Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Emri” rrezikon të fundosë Maqedoninë dhe Ballkanin; Moska fërkon duart

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
“Emri” rrezikon të fundosë Maqedoninë dhe Ballkanin; Moska fërkon duart

Nga Edward P. Joseph, “National Interest”/“Marrëveshja e përkohshme”, ishte menduar të funksiononte si një zgjidhje e përkohshme, për të ndaluar bllokadën greke ndaj fqinjit të tij, si për të çelur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, në pritje të një zgjidhjeje të përhershme. 22 vjet më vonë, dhe ende s’ka një marrëveshje përfundimtare mbi emrin, dhe dështimi për të mbyllur këtë kapitull peshon shumë në një Ballkan gjithnjë e më të paqëndrueshëm.

Falë dinamikës së rrallë politike në Athinë dhe Shkup, ekziston një lloj mundësie për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin. Por, në këto kushte do të thirret edhe njëherë për ndihmë udhëheqja e vendosur amerikane. Politikëbërësit tallen vazhdimisht me mosmarrëveshjen mbi emrin, duke e cilësuar atë si një zënkë “qesharake” ballkanike.

Në fakt, çështja është mjaft serioze. Vetëm për shkak të pretendimit se Maqedonia ka vjedhur trashëgiminë greke-trashëgiminë e Aleksandrit të Madh-Athina vazhdon të bllokojë anëtarësimin e saj në NATO, dhe përparimin drejt Bashkimit Evropian.

Kriza e emrit

Kjo krizë e lë vendin dhe rajonin në harresë. Pa një rrugë të qartë drejt Brukselit, zhvillimi demokratik i Maqedonisë është ngadalësuar, duke përjetësuar ankthet se vendi mund të ndahet. E njëjta sindromë, ekziston në Bosnjën e ndarë dhe Kosovë, ku secila përballet me pengesa strukturore për t’iu bashkuar NATO-s apo BE-së.

Nacionalistët e papërgjegjshëm në këto vende, kanë bërë thirrje të forta për ndarje territoriale, një lëvizje që do të rihapte konfliktet e viteve 1990. Me përkeqësimin e këtyre tendencave, Rusia dhe Turqia kanë filluar të minojnë në mënyrë aktive strategjinë perëndimore në rajon. I konsideruar dikur një proces i pandalshëm, përfshirja e Bosnjës, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë në institucionet euro-atlantike, është gati tanimë të vihet në pikëpyetje.

Ballkani në rrezik dhe Moska te dera

Me fjalë të tjera, “shumëçka” është përgjigjja e pyetjes së përjetshme të Shekspirit: “Çfarë është një emër?” Pa një zgjidhje të konfliktit mbi emrin, Maqedonia do të vazhdojë të lëngojë në pasiguri – një çështje tjetër e hapur territoriale, që rëndon në stabilitetin rajonal. 

Nga ana tjetër, zgjidhja e mosmarrëveshjes do ta lejonte Maqedoninë t’i bashkohej menjëherë NATO-s, ndërkohë që do të rifillonte përpjekjet e saj për anëtarësimit në BE. Me identitetin e dhe kufijtë e rikonfirmuar, zërat për shkëputjen e pakicës shqiptare do të fashiteshin, duke ndërprerë ndërkohë edhe thirrjet përtej kufirit për të ndarë Kosovën, dhe për t’u bashkuar me Shqipërinë.

E gjithë strategjia rajonale e integrimit perëndimor, do të rifitonte besueshmëri, duke përfshirë edhe Bosnjën. Dhe Moska, e cila do të detyrohej të gëlltiste “pilulën” e hidhur të anëtarësimit pak kohë më parë të Malit të Zi në NATO, do të duhej të mbante zi për “humbjen” e një vendi tjetër sllavo-ortodoks në Perëndim.

Një ofertë nga presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje në Samitin e NATO-s në vitin 2008, u hodh poshtë si pasojë e qëndrimit të palëkundur te palës greke. Fatmirësisht, perspektivat për administratën Trump janë shumë më të mira.

Greqia në mes

Për herë të parë ndër dekada, një qeveri greke i ka dhënë përparësi marrëdhënieve të mira me Uashingtonin. Duke u përballur me sfida të frikshme me Gjermaninë dhe FMN mbi borxhin kombëtar, dhe me përplasjet me Turqinë mbi disa ishuj të kontestuar në detin Egje, kryeministri Aleksis Cipras dëshiron dëshpërimisht të ketë Uashingtonin në krahun e tij.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, kryeministri grek është i vendosur të pastrojë çështjet e pazgjidhura me fqinjët e tij të afërt ballkanikë. Cipras u takua me Presidentin Trump në tetor, pasuar të nesërmen nga një takim intensiv pune me zëvendëspresidentin Pence, Sekretaren e Shtetit Tillerson dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit. Në mënyrë domethënëse, Pence ngriti çështjen e emrit, dhe palët diskutuan se si të gjendej një zgjidhje.

