Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

EMA rekomandon vaksinimin me Astrazeneca për të gjitha moshat

5 vjet ago
in Bota
Ç’duhet të dimë për vaksinën ndaj Covid-19 të AstraZeneca?

EMA sheh lidhje të mundshme mes vaksinës së AstraZenecas dhe trombozave, por rekomandon vaksinimin. Britania e Madhe vetë e kufizon vaksinën. Ndërsa pacientët e shëruar nga Covid-19 kanë pasoja specifike.

Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) sheh një lidhje të mundshme midis vaksinës së Astrazenecas kundër Covid-19 dhe trombozave shumë të rralla tek njerëzit e vaksinuar. Megjithatë, ajo rekomandon vaksinime të mëtejshme me vaksinën për të gjitha grupmoshat.

Këtë EMA e njoftoi të mërkurën (07.04.). Pavarësisht nga rastet shumë të rralla të trombozës së trurit, Agjencia e Medikamenteve të BE, EMA rekomandon pa rezerva përdorimin e vaksinës së Astrazenecas kundër Coronas. Dobia e preparatit duhet të vlerësohet më lart se rreziqet, shpjegoi EMA në Amsterdam. Megjithatë, në raportin për efektet anësore këtej e tutje duhet të përfshihet shënimi për një lidhje të mundshme me trombozën e rrallë të venës cerebrale.

Po sot, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, në Britaninë e Madhe autoritetet rregullatore e kufizuan përdorimin e vaksinës së AstraZenecas për personat mbi 30 vjeç, pasi u raportuan disa raste të rralla të mpiksjes së gjakut. Paneli britanik për vaksinat rekomandon alternativa ndaj AstraZenecas për personat më të rinj se 30 vjeç.

Pacientët e Covid-19 vuajnë edhe pas shërimit nga pasoja specifike

Pacientët e sëmurë me Covid-19 vuajnë pas shërimit më dendur nga probleme psikologjike ose neurologjike, sesa njerëzit me sëmundje të tjera të frymëmarrjes. Nga kjo janë të prekur më shumë se një e treta e pacientëve të sëmurë me Corona, sipas rezultateve të një studimi të Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe. Krahasuar me infektimet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, rreziku te këta pacientë ishte 16 përqind më i lartë.

Shkencëtarët vlerësuan të dhënat e më shumë se 230.000 pacientëve të shëruar nga Covid-19 gjashtë muaj pas sëmundjes së tyre. Diagnozat më të zakonshme ishin çrregullimet e ankthit dhe humorit. Hemorragjitë cerebrale dhe goditjet në tru ishin më pak të zakonshme. Rreziku individual i sëmundjeve të tilla pas Covid-19 vërtet është i ulët, shpjegoi autori kryesor i studimit. Por në lidhje me të gjithë popullsinë e botës, megjithatë, shifrat janë “domethënëse”. /DW/

Tags: AstraZenecacovid19ëma

TË LIDHURA

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët
Bota

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani
Bota

Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

21:12 | 16/04/2026
SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut
Bota

SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut

21:09 | 16/04/2026
Next Post
I mashtronte se do i punësonte në firmën e ndërtimit, pranga 70-vjeçarit

Tiranë / Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Kosovë / Fillon vaksinimi kundër Cov*d-19 i personave mbi 85 vjeç

Kosovë / Fillon vaksinimi kundër Cov*d-19 i personave mbi 85 vjeç

A do ta dobësojë Vladimir Putinin martizimi i Aleksei Navalnit?

Avokati: Navalny po e humb ndjeshmërinë në duar dhe këmbë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com