Elton Deda sot ka ditëlindjen. Rrallëherë ai ndan momente nga jeta private në rrjetet sociale, por sot ka marrë dy dhurata speciale të cilat ka dashur t’i ndajë me ndjekësit e tij. E para ishte një shishe vere dhuratë nga kryeministri dhe e dyta një orë ‘Fossil’ të cilën ia ka dhuruar e dashura e tij, Adela.
“Ka dhe kështu. Je dashuri Adela”, ka shkruar ai përkrah fotos.
Gëzuar ditëlindjen Elton!