Gjatë punimeve të Asamblesë, kreu i qeverisë Edi Rama, ka deklaruar se FRESSH ka qenë i pranishëm në protestë që në nisje të tyre. Po kështu ai u shpreh se ky forum politik, duhet të shkojë drejt autonomisë së tij dhe të jetë i lirë t’i marrë vetë disa vendime që kanë të bëjnë me të rinjtë.
‘’Eljo, ça bën i thashë? Ku i ke ata të FRESSH-it?” “Aty te ministria më tha. ‘’Shumë mirë, shumë mirë. Pra edhe fëmijët tanë në protestë”. FRESSH-i nuk mund të jetë më organizata ekskluzive e të rinjve socialistë”, deklaroi Rama.
Ai të njëjtin qëndrim mbajti edhe për Forumin e Gruas Socialiste, pasi sipas tij, e sheh aktiv vetëm kur zihen me njëra-tjetrën në zgjedhje.
“Forumin e Gruas e shoh vetëm kur zihen me njëra-tjetrën në zgjedhje, dhe bashkohen për 8 Mars. Për çfarë na duhet ne Forumi i grave komuniste”, përfundoi ai.