Kosovë / Fillon vaksinimi kundër Cov*d-19 i personave mbi 85 vjeç

Në Sallën “1 Tetori”, në Prishtinë tashmë ka filluar vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeçare.

Javën e kaluar ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër virusit Covid-19.

 

 

Vaksinimi do të bëhet edhe në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Gjilan dhe Prizren.

Deri të martën mbrëma janë vaksinuar 3 181 persona./indeksonline/