kalon ekipi tyre. Personalisht kur shkallët e stadiumit janë plot, janë një shtysë shumë e madhe për të dhënë më të mirën në fushë. Në fund të fundit futbolli luhet për tifozët. Pa ta të pranishëm në stadium, ndeshja nuk ka rivalitetin apo ritmin e duhur.

Për fat të keq këtë vit janë shkëputur disi nga stadiumet tifozët. Për këtë duhet të punoj jo vetëm FSHF,  por edhe klubet për t’i afruar sa më shumë të jetë e mundur e për t’ju krijuar kushtet që të ndihen komod. Kështu mund ta kthejnë në festë atë ditë që do të shkojnë në stadium për të përkrahur ekipin e zemrës.

Para disa kohësh, ke thënë se një transferim dështoi në Suedi për shkak të trajnerit serb që kishte ajo skuadër. Çfarë ndodhi saktësisht dhe ishte e papritur për ty një prapambetje e tillë?

Po, shumë e vërtet që isha te skuadra e Gais në Suedi për 3-4 ditë. Atë provë ma mundësoi ish-profesori im(Flamurtari), i nderuari Edmond Lutaj. Të jem i sinqertë forma ime fizike nuk ishte më e mira, se vija nga pushimet ndërsa ata kishin 2 javë që kishin filluar fazën stërvitore.

Qëndrova disa ditë dhe duke parë nivelin tim, krahasuar me nivelin e tyre, mund të them se luaja pa problem në atë skuadër. Jam shumë i sigurt nëse nuk do të ishte trajneri serb në atë skuadër, do të kisha firmosur me ta.

Vazhdon me idenë: “Një futbollist serb në Shqipëri, vetëm nëse është tre herë më i mirë se një futbollist shqiptar”?

I qëndroj së njëjtës ide… ose më mirë, e di çfarë? Edhe po të jetë tre herë më i mirë, të mos e marrin fare para një djali shqiptar.

Kur i rikthehesh pas karrierës tënde, çfarë do të doje të ndryshoje?

Përgjithësisht i kënaqur me atë që kam arritur deri tani, megjithëse mund të bëja shumë më mirë. Nëse do rikthehesha pas në kohë, mund të kisha pranuar disa oferta që kam pasur nga Izraeli apo Arabia. Kur kam qenë te Makedonija Gj P, klubi ka refuzuar një ofertë për mua nga Francë 2, për Amiens flas konkretisht. Kjo ka qenë për fajin e klubit dhe jo përgjegjësi e imja.

Të japim 10 vite rini dhe shkopin magjik për t’u kthyer pas në kohë. Maqedonia dhe Shqipëria “bombardojnë” telefonin tënd me ftesa për t’iu bashkuar Kombëtareve respektive. Si do të veproje?

Nuk kam shumë dyshime, nuk kam asnjë dyshim. Do t’i përgjigjesha kombëtares shqiptare. Ajo është ëndrra e çdo futbollisti shqiptar e maksimumi për ne.

TË LIDHURA

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”
Aktualitet

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

11:19 | 11/12/2025
Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore
Sport

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Next Post
Rama inspekton qendrën shëndetësore të rikonstrukstuar, por ironizon me dyert: I paskeni bërë për Erion Braçen

Rama inspekton qendrën shëndetësore të rikonstrukstuar, por ironizon me dyert: I paskeni bërë për Erion Braçen

Qeveria amerikane vazhdon e mbyllur prej 17 ditësh

Qeveria amerikane vazhdon e mbyllur prej 17 ditësh

Bayern Munich vendos diktatin në Bundesligë, shkëputet i vetëm (Video)

Robben i përgjigjet interesimit të Interit: Ka qenë javë intensive për babanë tim







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Berisha: Mazhoranca ka rënë, kot votoni dhe kot sillni ligje e buxhete
Politikë

Berisha: Mazhoranca ka rënë, kot votoni dhe kot sillni ligje e buxhete

by mirseda
14:08 | 11/12/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po shmang paraqitjen në parlament për shkak të...

Protestuesit i’a dalin, kryeministri bullgar jep dorëheqjen

Protestuesit i’a dalin, kryeministri bullgar jep dorëheqjen

14:05 | 11/12/2025
Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gjokaj në KLP: Veprimtaria ime do të fokusohet…

Gjokaj flet për presionet: Nuk bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët që heton

13:35 | 11/12/2025
“Pusho!”, Balla shpërthen kundër Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi ..

“Pusho!”, Balla shpërthen kundër Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi ..

13:30 | 11/12/2025
Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gjokaj në KLP: Veprimtaria ime do të fokusohet…

Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gjokaj në KLP: Veprimtaria ime do të fokusohet…

13:14 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com