Dhimitraq Ziu është emëruar drejtor në Policinë e Tiranës, duke zënë vendin e Ardi Veliut, pas zgjedhjes së këtij të fundit në krye të Policisë së Shtetit.
Ziu mbante detyrën e zv/drejtorit për rendin e Policisë së Tiranës. Komandimi i Ziut vjen pas emërimit të Ardi Veliut drejtor në Policinë e Shtetit, pas shkarkimit të Haki Çakos nga ky post.
Mesohet se komandimi është bërë nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri.