Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Emrat+Foto/Frikë nga mafia shqiptare, kush janë baronët që tronditën Britaninë

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Emrat+Foto/Frikë nga mafia shqiptare, kush janë baronët që tronditën Britaninë

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani ka bërë të ditur se bandat shqiptare kanë ‘vendosur një ndikim me profilit të lartë në Mbretërin e Bashkuar’. Mafia shqiptare është duke ndërtuar një biznes fitimprurës në Birmingham dhe në Midlands, kanë pohuar burimet.



Gangsterët mbajnë  nën kontroll situatën dhe po punojnë në fshehtësi të plotë.  Megjithatë, në vitin 2016 shtetasit shqiptarë Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u burgosën pasi u kapën me  120,000 euro kokainë në Birmingham.

Agjencia Kombëtare e Krimit paralajmëroi verën e kaluar se bandat “kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë të krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar”.

Në vitin 2017 Policia në West Midlands ka bërë 140 arrestime të shtetasve shqiptarë, ku  51 akuzoheshin për trafik droge, në sasi të ndryshme.

https://tiranatoday.com/the-times-shteti-shqiptar-prodhon-kanabis-habilajt-sfidojne-cosa-nostran/

Të dhënat kombëtare njoftojnë se numri i emigrantëve shqiptarë në Britani të Madhe po rritet dhe grupet e krimit po lëvizin në tregje të paligjshme.

Rastet në West Midlands tregojnë se si bandat shqiptare kanë mësuar se si të krijojnë bazat me kriminelë nga grupe të tjera kulturore, qarqe dhe vende, duke ruajtur një prezencë të lartë.

Zyrtarët e Sharp dhe të Grupit të Policisë Qendrore të Autostradës (CMPG) kishin vërejtur një automjet E-Class që bënte lëvizje të dyshimta në  Birmingham, dhe kishin vendosur ta ndiqnin më  28 janar 2016. Ata  e ndoqën automjetin përgjatë Corley Services në Londër.

Ata arritën të ndalonin dy banditët shqiptarë Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha, ku në mjetin e tyre tip Mercedesin, pas kontrollit të ushtruar zyrtarët gjetën kokainë me një vlerë afro 120,000 euro.

Kur oficerët morën në pyetje Domin dhe Dardhën, të dy 25-vjeçarët që jetonin në Acton dhe Brent Cross,  ishin përpjekur të fajësonin njëri-tjetrin për drogën.

Por, autoritetet në Leamington i burgosën ata me nga 4 vjet e 8 muaj burg, për secilin, nën akuzën e posedimit të drogës. Në një rast tjetër, i një bande po shqiptare, e cila është goditur në  gusht 2016, ku autoritet zbuluan një bazë të madhe armësh në  Wolverhampton.

Dëshmitë e tjera kanë dalë gjithashtu se kriminelët shqiptarë po veprojnë në zemër të Midlands. Sipas të dhënave në një klub striptizmi në Birmingham, bandat shqiptare kishin droguar klientët, ku më pas  pretendohet se u kishin marrë  mijëra paund nga kartat e tyre të kreditit.

Megjithatë, mafiozët shqiptarë nuk përdorin dhunë, dhe kriminelët në  West Midlands  mbajnë një profil të ulët. Një burim që ka lidhje të ngushtë me gangsterët në rajon tha: “Mafia shqiptare ka kontroll në zonë dhe ajo është aktive për vite me radhë. Ata u vendosën në Hillfields dhe Coventry,  ku grupet e tjera u detyruan të largoheshin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Birmingham. Ata e drejtojnë të gjithë operacionin nga fillimi në fund, nga dërgesa e deri te shpërndarja e drogë në Britani të Madhe. Ata nuk mbështeten te njerëzit e tjerë, sepse ata e mbrojnë veten nga rreziku. Kokaina e tyre konsiderohet më e pastër se ajo e bandave të tjera. Ata  e drejtojnë aktivitetin në një rreth të ngushtë, ku mund të jenë edhe kushërinj”.

