Shqiptarit Azem Segashit iu premtua një jetë më e mirë në Kanada. Shefi i tij e rekrutoi atë nga Kosova, duke i premtuar 40 orë punë në javë, për 30 dollarë në orë. Ishte e mjaftueshme që Segashi të linte familjen e vet, me shpresën për t’u ribashkuar me ta në Kanada.
Por në vend të një jete më të mirë, ai duroi një vit e gjysmë mjerim, ku shefi i tij e kërcënoi atë, dhe e detyroi që të punonte 50 orë në javë dhe i pagoi rreth gjysmën e shumës së premtuar.
Ky bos ishte, Bujar Rushiti, i cili u shpall fajtor nga gjykata provinciale Edmonton të premten, pasi ka thyer Aktin e Kanadasë për Mbrojtjen e Emigracionit dhe Refugjatëve.
Rushiti u deklarua fajtor për nxitjen e emigracionit në Kanada dhe punësimin e emigrantëve me paga që ishin shumë të ulëta nga nga pagat e përgjithshme. Kështu i është dhënë fund nja sage të gjatë ligjore që filloi kur ai rekrutoi katër punonjës nga Kosova, vendlindja e tij.
“Kishte momente që puna ishte shumë e rëndë, gjë që shkaktoi stres dhe panik mbi mua”, tha Segashi në një deklaratë që u lexua nga ana e jykatës nga një përkthyes shqiptar. “Disa herë mendoja të flisja me z. Rushiti por kisha frikë … gjërat do të përkeqësoheshin nëse bisedoja me të.”
Katër burra – Segashi, Arton Krasniqi, Lavdim Gashi dhe Nuredin Hetemi, do të dëmshpërblehen me do 40,000 dollarë, është ky vendimi i marrë nga gjykatë.
Rushiti gjithashtu do të vuajë dënimin me kusht, ku do të bëjë 2-vjet punë të ndryshme në komunitet.
Ligji lejon rekrutimin e punëtorëve të huaj
Gjykata dëgjoi se Rushiti ishte 19 vjeç kur erdhi në Kanada në vitin 1999 pas luftës në Kosovë. Ai e mësoi vetë gjuhën angleze dhe hapi një kompani të tij. Ai kishte gjithsej 14 punëtorë nga Prishtina, të punësuar në kompaninë e tij.
Kompania madje kishte një kontratë për punë në legjislaturën e Alberta.
Programi Federal i Kanadasë për Punë të Kufizuar lejon që punëdhënësit të rekrutojnë punonjës nga vendet e tjera.
Duke filluar nga viti 2012, Rushiti filloi të kërkojë punëtorë në Kosovën. Rushiti mori mendimet e tregut të punës për të punësuar katër punëtorët, të cilët erdhën në Kanada me leje pune.
Krasniqi tha se kishte rënë dakord me Rushitin, pasi e kishte takuar atë në Kosovë dhe se i kishte premtuar punë me kohë të plotë për 30 $ në orë.
Ai e mori në Kanada, ku menjëherë e pagoi me 17 dollarë në orë. Ai gjithashtu kishte pagur Rushitit paratë që ai si fillim u kishte paguar për udhëtimin, dhe gjithashtu ata i paguanin qira atij, pasi i kishte lënë në një dhomë të 4 kosovarët. Ai punoi gati gjashtë muaj radhazi pa një ditë pushimi.
Ndërsa me tek Krasniqi është shprehur se Rushiti e kishte kërcënuar nëse do të tregonte se sa paguhej. Agjencia Kanadeze e Shërbimeve Kufitare filloi një hetim pasi një nga punëtorët u ankua, tha prokurori federal Croën Dawn Poskocil.
Avokati mbrojtës Scott Kurie tha se Rushiti është tani i falimentuar dhe kompania e tij nuk funksionon më. Ai dhe gruaja e tij, janë të papunë dhe kanë për të mbajtur edhe dy fëmijë të vegjël.
Rushiti do t’i shërbejë gjashtë muajt e parë të dënimit të tij në arrest shtëpiak, pasuar 14 muaj me një mbikëqyrje të rreptë.
“Bujar Rushiti, ish-pronar i një kompanie të pllakave Edmonton, është deklaruar fajtor për shkeljen e ligjeve të emigracionit të Kanadasë duke paguar dhe mbingarkuar katër punëtorë të sjellë nga Kosova”, tha prokurorja e çështjes.
Just in: Bujar Rushiti, former owner of an Edmonton tile company, has pleaded guilty to breaking Canada’s immigration laws by underpaying and overworking four workers brought over from Kosovo. Here’s prosecutor Dawn Poskocil on the case. #yeg #cdnimm pic.twitter.com/TeFr5gmdYF
— Jonny Wakefield (@jonnywakefield) June 29, 2018
Përshtati: Tirana Today