Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Emigrantët, varka e fundit e shpëtimit për Edi Ramën

8 vjet ago
in Të Gjitha
Emigrantët, varka e fundit e shpëtimit për Edi Ramën

Nga Bled Marku/Në prag të implementimit të të ashtuquajturës “Reforma në Drejtësi”, për të cilën kryeministri Edi Rama po bën të pamundurën që t`i fusë duart për ta manipuluar e kapur atë, duke shpëtuar kështu vetën dhe bashkëpunëtorët e tij.

Si edhe në prag të një vendimi nga BE ku do të jepet ose jo dakordësia për çeljen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në Unionin Evropian.

Kryeministri Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në qeverisje po tentojnë në çdo mënyrë që të zgjasin qëndrimin e tyre në krye të shtetit me timon dhe tepsi në një dorë të vetme.

Në një tryezë me temë “Votimi i shtetasve Shqiptar jashtë vendit” ku pjesëmarrës ishin ministri i Shtetit Për Diasporën Pandeli Majko, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, zëvendëskryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi dhe zëvendëskryetari i OSBE-së Robert Wilton, e organizuar nën monitorimin e rreptë të kryeministrit Rama, pasi ai aty kishte sytë, veshët dhe gojën e tij, kreun e grupit Taulant Ballën, u diskutua sesi të mundësojnë përfshirjen e emigrantëve shqiptarë në proceset zgjedhore në Shqipëri.

Në këtë tryezë u deklaruar me zë të lartë se emigrantët duhet votojnë nga vendet ku ata jetojnë e punojnë.

Opozita nuk mori pjesë në tryezë. Jo sepse është e zënë me organizimin e protestës së 27 Janarit, por është e ndërgjegjshme se kjo iniciativë do të manipulohet si çdo proces tjetër demokratik në Shqipëri. Ndaj vendosën që karriget e krerëve të opozitës t`i lënë bosh.

Çfarë kërkon Rama me këtë “Reformë Zgjedhore” ?

I ndërgjegjshëm se popullariteti i tij është çdo sekondë që kalon në rënie të lirë dhe si një strateg gjenial, Rama kërkon përfshirjen në votim të asaj kategorie njerëzish që nuk e njohin dhe nuk i vuajnë vendimet e tij skandaloze çdo ditë në kurriz.

Rama kërkon të mbajë pushtetin me emigrantët e Amerikës, Kanadasë, Australisë dhe të atyre njerëzve që vijnë në Shqipëri një herë në 5 vite, dhe qëndrojnë maksimumi 2 javë.

Rama kërkon të mbajë pushtetin me ata 300.000 mijë të rinj e të reja që kanë braktisur vendin, për të mbushur azilet e Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Suedisë etj.

Ku qëndron rreziku i përfshirjes së emigrantëve në votime ?

Po të pyesësh një korçar që ka emigruar para 90-tës në Amerikë, ose një kuksian me pasaportë angleze, ata do të thonë që Rama është reformatori që i duhet Shqipërisë, ai është “Skënderbeu”, (siç ka dëshirë ta thërrasë Elisa Spiropali) dhe është i vetmi kryeministër që po bën punë në 28 vitet e fundit.

Këta emigrantë, do të thonë që çdo shtet mbahet me anë të taksave, të cilat konvertohen më pas në punë publike e sociale. Në letër ata kanë të drejtë. Por në realitet, nuk dinë asgjë çfarë ndodh në këto 28.000 metra katrorë që quhet Shqipëri.

Emigrantët nuk e dinë, që nëse proteston kundër qeverisë, të rreh policia dhe të skedon si në kohën e komunizmit.

Emigrantët nuk e dinë që rroga minimale në Shqipëri është 22.000 lekë të rinj. Ata nuk e dinë që fatura e energjisë elektrike për një familje të thjeshtë arrin në 5000 ose 6000 lekë të rinj. E që fatura e ujit të pijshëm shkon në 2000 lekë të rinj (Kjo e fundit pritet të rritet sërish pas datës 1 Shkurt).

Emigrantët nuk e dinë që lekët e vjela nga taksat përfundojnë në xhepat e pak personave. Aq më pak, ata nuk e dinë se donacionet që vijnë nga SHBA, BE apo vende të ndryshme nuk përkthehen në investime, por bëhen 2-3 konferenca për mediat e paratë më pas zhduken dhe investimet nuk i sheh apo prek askush.

Emigrantët nuk e dinë që kryeministri, shtatgjatësia e tij Edi Rama nuk do tja dijë për ta. I sheh thjesht si një statistikë.

Edi Rama po e “nuhat” se zgjedhjet e ardhshme do të jenë fatale për të. Përpos postit kryeministror, mund të humbasë edhe partinë, ndaj kërkon të marrë emigrantët “nën sqetull”. Rama i sheh ata si varkën e fundit për të mbajtur me thonj pushtetin e tij.

E them që kryeministrit nuk ia ndjen, për faktin e vetëm, se në 4 vitet e kaluara. Kjo qeveri krijoi eksodin më të madh që “Shqipëria ime” ka parë ndonjëherë.

Kjo nuk është mirëqeverisje, Edi Rama është fatkeqësia më e madhe që Shqipëria ka parë ndonjë herë. Edhe unë dua të largohem nga vendi. Kjo nuk është “Shqipëria që unë dua”.

Tags: Edi Ramenemigrantetfunditshpëtimitvarka

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
PSG pa fat, Mbappe humb dy sfidat e jetës

PSG pa fat, Mbappe humb dy sfidat e jetës

Kreshnik Spahiu i italianëve kërkon dëbimin e 500 mijë emigrantëve

Kreshnik Spahiu i italianëve kërkon dëbimin e 500 mijë emigrantëve

Varrezat/Grekët fryjnë numrin e ushtarëve. A do t’i tërheqin si italianët?

Varrezat/Grekët fryjnë numrin e ushtarëve. A do t’i tërheqin si italianët?







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…
Bota

“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

by mirseda
22:08 | 26/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet nëse arrihet një marrëveshje...

LIVE Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

LIVE Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për trafik droge dhe armë

Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për trafik droge dhe armë

20:58 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com