Por, një tjetër operacion i ndërmarrë nga policia britanike ka qenë ai i rrëzimit bosti  shqiptar Klodjan Copja, udhëheqës i një bande të egër. Nga Elbasani, ai kishte importuar  150 milion euro kokainë  në Britani të Madhe.

Shefi 31-vjeçar i kartelit, i cili u burgos për 17 vjet në Kingston Crown Court, përdori një ndërlidhës i cili merrte ngarkesat nga  kamionët e  drogës në Kent përpara se ai ta shpërndante lëndën për grupet e krimit në Londër, Birmingham, Leicester dhe Nottingham.

Policia në Met ka punuar ngushtë me homologët e saj në West Midlands pasi identifikoi një rrjet që mbikëqyrej nga një shtetas tjetër shqiptar. Shqiptari kishte korrierë  të cilët vepronin në  Londër dhe  Wembley.

Në korrik të vitit 2015, hetimi i udhëhequr nga  policia në Met, arriti të vërë në pranga dy persona nga Wolverhampton në Londër, pasi u kapën me 12 kg kokainë.

Copja, i cili e kishte udhëhequr operacionin nga jashtë, u arrestua në Greqi dhe u ekstradua në Britani të Madhe, ku u deklarua fajtor për furnizimin me kokainë.

https://tiranatoday.com/bandat-e-kokaines-ne-britani-kontrollohen-nga-shqiperia-lidhjet-klodian-copjan-dhe-100-shqiptaret-atje/

Baroni, lëvizte  me “Ferrari” të kuq në qytetin e Elbasanit, ishte koka e grupit, i cili kishte funksionuar edhe në Shqipëri.

Rritja dhe rënia e tij tregojnë se si grupet e krimit  kanë krijuar bazë dhe se si shtetasit nga vendi i vogël ballkanik po sfidojnë autoritetet, të cilat po përpiqen të godasin botën e krimit.

Copja thuhet se ka shumë restorante në qytetin industrial të Elbasanit, ku tre vetë vdiqën në një breshëri plumbash në një sulm në një bar të rivalit.

Zotëria i Madh, thuhet se  kishte lidhje edhe me tregtinë e armëve në Birmingham.  Deputeti David Lammy pretendon se policia britanike ka humbur kontrollin e tregtisë së drogës.

https://tiranatoday.com/videofotokush-jane-dy-boset-shqiptare-kriminele-dhe-te-pasur/

I pyetur se kush qëndron pas, ai u përgjigj: “Unë e di nga policia se ka banda të mëdha nga Evropa Lindore, bandat nga Shqipëria që  trafikojnë njerëzit, trafikojnë drogë dhe armë”.

Vërejtjet e tij u dënuan nga grupet e komunitetit shqiptar si të papërgjegjshme dhe  gjithëpërfshirës, ​​dhe i kërkuan deputetit  që të ofronte prova dhe të mos bënte deklarata të tilla publike pa fakte.

Agjencia Kombëtare e Krimit ka thënë se do të ndjekë grupet e krimit të organizuar, dhe do të këtë kontrolle të imtësishme për shtetasit shqiptarë.

Burimi: birminghammail.co.uk

Pershtati: Tirana Today

TË LIDHURA

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet
Aktualitet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class
Aktualitet

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati
Aktualitet

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025
Next Post
Video+Emri/Me armë, granata e municion luftarak, kapet bosi i Vlorës

Video+Emri/Me armë, granata e municion luftarak, kapet bosi i Vlorës

Thirrja e fortë e ambasadorit amerikan Donald Lu për qeverinë: Ata që trafikuan duhet të …

Po bën gati valixhet, por Donald Lu nuk hesht. Ja deklarata e fortë e tij

‘Më fal që nuk ta largova dhimbjen’, Ariana Grande do t’ju përlot me fjalët për Mac Miller

'Më fal që nuk ta largova dhimbjen', Ariana Grande do t'ju përlot me fjalët për Mac Miller

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025




TË FUNDIT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor
Sport

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

by mirseda
23:12 | 18/06/2025
0

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin Ferland Mendy deri në...

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

22:29 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com