Sa për Maqedoninë, falë ndërhyrjes së vendosur të SHBA, reformatori Zoran Zaev mori postin e e kryeministrit të vendit pranverën që shkoi, duke i dhënë fund dy viteve të krizës politike në vend. Zgjidhja e çështjes së emrit, është përparësia e tij kryesore.

Zaev dhe Cipras

Në kontrast të thellë me paraardhësin e tij, Nikola Gruevski, i cili në mënyrë të përsëritur e provokoi Greqinë, Zaev ka vendosur një raport pozitiv me fqinjin e tij jugor. As ai dhe as Tsipras nuk përballen me zgjedhje deri në vitin 2019, çka përbën një mundësi të artë për të negociuar përfundimisht një zgjidhje të përhershme për emrin.

Formalisht, procesi i negocimit është në duart e negociatorit të OKB-së, Matthew Nimetz. Në realitet, Uashingtoni është lojtari kryesor. Vetëm ai mund të bëjë bashkë mendjet – jo vetëm në Athinë dhe Shkup, por edhe në Bruksel, Berlin dhe Paris.

Në të vërtetë, për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen mbi emrin, do të jetë jetik koordinimi i BE dhe SHBA-së. Ndërsa presioni i hapur i Shteteve të Bashkuara ndaj Shkupit mund të ndihmojë Zaevin të shmangë kundërshtitë e brendshme ndaj një marrëveshjeje, një rol i hapur amerikan në Athinë do të dështonte, duke e detyruar Ciprasin të tërhiqej.

Trashëgimia është një çështje emocionale që rëndon në marrëdhëniet mes dy vendeve, që janë aleatë natyrorë dhe partnerët tregtarë, dhe jo kundërshtarë. Megjithatë, sikurse e dëshmuan përplasjet e kohëve të fundit rreth pavarësisë së Katalonjës, çështjet e identitetit mund të sfidojnë logjikën, dhe të tërheqin edhe fqinjët më paqësorë në konflikt, kudo në Evropë.

“Një popull artificial”

Të rrethuar nga një det hiper-nacionalitetesh në Ballkanit, maqedonasit duhet të shmangin akuzat se janë një “popull artificial”, apo se janë “në të vërtetë bullgarë apo serbë”. E vërteta është se të gjitha identitetet, përfshirë atë grek, janë ndërtuar mbi narrativë që bazohen si tek historia ashtu edhe tek mitet. Maqedonia ka nevojë për një emër që të afirmojë identitetin e saj të ligjshëm, pavarësisht nga bullgarët, serbët apo sllavët në përgjithësi.

Vendi ka ndryshuar tashmë flamurin dhe Kushtetutën, pas pretendimeve të shqetësimeve greke. Pavarësisht nga kjo, Athina është ende e trazuar për një emër që mund të ringjallë vetëdijen e Maqedonisë dhe pretendimeve entike kundër rajonit të vet të Maqedonisë, qytetarët e të cilit gjithashtu e quajnë veten maqedonas.

Si politikanë, Cipras dhe Zaev druhen se mos akuzohen nga opozita për shitjen e trashëgimisë kombëtare. Në këtë pikë të dramës, ka një vështirësi më të vogël në gjetjen e një formule magjike, sesa në farkëtimin e një vullneti politik për të pranuar përfundimisht një nga opsionet e mundshme.

Me forcat politike të rreshtuara në mënyrë të favorshme, ka ardhur koha që Uashingtoni të punojë me aleatët dhe me negociatorin e OKB-së, për t’i ulur kundërshtarët në një tryezë dhe gjejë një zgjidhje. Caktimi i një afati përfundimtar është thelbësor. Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë të qartë të gjitha palëve, se qëllimi është ta shohin Greqinë të mirëpresë fqinjin e saj, Maqedoninë – me një emër të pranuar në mënyrë të dyanshme- në aleancën e NATO-s që në samitin e vitit 2018.

Shënim: Edward P.Joseph është një lektor Shkollën Johns Hopkins të Studimeve  të Avancuara Ndërkombëtare të Avancuara.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Ballkanin; MoskaduartemrifërkonfundosëMaqedoninërrezikon

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon
Rajoni

Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon

20:36 | 13/12/2025
Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë
Aktualitet

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë

16:51 | 13/12/2025
Next Post
Guterres: Komunikimi mund të zgjidhë krizën me Korenë e Veriut

Guterres: Komunikimi mund të zgjidhë krizën me Korenë e Veriut

20 vjet pas ‘97/Prodi: Pakti italo-francez “çliroi” Shqipërinë

20 vjet pas ‘97/Prodi: Pakti italo-francez “çliroi” Shqipërinë

Spalleti: Vij nga provinca, e di si sillet grabitqari me prenë

Spalleti: Vij nga provinca, e di si sillet grabitqari me prenë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com